E enjte, 06.08.2020, 06:19 PM (GMT+1)

Aktualitet

Ngacmonte meshkuj të mitur, shkarkohet hoxha shqiptar i një xhamie në Gjermani

E premte, 26.06.2020, 02:26 PM


“Pa Censurë” kohë më parë ka raportuar për një person me inicialet A.B. me profesion hoxhë në një nga Xhamitë në Gjermani (për shkaqe etike nuk zbulojmë identitetin), ngacmon seksualisht meshkuj të mitur.

Siç raporton ky medium, në redaksinë e tyre janë paraqitur dy djem të ri, të cilët kishin qenë të ngacmuar personalisht nga hoxha A.B.,emisionin e plotë me video mund ta ndiqni në këtë link: https://youtu.be/YmcJz9QgkyY, derisa thonë se edhe vet si medium me iniciativat e tyre kanë vërtetuar tentimet e hoxhës A.B. për marrëdhënie me personat e mitur të të njëjtës gjini.

“Fillimisht ishte shokues lajmi për kryesinë e xhamisë dhe të njëjtët kundërshtuan, por, sot pasi kanë kaluar muaj është vërtetuar se hoxha në fjalë ngacmon seksualisht djemt e mitur!”, thuhet në raportimin e Pa Censurë.

Lidhur me rastin për mediumin në fjalë ka folur kryetari i Xhamisë “D” në Gjermani S.B.

“Doja të ju falemnderoj si redaksi që na keni hapur sytë për të ashtuquajturin hoxhë, në fillim na është dukur e pamundur që një hoxhë të kryej veprime të tilla, por me kalim e kohës ps videos tuaj, ne kemi filluar që të interesohemi dhe ta marrim seriozisht, na është dashur kohë deri sa e vërtetuam! Andaj edhe shkruaj që të ju falemnderoj dhe njoftoj se i ashtuquajturi hoxhë është shkarkur menjëherë nga detyra, na ka turpëruar” shprehet S.B.

Teksa ka kërkuar nga Pa Censurë që të mos përmendet publikisht emri i xhamisë në të cilën ka qenë pjesë hoxha në fjalë.

botasot.info



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora