E marte, 23.04.2024, 10:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Fritz Radovani: Epitafi mbi vorrin e Gjuhës Gegnishte

E premte, 26.06.2020, 11:20 AM


Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:

Epitafi mbi vorrin e Gjuhës Gegnishte mbyllet me këto fjalë: “Kongresi i Drejtshkrimit ishte një fitore e vijës marksiste – leniniste të PPSH për zgjidhjen e drejtë të problemit të gjuhës sonë letrare kombtare. Ai ishte shprehje e dashurisë së thellë të gjithë popullit shqiptar për gjuhën e vet amtare dhe e kujdesit të tij të pandërprerë për zhvillimin e lulëzimin e saj.” (Fjalori Enciklopedik fq 510). “Kongresi i drejtshkrimit i vitit 1972”.

At Gjergj FISHTA:

I  DBUEMI

Lamtumirë! – Vendet e mija,

Qé, po zhduken dalë-kadalë;

Gjimon deti, ushton duhija,

Lkundet barka valë mbi valë.

Kah njai diell, qi asht tue flakue

Andej fill un tash do t’veta....

Lamtumirë! Atdhé i bekue!

Lamtumirë! Persa t’ jet jeta!

Neser nade kur mbi né

Rrezja e diellit ka me ra,

Kush e din sa ujë e dhé

Mue prej teje ka me m’ da!

E por n’ pvetsha rêt mizore,

E por n’ pvetsha zojt e detit;

Se per ty, moj tokë Arbnore,

S’ ka me m’ folë ma kush mue t’ shkretit.....

Tjera fushë e tjera zalle

Kam me pa, e tjera dete:

Kam me ndie, po, tjera valle,

Tjera gjuhë, n’ tjera qytete;

Vendin t’em, por, s’ kam me e pa,

Ku kam lé e jam burrnue;

Syt e mi edhe kanë me kja,

Pa u gjetë kush, qi me i ngushllue.

Pa kend t’ emin, posë nji Zotit,

Tue shtektue per dhé të huej,

Kanë me m’shkue mue ditt e motit

Sha e perbuzun prej gjithkuej.

Kam me pasë shkretinë per voter,

E per shtroje të ndezten ranë;

Kam me pasë ulkojen moter,

Kam me pasë, ehu! Tigren nanë...

Nana e mbetne per së gjallit

Ka me m’ kja, kushdi, ndo ‘i ditë

Dersa motra, dekun mallit,

Kot ndo ‘i herë mue ka me m’ pritë.

Ka me i njehë, po, krushqt, e mjera,

Me i prue nanës n’ shpi nji ré:

Por i vllaj, kushdi, m’atë hera

Ka me u kalbun per nen dhé!

E njai dhé – heu! Kob prej qiellet!

S’ ka me kenë, jo, dheu i t’ Parvet,

Ku ma bukur qiella kthiellet,

Ku ma ambel n’ gjuhë t’Shqyptarvet

Para Hyj’t naltohet luta,

E ku besa asht e shejtnueshme

E ku zemrat s’dijn shka asht tuta,

E ku bjeshkët janë të madhnueshme.

Oh! Ju bjeshkët e Shqyptaris,

Ku ma mirë shndritë dielli e hana,

E ku logu a’ i bujaris

E ku rriten djelm si Zana!

Un ju kurr s’ kam me u harrue,

Kahdo t’ m’jet gjykue me u endë:

Dersa t’ muj me ligjirue,

Ju gjithmonë kam me u permendë!

E ato halë e qepariza

Kam me i pasë nder mend gjithmonë,

E ato stane e njato mriza:

E ato berre e ato kumbonë...

Por, oh vàj! Malet e mija,

Qé, po zhduken dalë-kadalë;

Gjimon deti, ushton duhija,

Lkundet barka valë mbi valë,

Lamtumirë, pra, bjeshkë e male!

E ju krepa edhe ju curra;

E ju breshta e ju gjeth hale,

E ju prroje edhe ju gurra!

Lamtumirë, ju mrize e stana!

Lamtumirë, kumbona e berr’e!

Lamtumirë, ju fusha t’ gjana,

Ju livadhe, enè ju djerre.

Lamtumirë! Ti shpija e t’ Parvet,

Ku ma s’ parit m’ agoi drita

E ku strehë u dhaçë shtektarvet

Miqt e babës edhe ku i prita.

Lamtumirë, carani m’ voter!

Lamtumirë, ju armët e shkreta!

Lamtumirë, ti nanë e moter!

Lamtumirë, persa t’ jet jeta....

O shtegtar, m’ nji vorr të ri!

N’ has’sh ndo ‘i herë ti, tue ndjekë shtekun,

T’ çilun n’ ranë nper ndo ‘i shkreti,

Aty vetë kam me kenë dekun.

Nji kryq drunit, t’ kjosha true,

Ziere e venma permbi krye,

E, nemose, ti per mue

Lutju Hyj’t per shka t’ kém fye.

Shenim FR:

Tek ky mergimtar i dbuem i At Gjergj Fishtës gjejmë:

Mallëngjim Shqiptari, nostalgji gjuhe amtare, votret e beset, nanët e motret; përmallim për mbarë botën e thjeshtë e fisnike qi e rrethon, ku asht burrnue: bjeshkë, mriza, kumbonë, livadhe e djerre, e së mbramit...

Përmallimin i ndjeshëm per largimin e sa e sa Shkrimtarve tanë nga të gjitha tekstet shkollore dhe Letersia Shqipe (mbrenda e jashta Atdheut), prej Akademisë Antishkencore e Antishqiptare.., të Tiranës së tiranve!

***

Faktet provojnë sot se janë perjashtue ajka e kultures sonë kombtare, e Ata janë:

Imz. Pal Engjulli, Don Gjon Buzukun... Budin, Bardhin e Bogdanin e të gjithë brilantët pasues të Veriut...

Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI,

Anton LOGORECI,  At Anton ZANONI, Arshi PIPA,

At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, At Donat KURTI,

Dedë GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI,

Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik KONICA,

Frano ALKAJ,  At Gjergj FISHTA, Gjergj PEKMEZI,

Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë Bib MIRAKAJ, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI,

At Konrrad GJOLAJ, Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...), Lef NOSI, Imz. Luigj BUMÇI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI),

At Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI), Namik RESSULI,

Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Poeti i ambelsisë...

Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Pjeter GJINI,

Don Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI,

At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Prend DOÇI,

Qemal DRAÇINI, Sami REPISHTI, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Tajar ZAVALANI, Vangjel KOÇA,

Vasil ALARUPI  (Bendo Shapërdani),

Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Zef M. HARAPI,

Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef ZORBA, Zoj XOXA,

Dijetari At Zef VALENTINI, etj.., etj…

“Visari Shpirtnuer” i shumicës së Popullit Shqiptar asht Gegnishtja!”

Melbourne  2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora