Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Antonieta Luli: Afrika e bardhë

| E shtune, 27.06.2020, 12:59 PM |


Antonieta Luli:

Afrika e bardhë

Afrika e bardhë,

Mallngjyese si perëndimi i diellit

E freskët si vesa e mëngjesit

Ftyrëqeshun si foshnja e pafajshme

Afrika plot ngjyra.

Ti m’ ndalon frymëmarrjen,

m’ ban me qa, me qesh, me vrapue,

me ulërit pafund, sa me shembë qiellin.

Para teje ndjehem asgja.

Sa i vogël m’ duket mbreti para teje,

sa e pavlerë m’ duket madhështia e botës,

sa e zbehtë, e pakët drita e diellit

para shkëlqimit të syve të fmijëve  tu.

Shikimi i tyne ngulitës në zemër e në mendje

Të shkund, të ban të përmendesh.

Bebja e synit tand Afrikë asht ba njish me synin tem.

E tash unë shoh me sytë e tu, jo të mitë.

Tue t’kujtue me dhembje e dashuni,

Dhe me lotët që m’ bien mbi faqe,

due t’laj ftyrën tande të bukur.

Sa mall për ty !

Tiranë, më 5 qershor 2020