Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Të shkruash në kohë Pandemie

| E enjte, 25.06.2020, 11:21 AM |


Të shkruash në kohë Pandemie

Romani" Lindita" i MYSTEHAK   XHEMALIT

Nga Përparim Hysi

Sapo lexova romanin në dorëshkrim të MYSTEHAK XHEMALIT dhe po mundohem të sjellë përshtypjet e mia. Ky roman është shkruar në"kohë pandemie" dhe,pikërisht, në këtë kohë, kur të gjithë jetojnë nën  trysnisë e frikërave që nuk janë imagjinare, shkrimtari ,MYSTEHAK XHEMALI jo vetëm nuk tutet, siç ndodh me shumicën e njerëzve kudo nëpër botë, por rri zgjuar dhe me penën e tij bëhet zëdhënës i shpresës; i mposhtjes të këtij izolimi të pështirë dhe triumfit të jetës.. Tek gjykoj ca më tepër, pasi kam lexuar romanin, arrij në ca përfundime shumë domethënëse për autorin e këtij romani.

DOSTOJEVSKI, mjeshtëri i madh i prozës, thotë diku:- Më jepni një dhimbje dhe unë do t'ju jap një kryevepër! A nuk ka ndodhur kështu dhe me autorin tonë? Dhimbja,sa e madhe,aq dhe befasuese, me emrin "Pandemi" që ka prekur dhe ka tronditur botën, nuk  mund  t'u shpëtorjë radarëve të një shkrimtari si MYSTEHAK XHEMALI. Me autorin ka ndodhur ai fenomen që aq mirë e thotë antropolugo amerikan,EDUARD HALL:- Ne,  amerikanët, e mendojmë kohën si  një rryp transmesioni me shishe të mbushura. Çdo shishe e pambushur, është një kohë e çuar dëm. Parë me këtë sy, MYSTEHAK XHEMALI, nuk i ka lënë "shishet pa mbushur" dhe jo vetëm e ka shfyrtëzuar racionalisht kohën, por vjen para lexuesëve me romanin "LINDITA". Pjekur dhe stërpjekur në këtë kohë izolimi, ai pse jeton intensivisht me shqetësimin e madh qytetar të njeriut të penës, sjell mesazhin e bukur të triumfit të jetës mbi çdo pandemi.

Dikush një prozë të bukur e ka quajtur:arkikekturë! Dhe unë besoj në këtë metaforë të bukur,pasi lexoj këtë roman.

"Arkitekti" MYSTEHAK XHEMALI ka  sjellë një "vepër arkitekturë" me shumë"pavijone".

*       *      *

Kur e mbarova së lexuari këtë roman kaq aktual dhe krejt unik në llojin e tij (nuk ndodh kund që brenda kësaj kohe kaq alarmante të shkruash një roman),  nuk kam se si mos i referohem shkrimtarit të madh grek NIKO KAZANZAQI, që thotë:"Libri,para se ta shkruaj, është në zemrën time!" Dhe vërtet:libri është në zemrën e autorit.

I mbyllur si pensionist në"kullën e tij të ngujimit",ndjek përmjet ekranit gjithë placdarmën që po jeton mbarë vendi. Dhe tek gjykon me lemeri seç ndodh për rreth, kap çastin apo momentin më prekës:atë të fakeqëve që i zuri izolimi, jashtë "vijës së verdhë", në mund të shprehem kështu, dhe mbeten të kërcënuar me jetë, më të pambrojtur se askush:ose më saktë:as në qiell dhe as në tokë. Keq matan kufirit dhe ca më keq,brenda kufirit të vendit të tyre. Të braktisur, të pambrojtur dhe zgjedhin,rrugë e pa rrugë, për të gjetur shpëtim. Nuk kanë ku të ankohen: se shteti bën shurdhin; t'i ankohen ZOTIT? Po ZOTI është lart e larg dhe këtu, ndërhyn me mjeshtëri autori duke na bërë ne,si lexues,që të përjetojmë gjithë atë maratonë dhimbjeje që përjetojnë katër shqiptarë të ardhur mga emigracioni dhe të mbetur në mes SHILLËS dhe KARIBDËS. As në GREQI dhe as në SHQIPËRI, por në një"rryp toke" që nuk i mban dot. NJëri prej shokëve ka gruan shtatëzënë dhe duke u rrokullisur rrëpirave e përmjet një"shtegu dhish",ndodhi dhe më e keqja: nëna shtatëzënë lind në kondita barbare foshnjën që ka në bark dhe vdes. E keqja zë dhe i rrit përmasat e saj: katërshokët mbajnë mbi një"vigportativ" dhe të vdekurën. Tamam si në legjendat folklorike:"shkon i vdekuri me të gjallë". Nuk ka lexues që mos përlotet. Nuk ka lexues që mos bëj pyetjen e drejtpërdrejtë:- Pse kështu? Ku është shteti që duhet të kujdeset për shetasit e tij? Dhe "maratona përmjet një rruge dhish",kthehet në një dramë me pasoja të mëdha: më së fundi,dalin në një fshat dhe atë që nuk e bëri shteti,e bëjnë fshatarët. Solidariteti dhe në këtë kohë pandemie, është"valvola e ajërit" që fryn mushkëritë e katër fatkeqëve. Fshati bëhet"ishulli i shpëtimit" për katër fatkeqët,por "kusuret" nuk  kanë të sosur: shteti bëhet "pjesëtar vetëm për keq". Arrestojnë njërin prej shokëve ("doktorin" Viron Treska) me "fajësinë" mungesë lincence për të asistuar në lindje!!!.Në këto momente, çdo lexues e humbet qetësin dhe revoltohet. Dhe nuk ke se si mos revoltohesh se,kur thotë KANTI:" Nis një situatë e padrejtë,kur shteti silet si një egërsirë;sikur nuk ka ligje. Sundon e drejta e më të fortit,sado që nuk je në një luftë të hapur.Këto situata dhe të  tjera që sheh,haptazi në"pavijonet e veprës arkikektuale" të MYSTEHAK XHEMALIT, tregojnë atë që thotë EMERSON:" Ka njerëz që vetëm biologjikisht janë gjallë,kurse moralisht, mjerisht, janë të vdekur.". Dhe fare mirë mund t'i dallosh në  roman.Po t'i shetitësh me radhë"pavijonet në këtë vepër", nuk  ke se si mos vësh re se disa nga personazhet kanë zbritur tek "PORTA e FERRIT DANTESK". Dhe jo vetëm njëherë.

*     *    *

Shqetësimi i madh qytetar i autorit,MYSTEHAK XHEMALI, shkon tek kësaj pandemie. Ai me një gur,synon të vrasë jo dy zogj, por dy regjime: atë diktatorial gati 50-vjeçar, por, për fat të keq,edhe këtë postdiktaturial. I pari me luftë e pistë të "luftës së kllasës" dhe ky,pasuesi, me nepotizmin,autokratizmin, me korrupsionin,me piramidat, emigracionin e plot izma të tjera.

Por, në fund të fundit, mesazhi më i bukur që përcjell autori përmjet romanit të tij, është finalja: "Sado vështirësi e vujatje,pandemi e sëmundje, jeta do të triumfojë. Fëmija që lindi në kondita barbare në atë guvën e një shpelle, rron dhe ka emrin e bukur LINDITA! Nuk ka glorifikim më të bukur dhe më brohoritës sesa kaq! Se,siç shihet açik në"pavijonet e këtij romani" ka ndodhur ajo që me kohë e ka thënë VIKTOR HYGO:"Fatkeqësia krijon njerëz,kurse begatia krijon monstra". Dhe fare lehtë mund tI dallosh edhe njerëzit,por dhe monstrat.

Tiranë, 21 qershor 2020