E enjte, 28.03.2024, 08:10 PM (GMT)

Vërtetësi

Agron Tufa: Mbi thelbin pisanjos e gjëmëzi të ish oficerit të Sigurimit, shokut Xhavit Shala

E enjte, 25.06.2020, 11:38 AM


Mbi thelbin pisanjos e gjëmëzi të ish oficerit të Sigurimit, shokut Xhavit Shala

Nga Agron Tufa

Edhe Oficeri Operativ i ish-Sigurimit, i partishmi Xhavit Shala, nuk e blen dot të shkuarën e vet, pavarësisht mundimeve sizifiane për të dalë "i pastër" nga këto histori të zellshme survejimesh e përndjekjesh. Nuk e ndihmon dot as e shoqja, që ia administron bëmat në AIDSSH, sepse e gjithë e shkuara ngrihet kundër tij, si kjo dëshmi tjetër, e radhës, më poshtë.

Përpjekja për të manipuluar të shkuarën e tij, ka nisur që nga komisionet Mezini dhe Bezhani, por pa ia dalë dot ta finalizojë. Ky, me sa duket, do të mbetet dhe pengu i mbramë i sigurimsit Xhavit.

Në s'gaboj, me 12 prill 2017, kur u mbajt në Pezë (ruajna zot, jo në Mukje!) Konferenca e parë Kombëtare e AIDSSH-së, pra që në daljen e parë institucionale para publikut, tryezën e drejtonte bash ky ish Oficer Operativ i Sigurimit të Shtetit komunist. Ekziston një foto e këtij aktiviteti me në qendër të foltores shokun Xhavit. Atëherë kuptova se si do të venin punët e Hapjes së Dosjeve të ish-Sigurimit. Për më tepër kur xhavitët ishin regjizorët, ndërsa gratë e tyre - interpretuesit!

Dokumenti më poshtë hedh dritë të mjaftueshme mbi thelbin pisanjos e gjëmëzi të punës së shokut Xhavit. Këtu ai, si shërbëtor i devotshëm i pallatit të Gërr-Mërrit, i është qepur qytetarit Petrit Sejko, bashkë me siamezët e tij.

Ja se çfarë shefash madhorë e drejtojnë sot Policinë e shtetit, elitën akademike të saj.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora