E premte, 29.03.2024, 10:28 AM (GMT)

Kulturë

Bardhyl Maliqi: Për kë bien kambanat

E merkure, 24.06.2020, 06:32 PM


Bardhyl Maliqi

PËR KË BIEN KAMBANAT

Kushtuar krijuesit elitar Moikom Zeqo

dhe poetes gjermane Silke-Liria Blumbah

Për kë bien kambanat tani në pragmbrëmje?

Silka dhe Moikomi s’janë më. Jo! Goja dot s’ma nxë!

Për kë bien  kambanat e së ardhmes, them,

sa  ato të së tashmes kemi njëmijë vjët që i dëgjojmë.

Nga të gjitha përvojat dhe mbretëritë kambanore,

vetëm njera është vërtet e drejtë, në çdo çast të ditës,

perandoria  poetike e kambanave të zogjëvë të dritës,

për lakuriqët nuk flas, as për mbrëtërinë e Lakuriqstanit,

ata nuk meritojnë aq shumë vemendje. Ndoshta unë

nuk jam këmbësori i nëmur i simbolikave qorre,

por kalorësi i bekuar i nuse-metaforave!

Apo jo Moikom, mik i madh i kombit tim!

Po ti gjermanja e zemrës sonë Silke Liria Blumbah,

vallë a na dëgjon aty tek mbrite, nga qiejt parajsorë,

këtu në Sarandë kanë vdekur vërtet 40 shenjtorë,

siç shkruan ti në librin “Dyzetë vdekje në Sarandë!”,

ti poetja, publicistja dhe përkthyesja jonë e parë

që nga shpirti mbete qind për qind “shqiptar”!

Sa  për fjalët që kanë kuptim hipotetik,

ato s’kanë nevojë për heronj të vetëshpallur,

por për lindje të përligjura heroike.

Dhe ti i tillë ishe! Moikom! Qoze Kom Moj,

kështu thoshe në një invers të përligjur të emrit tënd.

Këtu nuk shkruaj as për diellin dhe lumenjtë e tu të gjakut,

që derdhen qiellit çdo mbremje apo mëngjes,

as për diellin me një apo tre profile. Ndoshta

kam kurajon t’i jap mësime të paprekshmes,

paçka se për skicofrenët e shekullit tonë

Jahovaj ka lindur nga Jahovaj, apo jo Silke?

filozofia e pulës, që bën vezën dhe vezës, që bën pulën

këtu e mijra vjet. Pafundësisht!. Si diell me profile befasie

prej delfini, kali dhe njeriu në agzhol, në zenit edhe në muzg!.

“Mane thekel upharasin” shkroi dora ajrore me pishtar përmbi mur,

jo vetëm në Librin e Danielit, por edhe në shpirtin tënd,

se hyu që e peshoi mbretërinë tënde, vendosi t’i japë fund.

Kush i vizatoi akurelet e shtërngatës?

Një e bëra unë, 1. për “Akuarel për Zagrebin” e kam fjalën,

tjetrin Uallas Stivens: 2. Një rregull i dhunshëm është kaos

3. Kaosi i madh është rregull. Këto dy gjera janë një.

nëse nuk besoni shihni Amerikën dhe Minesotën,

pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd!

Cilido e sheh hartën e vendlindjes si gjurmët e zotit

dhe kërkojmë të gjejmë të varrosurit e lashtë,

si unë fëmijë në Gravëën e Kreshmoit në Konispol,

ku besoja se do të gjeja kreshnikët e ngujuar në shpella.

E tash po e shkruaj si dëshmi të fantazisë sime të virgjër

një varg të ri në hirin e rrotës së djegur të kohës fëmijë.

Siç ndodh me “”Pellazgun e Krëshmoit ” të Halilit Hekuran!

Është apo nuk është kjo koha e të gjallëve prej Kartoni?

“Vetëm ajrin nuk e mundii, gjithë të tjerat i  mbylli Minosi”,

të paktën kështu besohet të ketë thënë Ovidi te Metamorfozat.

Dhe vjen një kohë karantinë, tërmetesh dhe epidemish

kur ne si murgjërit trapistë përshëndetemi së largu

“Vëlla, përgatitu të vdesësh!”Se kur s’ka rëndësi!

As s’ka  rëndësi se ti je pa emër, thjesht një lule pjeshke

si Silke-Liria kur erdhi së pari në Sarandë,

apo banor i një lagjje ose një ylli pa emër,

a ndoshta meditues i reçelit të manaferrave,

që Silkes dhe time bije u pëlqente aq shumë.

Apo ndoshta në male kullon gjaku i demave të vrarë

dhe shpërthejnë trëndafila nga dashuria për thundrat e tyre,

si këngët e varfanjakëve për Perandorët dhe Gjeneralët.

Pse? Si është e mundur?!A nuk është njeriu

si larva që kthehet në  flutur, fëmija jetim i një paradosi eunuk

dhe rri përballë si tablo e El Grekos si perde virtuale,

ndërsa Moikomi dhe Siljke tentojmë të njohim prore

Përbindëshin e mirënjohur të Mitrës Fillestare!

A është njeriu si larva që kthehet në flutur

apo një ishull mjekërosh na qesëndis që lart.

Përsiatja mbi vdekjen sipas Miroslav Halubit

se shumë njerëz sfiliten sikur të mos kishin lindur kurrë,

pjesë të një besimi revolucionar si Krishti këmbëzbathur,

që ndeshet me fantazmat si një marramendje në filmat horror,

në një planet të klonuar me njerëz celuloidë të botës së Gënjeshtrës

dhe dishepuj poseidonësh të veshur me ujë, ndërsa Maria

sisë varur vallëzon atje te Plazhi i Currrilave.

ndërsa poetët e Sarandës ngarendin nëpër natë.

Ne e dimë se kur bien gjethet kthehemi të devotshëm

te kuptimi i rëndomtë i gjerave, zhvishemi nga misteret

e tigrave të mjegullës dhe delfinëve të verbër.

Ndërsa të mërkurë, të enjte dhe të premten ndjejmë

si zbukurohet shëmtimi në pasqyrë si një gejshë e plakur,

pa pasur as një ide për botën apo për veten,

tek ndijon në thellësi mermerët me aroma jasemini.

Ashtu do të aromojnë meremeret tuaj Silke e Moikom,

a ju kujtohet se çfarë më thoshnit në mbrëmjet e verës:

të shtunën dhe të dielën Princi i Proverbave bashkëjeton

me idenë se edhe vdekja ka aktin e besimit të mbramë!

Në Anijet e Ëndrrës do ta shkul derën e mbyllur

te shtëpia në Pargë në Ulqin, në Durrës apo në Filat

me besën himn të Ankhenatonit për Diellin

një mijë e treqind e pesëdhjetë vjet Para Krishtit!

Nuk ka rëndësi Silke varri yt do të jetë këtu në Shqipëri,

në Sarandë, Prizren apo Tetovë nuk ka rëndësi

ne një Atdhe kemi, frymojmë në 5 shtete,

rrethohemi prej vetëvetes, kjo a s’është çudi?!

TV-ëtë lavatriçe për shplarjen e trurit, varrezë pa varre,

virtyti sipas Simonidit një valle antike e shenjtë,

rri i heshtur se hapsirat hapen tani që Pantemisë i ra vala.

ne e dimë. Do të vijë vdekja bie apo nuk bie shi,

ndërsa pasqyra është piktorja e autoportretit tim.

Unë do ta fitoj betejën e mbrame!-betohem!

Betohem në fjalën e Mësuesit! Do t’i hedh në sulm

gjithë ushtarët prej plumbi të femijërisë sime, kur vrapoja

pas poemave homerike me sandale prej argjendi ajror

tek ëndërroja ta shoh figurën e pavdekshme të çdo fjale.

Kurse ti Silke  vjen nga qiejt yje qytetërimesh të harruara

mbase në rrugën e qumshtit tek vraponim pas kometave

si barinjtë në shtegëtime  pas mushkave xanxare.

Ginsbergu nën efektin e LSD si universi pas një makine shkrimi.

Parajsë nuk ka. Ajo është një labirinth me mure plot afreska,

por pa asnjë rrugëdalje. Më mirë pashë më pashë i bie ferrit

e hyj e dal në të sa herë dua, si bashkëudhëtar me Migjenin,

me Lulin e vocërr këmbëzbathur dhe me Danten, sigurisht!

Apo ndoshta do të ndihem më mirë si pulëbardhë me treqind shpirtra

bashkë me Dalaj Lamën në shembëlltyrë, në infinit dhe në terr,

ndaj vdekja më bëhet vesi dhe vyrtiti im i përqasjeve dhe paradokseve.

Por vdekje s’ka. Ne me Moikomin dhe Silen jemi bashkë çdo natë

në gazeta dhe ekrane përballojmë pyetjet e vështira për jetën,

por edhe për vdekjen që në fakt për ju nuk mbrin kurrë,

përderisa ne lexojmë këngët tuaja, futemi në filozofinë tuaj trashedentale,

në subkoshiencën e bashkëqytetarisë me trungje dhe intervalë,

që na mundëson kalërimin në trojet tona të të parëve,

në këtë botë shumëdimensionale!....



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora