Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Thes i vjetër

| E premte, 26.06.2020, 11:22 AM |


Neki Lulaj

Thes i vjetër

E arnuar ngadalë me arna prej letre

U shkrumbuan zhelet-leckat e harruara

Po fluturoj sipër globit me krahë ndër dete.

Pse kjo botë me kaq pabesi e ditëzjarrmuara.

Pse vallë kjo botë nuk është gjë tjetër

Vetëm mashtrim,  fjalë e përçarje?

Nuk e njoh dot këtë glob për para etur

Që i merr si të vërteta gënjeshtrat sllave..

Flasin në emër të paqes në tribunë.

Burrat e globit shtrohen në tryeza.

Po e harrojnë se ka zhdukje e dhunë

Shtrëngojnë duart e bëjnë biseda..

Prehet palltoja e zezë  në një varëse  ndiku tjetër

Këmisha  e rrudhur është e shqyer lecka-lecka

Si nuk mendohën si nuk kujtohen këta njerëz

Se një ditë nga shtatë pashë tokë mbin e vërteta

Speyer, 26 qershor 2020