Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Remzi Limani: Zëri i arsyes për t'i kënduar dhimbjes

| E premte, 26.06.2020, 10:47 AM |


Një vështrim modest kushtuar poezisë së Shukrije Gashit

ZËRI I ARSYES PËR T'I KËNDUAR DHIMBJES

Qëmoti, mes thirrmave të njeiut përi Liri dhe krrokamave ogurzeza të sorrava mbi Dardani, shfaqej zëri i një zonje veçane, e cila në format ndër më të ndryshmet rrahu kambanat e ndryshkura kohësh, për ta kuptuar shurdhimën e ngulfatur në arzën e fytit të fjalës shqip. Kjo pra, poetja, veprimtarja dhe humanistja, Shukrije Gashi, kësaj radhe na shfaqet në vokacionin e poeteshës, e cila ngul fjalën aty ku ngjizet gjaku i humbur, për ta fashuar plagën kolektive të veshur me zërin e arsyes për t'i kënduar dhimbjes.

Shkruan: Remzi Limani

Në poezinë e zonjës, Shukrije Gashi, padyshim, gravura të kohës të gdhendura kohëve të ecjeve nëpër suferinë kohësh, mbesin fleta gjethesh të shkundura e të shkruara në kuptimin e rezistencës intelektuale të shfaqur dhe e dalë nga skenat e trishta mbi tokën e Arbrit, bijtë e së cilës jemi ne lexuesit së bashku me poeteshën respektive, Gashi. Mbi këtë katrahurë kohe, nën kthetrat e bajlozit, poetja mbrehë lapsin e thyer, për të shënuar kronikën e një kohe të vrarë, pamjet e ngrehinave të rrënuara dhe fluturimin e zogjve fshirë nga qielli i saj. Në vjershërimet e zonjës së nderuar, ajo na flet për qëndresën dhe pjesën e një cohe qiellit prej gjaku, ndër më e kuqja në Gadishullin Ballkanik. Pra, mbi bazën e përgjakur, mbi trimërinë e vulosur dhe krah burrave të dëshmuar se ishin frymë e gjallë për ta ngreh kushtrimin, poetja ndërton botën e saj poetikr, nga e cili nxjerr lotin dhe këngën e dhimbjes tonë duke na thënë: / N’thërmija pluhuri t’i kapa dhimbjet/Kosovë dje kur shqiponjën ta vranë me pahirë kalorësit blu/Lidhur n’kërthizën e mëmdheut jam

rritur bashkë me ty shqip/Në konakun e Shaban Jasharit e Zahide (Geci) Jasharit jam veshur sërish me urnën e prindërve t’mi flakë/. Këtu pra, mes të tjerësh, hirin e shpirtit, të sakrificës dhe dashurisë për njerëzit e saj të shpirtit, ajo i sheh si flaka që vishen trupit të saj të mbushur mornica nga kujtimet e trishta.

Së këndejmi, poetja jonë respektive, nëpër shtjellimet e saj poetike, nuk e lë anash as dashurinë si proces i një universi veçan por, gjithnjë duke e inkorporuar në mozaikun e dashurisë për Atdheun dhe Lirinë, sepse, pa këto dy të parat dhe pa shfaqjen e tyre në sfondin e mendjes së poetës, Gashi - Ajo nuk mund të ndihet rehat as e kënaqur me botën vetanake dhe në çastin e saj poetik i nxjerrë këto fjalë:"Ngjeshur në zgurë gjethe vjeshte shpirtrat e vetmitar janë bashkë përherë me hijen e tyre

të pazakontë në kohën e mençur as nesër bien në ujdi me muzgun te banaku i karremit/Në planetën e stërkequr nga dashnia gjithçka kundërmonë pleh/. Pra, duke shfletuar vargjet e Shukrijes, ne i bindemi fjalës së shkruar nga dora e saj dhe pamëdyshje, sintetizimi i poetikës, mirëfilli të ngjizur në mendjen e saj, na jep një pasqyrim të qartë; se poetja posedon një vukabular të pasur gjuhësor dhe ajo bëri një përgjdhje fjalësh dhe metafarash të kapshme për lexuesin, me të cilat mrekullisht veshi poezinë e saj të pranueshme në mesin e vlerave të nxjerra nga mendja prej një krijueseje.