E shtune, 20.04.2024, 03:46 PM (GMT+1)

Mendime

Vladimir Shyti: Qeveria Rama e nisi punën me ngritjen e taksave dhe jo me rritjen e pagave

E enjte, 25.06.2020, 12:27 PM


Qeveria Rama e nisi punën me ngritjen e taksave dhe jo me rritjen e pagave

Nga Vladimir Shyti

Ndjesia e të qënit vetëm në pushtet e shndërroi zotin Rama në një ekstazë të lumtur, fluturimi tij e rrëmbeu aq lartë në qiej, saqë e mbante veten për Perëndi dhe krenohej për bëmat e tij.Por, harroj se kush e votoi saqë dhe natyrën e vendit e cilësoj si shërbetoren e vet, se dhe njerzit duhet t'i përuleshin, pasi çdo nder e kishin vetëm në saj të tij.

Dihet nga e gjithë bota, që një vend të varfër e sundon më lehtë.Këtë gjë bëri dhe qeveria tij, sundoi me ngritjen e taksave, me papunësinë, në drejtësi e në arsimim, në kulturë e art e tjera e tjera, duke u munduar të bëj shtet.Por, mendoj vallë për mirëqenien e popullit të vet?Jepi qenit të ushqehet mirë dhe do t'a kesh pas vetes në çdo situatë që të ndodhesh.Përkundazi, ai nuk ballancoi problemet, që trashëgoi nga qeveritë e mëparshme dhe më keq e mjeroi pjesën më të madhe të popullsisë, të cilët do t'i kishte në krah e pushtetin do t'a kishte të sigurtë vitin tjetër.Nuk është qëllimi sepse nuk lëviz drejt, si shigjeta, apo drejt një qëllimi të caktuar:harku duhej tendosur drejt atij objektivi që të përfitonin të dy palët, pra popull e partishtet.

Tashmë mospërputhja ndërmjet asaj që është fakt me atë që dëshiron e bën Ramën të vuaj nga një trysni të vazhdueshme, sepse nuk e drejtoi harkun aty ku duhej të godiste.Nuk mendoj se nuk ka punuar, qeveria e tij ka avancuar më lartë se qeveritë e shkuara dhe për këtë duhet përgëzuar. Opozita nuk po jep shenja të qarta gadishmërie për marrjen e pushtetit në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo për partinështet është një favor, por barikada e quajtur Mjerim do të lëkundë tempullin që ka ngritur qeveria Rama.

Gjithë cilësitë e tij bien poshtë para varfërisë e do të thosha pangjyrë si pëlhurë e zbrazët, si velë që fryhet e ngjitet lartë kur është e mbushur me shtërngatën e ritmit dhe humbet frymëmarrjen e entuziasmit për një shtet solid, të cilën kërkon të ndërtoi kjo qeveri.Në patalogjinë e këtij shteti ka një shëmbje, një vijë ndarse të qartë midis shtresës të mjerueshme dhe të fortëve që grabitën dhe po grabisin ende këtë vend të begatë;pra një luftë të egër ndërmjet shpirtave të shëndoshë dhe shpirtave të sëmurë, që i'a bën të cënueshme patalogjinë qeverisë Rama.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora