E premte, 29.03.2024, 01:35 AM (GMT)

Kulturë

Remzi Limani: Dr. Bardhyl Maliqi, Shprehësi imagjinare e botës së fëmijëve

E enjte, 25.06.2020, 11:16 AM


Një lexim përfitues për ta kuptuar analizën letrare të studiuesit Dr. Bardhyl Maliqi

Dr. Bardhyl Maliqi,  SHPREHËSI IMAGJINARE E BOTËS SË FËMIJËVE

(Krijimtaria letrare për fëmijë e Mexhid Mehmetit) Shtëpia botuese "Lena" Prishtinë, 2020

MODEL I NJË VËSHTRIMI STUDIUES

Dr. Bardhyl Maliqi, para lexuesit tonë shron studimin e tij letrar prej njeriu të thirrur, për t'i zbërthyer në fjalë veprat e shkrimtarit tonë, Mexhid Mehmeti dhe, duke e lexuar këtë analizë të përthekuar mirëfilli, unë flas me dy njerëz. Me njërin në cilësinë e shkrimtarit të analizuar dhe me tjetrin, në cilësinë e studiuesit të angazhuar.

Shkruan: Remzi Limani

Për të shfletuar veprat e një autori të arrirë në letrat tona, veçmas të letërsisë për fëmijë, është punë Sizifi, të cilën nuk mund ta bëj çdo kush, nëse në mendjen e tij nuk "flenë" njohuritë për të shkruar dhe veneruar të shkruarit e një  tjetri karsh vetes së tij. Atëherë, pa asnjë dyzim mendjeje prej krijuesi dhe studiuesi Dr. Bardhyl Maliqi, para lexuesit shrojë studimin e tij prej njeriu të thirrur, për t'i zbërthyer në fjalë veprat e shkrimtarit tonë, Mexhid Mehmeti dhe, duke e lexuar këtë analizë të përthekuar mirëfilli, unë flas me dy njerëz. Me njerin në cilësinë e shkrimtarit të analizuar dhe me tjetrin, në cilësinë e studiuesit, i cili nxori në paj gati gjithë veprimtarinë e shkrimtarit, duke ia dhënë shkëlqimin e duhur, nga dora e mjeshtrit për të berë analizën letrare, e cila do dije profesionale, fjalë të gjetura dhe të krehura me imtësi prej studiuesi. Ky pra, studiuesi respektiv z. Bardhyl Maliqi, fillon me poemën PALLATI ME YJE, trilogjinë ÇAMARROKËT, ECAJAKET E HEROLINDIT, roman i parë 7-vëllimësh në letrat shqipe, si dhe veprat të tjera, të gjitha krijime të sukseshme të shkrimtarit, Mexhid Mehmeti, vepra të cilat disa syresh të shpërblyera nga institucionet relevante dhe kredibile për të dhënë vlerësimin e merituar. Mëtej, duke lexuar këtë studim brilant nga Prof. Maliqi, mua si lexues, më vije dhe bëhet model i një studimi letrar - për ta kuptuar çasjen e një studimi analitik të një vepre letrare. Pra, mirëfillësia kronologjike me vetitë kuptimplote e shtjelllimit studioz bërë veprave të Mexhit Mehmetit nga krijuesi ynë, Bardjyl Maliqi, na jep shembullin e një studiuesi seroz dhe të pazëvendësuesin prej vrojtuesi, duke na dhuruar mjeshërinë e tij prej letrari dhe kritiku të rrallë studimor në fushën e studimeve letrare, vërtet të një niveli të lartë për kah koncepti i të shkruarit, strategjisë, hulumtimit, kreativitetit, idesë dhe parimeve veçane në çasjen dhe zbërthimin analitik të krijimeve letrare, siç e shohim në këtë pasqyrim lucid, nga i cili, lexuesi do të jetë përfituesi kryesor, sepse, nga kjo pasqyrë e një analize "gjaku", mund t'i konstatojmë vlerat relevante - njëkohësh tek krijuesi dhe vrojtuesi i tij në cilësinë e studiuesit, në këtë rast, të Dr. Bardhyl Maliqit, të cilin e përgëzojmë për kontributin e tij në vlerësimin e veprave të shkrimtarit tonë Mexhid Mehmeti.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora