Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Lufta, vendlindja e Shtetit të Kosovës

| E premte, 26.06.2020, 10:33 AM |


LUFTA, VENDLINDJA E SHTETIT TË KOSOVËS

Kosovë, shumë histori betejash kanë rënë mbi ty

dhe sa ëndërra njerëzish janë djegur për këtë tokë

për këtë qiell dhe për këtë ujë dhe për këtë diell

hej, me flamur Kuq e Zi i bëmë tëra betejat e luftës

Në vendlindjen tonë prej 54 shkronjash pellazge

rilindëm me 36 shkronja të Alfabetit të Manastirit

Kosova ime e dashur, dashuria ime e përjetëshme

kam kaluar nëpër dy vendlindje luftërash për ty

dhe nëpër dy vendlindje fitoresh të pakënaqura

por, për ta pajtuar shpirtin tim, unë ty të këndoj!

Nga zotat tek monarkët e sotëm ka varre epokash

Historia është krijim i shenjtë, krijim i lexueshëm

Kosova ime e dashur, unë vetëm ty mund ta fali

dashurinë, më të ëmblin mjalt të jetës së njeriut

Atdhe, tek ti ende ka vlerë vuajtja dhe dashuria

Kosovë dardane, shpirt, vdiqa duke të dashuruar

Lufta 1996-2000 mbetet vendlindja e shtetit tonë.

Atdhe Geci - Dortmund, 2020