Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjekë Gjonaj: Rikthehet koronavirusi në Malësi

| E premte, 26.06.2020, 12:40 PM |


Rikthehet koronavirusi në Malësi

Nga Gjekë Gjonaj

Komuna e Tuzit prej sot është rikthyer  në hartën e Covid-19  pas diç më shumë se  dy muaj pa asnjë rast. Aktualisht në këtë komunë, e cila në fillmet e shfaqjes së kësaj sëmundje vdekjeprurëse në Mal të Zi, , qëndroi në izolim të plotë gati një muaj,  është vetëm një person  aiktiv i infektuar me koronavirus.  Këtë lajm të padëshirueshëm  e kumtoi  sot   Instituti për Shëndetin Publik në Mal të Zi. Bazuar në të dhënat e fundit    këtij isntitucioni shëndetësor   nga mëngjesi i sotëm   22 persona  janë dagnostifikuar pozitiv me virusin korona, duke e çuar në 87  numrin  e përgjithshëm të të infektuarëve. Por, ajo që shikohet si shqetësuese  është fakti se sërish njerëzit  në Mal të Zi tregohen neglizhues deri edhe injorues ndaj masave të ani-Covid, pavarësisht apeleve të përditshme nga autoritetet shëndetësore.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe Podgoricë dhe zgjerohet në Rozhajë, Bijello Polë, Budvë, Tvar, Beranë, Ulqin, Cetinë,  Plevlë, Kotorr dhe Danilovgrad.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

-Rozhajë 35 raste

-Podgoricë: 19 raste

-Bijello Polë: 10 raste

-Budvë: 5 raste

-Tivar: 4 raste

-Beranë: 4 raste

-Ulqin: 3 raste

-Cetinë: 2 raste

-Plevlë: 2 raste

-Tuz:1 rast

-Kotorr: 1 rast dhe

-Danilovgrad: 1 rast

Për të gjitha rastet e zbuluara  po kryhet hetimi epidemiologjik dhe po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit.