E enjte, 28.03.2024, 06:09 PM (GMT)

Mendime

Marjan Sebaj - Sopi: Një herë lind për të mos vdekur askurrë

E merkure, 24.06.2020, 10:12 AM


NJË HERË LIND PËR TË MOS VDEKUR ASKURRË

IN MEMORIAM

Mr. Sabri I. Berisha (1944-2016)

''Jam i gatshëm përherë dhe çdo moment të sakrifikohem - të jap jetën - për rininë, kosovën dhe trojet shqipëtare…''(Sabri Berisha)

Nga Marjan Sebaj – Sopi

Si e kujtoj unë mikun tim të paharruar dhe shumë të dashur z. Sabri Berisha,?!

Ferizaj nuk është edhe qytet shumë i madh, por ka dashuri të madhe, nuk ka edhe shumë nacionalitete në te, por ata që jetojnë aty kanë harmoni e jetojnë në paqe e dashuri mes veti, nuk është qytet i fakulteteve të shumta, apo qytet Universitar por ka shumë njerëz të arsimuar, të qytetruar dhe të urtë...Unë Ferizajin pikërishtë për këto veti e kam dashur dhe e dua shumë. Kuptohet qytetin dhe rrethinën e saj për veq bukurive natyrore që ka përrreth veti, atë t‘a zbukurojnë, t‘a bëjnë më të afërt, më të ngrohtë, më të dashur pikërishtë njerëzit që jetojnë dhe veprojnë në atë qytet. Dhe mua që ta dua Ferizaj-në aq shumë, që do thoja menjëherë pas vendlinjes sime Binçës, më bërën fillimisht njerëzit që jetojnë aty, e ndër ta është miku im i kahershëm Jakup Sabedini, Fatmirë Nikolla e disa të rinjë të tjerë.Pastaj, Ferizaj ishte vite të tëra edhe qendra e Ipeshkvisë së Kosovës, dmth ishte Selia e Kishës Katolike Shqiptare në krye me Ipeshkvin e ndjerë apo si e quanin njerëzit edhe „Plaku i Kosovës“, pra Imzot Nikë Prela, kurse famullitar i asaj Kishe, ku shërbente afër dy dekata ishte i afërmi im (tezaku) Mons. Dr. Don Lush Gjergj, njeri i palodhshëm sa i përket çështjes së Kosovës dhe kontriboutit tij intelektual dhe patriotik para dhe pas luftës së fundit në Kosovë, dhe biografi i shquar i shën Terezës Shqiptare (Gonxhe Bajaxhiu).

Sa ishta student nga viti 1981., gjithnjë si pikë të parë në ardhje e vajte (meqë studijoja në Suboticë (gjimnazi klasik) e më vonë Rijekë, fakulteti) e kisha këtë qytet. Kështu pra, mua me Ferizajnë më lidhnin shumë gjëra.

Pse i ceka këto? Pikërisht për të treguar se kush ishin ata njerëz që kontribouan më së shumti për të mirën e këtij qyteti (e Kosovës) para lufte në kushte e rrethana shumë të ndërlikuara e të vështira, të rrezikshme apo thënë; „në kushte pa kushte“ që tanimë dihen dhe pas lufte.

Një ndër më aktivët, i palodhshëm, i pathyeshëm, trim, punëtor i madh sa i përket çështjes Kombëtare e veçanarisht asaj të Kosovës së robëruar para lufte, ku me punën e tij organizative, lëvizje të shumta, si zakonishtë gjithnjë i pari apo në krye të aktivitete të shumëta,të pandalura arsimore, kulturore-sportive etj. e bërën që ta donin dhe pranonin të gjithë pos pushtuesit Serb kuptohet, të cilëve iu pengoi shumë dhe iu ishte jo si një gjëlpër në sy të tyre por si shtyllë e palëvizëshme, e pathyeshme, zjarrë në qëndrimet, bindjet e veprimtarinë e tij për liri, demokraci e pavarësi, dhe të gjitha këto atë njeri, mikun tim z. Sabri Barishën e bërën të pranuar jashtëzakonisht, të afërt e të dashur për bashkvendasit dhe bashkombasit e tij, pra ishte miku im i dashur, miku i paharruar dhe vëllau i gjithë shqiptarëve pa dallim feje o bindjesh tjera.

Duke parë para disa muaj në profilin (FB) e vajzës të Sabriu, znj. Shqipe Berisha – Veliu një shkrim në përvjetorit e ndërrimit të jetës, kalimit në amshim të dashurit tonë Sabriut, mendova e thash në veti: Pse e cekim datën e ndërrimit të jetës, kalimin në amshim, të këtij burri të kombit? Kur gjithë e dimë se njerëzit e mëdhenjë një herë linden për të mos vdekur askurrë, këtyre iu festohet, iu dihet datëlindja por kurrë data e vdekjës pasiqë ata gjithnjë janë gjallë në mendjet, zemrat e shpirtërat tanë, pikrisht i tillë është dhe do mbetët edhe z. Sabri Berisha.

Siç ceka pra, kjo më shtyri të shkruaj disa fjalë rreth jetës dhe veprimtarisë së tij, ta kujtoj siç e kujtoj përherë si mik dhe patriot, për të cilin tërë kohën e deri më sot pata dëgjuar vetëm fjalë miradie, mirënjohjeje, fjalë më të përzgjedhura e më të mirat të mundëshme nga shumë miqë të mi që kisha e që (edhe vet u binda)në këtë qytet të bashkimit, këtë qytet të harmonisë, mirëkuptimit, të punës, të paqës dhe dashurisë ndërnjerëzore pa farë dallimesh, pikërishtë duke i‘u falenderuar njerzëve kontriboutdhënës, për paqe, harmoni dhe dashuri. Kështu them:tek njerëzit e mirë arrihet ngadal por kur t’i takosh një herë, atëherë kurrë më nuk mund të shkëputësh nga ata.

E njoha të madhin z. Sabri Berisha?

Meqë kishte kohë që e njohja znj. Shqipe Berisha – Veliu, dmth para luftës së Kosovës, ku me te dhe dy nipërit e saj z. Fitim Sadiku dhe Driton Beslimin e aktivistin e dalluar të çështjes shqiptare z. Jakup Sabedinin dilnim shpesh për kafe në vende të përzgjedhura dhe shoqëroheshim, e duke dëgjuar fjalë të mëdha rreth babës së Shqipës të cilën e konsideronim të gjithë sikur të ishte motra jonë, isha kurreshtar ta njoh atë burrë më për së afërmi dhe të bisedoja me të sa më shumë e gjatë për shumë çështje e në veçanti për proplemet aktuale (pasiqë i njihte shumë mirë si politikan) në të cilët hasnim. Kështu, duke parë sjelljet e mrekullueshme të një zonje të vërtetë, të aftë, të ngitur intelektualisht, duke parë afërsinë dhe dashurinë e saj ndaj njeriut e veçmas atij që vuan, duke parë çiltërsinë dhe urtësinë e motrës tonë Shqipës, edhe më tëpër u bëra kurreshtar dhe mezi pritja ditën kur do kam fatin, kënaqësinë dhe nderën të takoja e të rri gjatë me prindëritëe saj, familjen,e në veçanti me babain për të cilin pata dëgjuar shumë, pra njeriun më të dashur në jetë për te, pra këtë burrë të Zotit dhe Kombit, z Sabri Berishën, i cili poashtu mezi priste të të takoheshim e qajmë hallet e dertet tona. Thënë të vërtetën me te kishim kontakte, u shihnim, u takonim por shkaku i angazhime të tij shkurt e shpejtë, ashtu siç themi blic takime e biseda edhe atë më së tepri kur vinte te Ipeshkvi Mons. Nik Prela (i ndjerë) dhe Mons dr. don Lush Gjergji apo me rastin e ndonjë aktiviteti kulturorë, o ndonjë feste etj.

Kurse ne atëherë, pak më të rinjë që ishim vazhdonim të ishim si gjithnjë së bashku ku ndejat, bisedat, ishin aq të këndshme, aq frytëdhënëse saq orët na u dukeshin sekonda…flitnim doemos edhe për politikën aktuale dhe ardhmërinë tonë, kurse Shqipën e kishim gjithnjë me na mbajtë nën kontrollë të bisedës (si bijë shtëpie), shkaku i gjendjës aktuale politike okupuese, e kishim si një këshilltare dhe engjëll rojës të mirë…kuptohet edhepse kalonim ditë të vështira nuk mungonte asesi as humori, me një fjalë së bashku kënaqeshim.

Kështu, gjithnjë e më shumë e gjeta vetën në mesin e shoqërisë së mrekullueshme, në mesin e shumë intelektualve, skulptorëve, shkrimtarëve, dramaturgëve, aktorëve, gazetarëve, këngëtarëve, politikanëve, sportistëve…, në mesin e njërëzve që dinin t’i bënin ball pushtuesit, pra isha i rrethuar, i lumtur, në mesin e aktivistëve të mëdhjen të qytetit të Ferizajitdhe kosovës siç ishin:Avni Shabani, Rexhep Ismani, Bardh Frangu, Agim Berisha, Sami Vranovci, Musë Berisha, Jakup Sabedini e ku prijës i Kishës (famullitar) ishte një i afërm i imi don Vink Pali, i cili nuk iu prishtëte askujt çka i përket aktiviteteve, njeri komunikativ, human…tek ai qëndroja me javë të tëra duke kaluar për mrekulli po gjithësesi duke iu falenderuar edhe motrave të nderit për kujdesin që ma bënin motra Emiliana Ukaj e në veçanti motra Viktoria Gegaj e cila poashtu i nderonte dhe respektonte tejet mase miqët e mi e të don Vinkut, i nderonte, dhe i donte shumë këta njerëz të mirë siç pata cekur edhe në një libër timin: „Ishte dhe është ky qytet model i shembullit të mirë, i bashkëjetesës e i tolerancës falë punës së palodhshme të intelektualve tanë Bardh Frangut, Avni Shabanit, Sabri Berishës, Qibrie Demirit, Agim Bytyqit, Musë Berishës, Ismail Ramës, Rexhep Ismailit, Dr. Safet Beqirit, Fatmir Nikollës, këngtarit Veli Sahitit, Aurora Kurtit - Gashit, Demush Zefi, Prenk Gashi, Besim Nikollës, e shumë e shumë të tjerëve…“[1]

Tani erdhi koha pas propozimit të Jakupit e Fitimit, të shkojmë në shtëpinë e z. Sabri Berishës. I lajmëruam Shqipës se po vijmë ta vizitojmë familjen Tuaj, ajo këtë e priti me kënaqësi të madhe duke treguar se baba i saj mezi pret që sa më parë të ju takoj e të rrijmë së bashku.

Rrugës nga Kisha Katolike Shqiptare e Ferizajt për deri në Varosh ku jetonte Sabriu me familje shumëantarëshe, kishte diku përafërsisht 3-4 kilometra (ndoshta më tepër), rrugë e cila tanimë më dukej herë shumë e shkurtë e njëkohësisht edhe shumë e gjatë. Shumë e shkurtër sepse pandërprerë takonim autoblinda, patrole, auto të policisë (milicisë serbe), kurse shumë e gjatë pasi me padurim dëshiroja të takoja e rrij me z. Berishën dhe familjen e tij të dashur dhe shumë të përzemërt.

Gjatë gjithë rrugës endeshin pandërpre patrollet e policisë (milicia) serbe. Qysh afër shtëpisë të Sabriut, aty fare afër dyerve të oborrit (kopshtit të familjes Berisha) qëndronte një postbllok i policisë serbe, sikur e kishin bërë këtë më shumë për të vështrua dhe përcjellë, hyrjet e daljet, si dhe lëvizjet e Sabriut. Pak edhe më kapi trema, nuk e di a frika nga ata (serb. Milicia), apo shqetësimi e emocionet se do të rrij me Sabri Berishën për të cilin siç ceka më lartë e njihja pak a shumë por që më tepër kisha dëgjuar shumë për te nga të tjerët, dhe që ne ende nuk e kishim shtruar rrafsh dhe gjatë muhabetin mbi gjitha gjërat që na preokupojnë, mirëpo, mendoja ja erdhi edhe kjo ditë, ditë e bekuar.

Iu afruam shtëpisë, dhe që nga larg hetuam se z. Sabriu na pritëte padurim, ai qëndronte në ballkonin e shtëpisë tij duke shiquar në drejtim kah vinim ne, me te ishin edhe fëmijtë e tij. Kur zbritëm nga automjeti i  z. Jakup Sabedinit e hapëm derën e oborrit, kurse Sabriu hapi krahët si shqiponjë e vërtetë që ishte dhe nga gëzimi me lotë në sy filloi me atë zë burri që kishte, një bas e zë të fortë tipik i dardanëve dhe bijëve e pasardhësve të heroit tonë Gjergj Kastriotit, thënë shkurtë edhe për nga trupi korpolent, dhe gjithnjë i veshur me elegancë dhe shije, burrë i bukur si trojet tona të stërvuajtura por askurrë të nënshtruara, shiqimi i tij nga shqiponja, qëndrimi i tij burrëror jepte figurën e njeriut të madh, figurën e paraardhësve të tij, figurën e Gjergj Kastriotit, të na uroj mirëseardhje. Aq u gëzua kur na pa, saq nga dera e hyrjës së shtëpisë së tij u nis kah ne me plotë gëzim dhe buzëqeshje dhe pa të mbathura. Më përqafoi shumë fortë dhe ngrohtë siç e kishte zakon, më puthi në dy faqe duke më uruar mirëseardhjee duke thënë; „eja don Marjani (kështu më quante), mirë se të bje Zoti sepse shtëpia është e musafirit dhe Zotit. Jeni në shtëpinë Tuaj“.

Shihej se sa fortë iu gëzua ardhjës tonë, të Fitimit (nipit tij), dhe z.Sabedinit që e donte shumë si aktivist në moshë të re. U ndalëm pak në oborr duke u shiquar sy në sy ku gjithnjë më mbante dorën në krah timin si shenjë mbështetjeje dhe përkrahje, dhe ashtu duke shiquar e duke u përshëndet edhe me antarë tjerë të familjes dhe bijën e dashur të tij Shqipën, miken tonë të zemrës, qëndronim përjashta. Unë në shaka që i kishte ai për zemre dhe gjithnjë i disponuar e pyeta, baca Sabri (nga respekti e quaja bac kurse publikisht me plotë të drejtëzotri Sabriu, meqë edhe ishte zotëri i vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës); „Çka kërkon gjithë kjo polici (milici) para oborrit tënd?“. Ai me buzëqeshje të tij unike e shumë specifike,dhe karakteristike, më përgjigji; „O don Marjani, shpejt do e thejnë qafën, po hiqu tyre e eja shkojmë mbrenda, atyre kaju (qaju) nanën!“ (ishte kjo shprehi e Sabriut dhe „sharja“ e vetme që përdorte ndaj armiqëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, dmth: „Kaju nanën“, shprehi kjo me domethënie të fortë)!“. Me këtë dëshiroi të mos mendoj fare në prezencën e tyre (kurse ai tanimë e disa kohë ishte mësuar më me prezencën dhe provokimet e tyre), për të mos na prishur disponimin dhe gëzimin që jemi bashkë. Dhe u drejtuam drejtë hyrjës së shtëpisë, ku me gëzim na pranoi dhe përshëndeti e zonja e shtëpisë Bukuriaduke na uruar mirëseardhje, bashkëshortja stoike e Sabriut dhe nëna e dashur e fëmijëve të mrekullueshëm të tyre.

Filluan bisedatë e rëndomta mes nesh, pastaj lidhje me gjendjen aktuale politike në Kosovë gjë që më habiti Sabriu me njohjen e problemeve të shumta si dhe njohuritë mbi ukupatorin dhe qëllimet e tij. Nuk fliste shumë edhepse e pyeta disa herë lidhje me turturat, me bastisjet, me maltretimiet e rrahjet që kishte pësuar shpeshherë nga policia (milicia) serbe me preteks se ju po punoni për “Kosova republikë“ dhe „bashkimin e shqiptarëve“ etj., e gjitha këto i përjetonte Sabriu i cili ishte një politikan i mirëfilltë dhe deputet i kuvendit të parë të Kosovë nga LDK.

Muhabeti ynë sa zgjatëte aq më interesant u bënte, e në bisedatë e rënda gjithënjë hyrte me humorin e tij Fitimi, kështuqë u kënaqëm ndjej, biseda e muhabet. Kuptohet nuk mongonin as mezët dhe pijet e përzgjedhura. Por çka më habiti gjatë kësaj ndeje të gjatë, dmth që kur hyrëm e zërëm vend në shtëpi, Sabria u ulë paranesh në dysheme duke qëndruar herë në gjunjë e herë këmbë kryq, e duke na bërë muhabet, ishte e pabesueshme se si mund qëndronte ashtu edhepse e luta disa herë që të ulët në ulëse, ai më mbante dorën e tij në gjunë dhe jo nuk pranonte të ulët në ulëse por me buzëqeshjen e tij të ëmbël, na kthente; „Gëzuar e mirë se më keni ardhë, ma keni kënaq shpirtin“. Këtë e bënte duke na dhënë edhe një shembull të mrekullueshëm tradicional shqiptarë lidhje me mikëpritje. Interesant, ai aq shumë i përcillte dhe kultivonte gjërat e mira tradicionale tona, kurse në tjetrën anë ishte aq modern saq nuk dinte t’ia prishte as gruas, as fëmiut e askujd. I kuptonte pleqët, të rinjët e fëmijtë. I kuptonte në veçanti njerëzit e sëmuar dhe ata që vuanin sepse vuajtjen thuajse gjithnjë e kishte përvuar e që e kishte pjesë përbërëse të jetës.

E pyeta edhe rreth vuajtjeve të tij, rreziqeve që i kanoseshin, por përgjigja e tij ishte e shkurtër; „Jam i gatshëm përherë dhe çdo moment të sakrifikohem - të jap jetën për rininë, kosovën dhe trojet shqipëtare…“

Nga e gjithë bashkëpunimi ynë, nga shoqërimi ynë, nga të dëgjuarat e miqëve të tij, u binda përjetë se; miku im i madh z. Sabri Berisha, ishte;

Prind e edukator i mirëfilltë…

Ishte babë i mrekullueshëm e kjo shihej edhe në edukimin dhe sjelljën e fëmijëve të tij, cilët i kishte pranuar të gjithë si dhuratë më të çmuar nga Hyji. Kuptohet se nuk e kishte lehtë të mbajë bashkë me bashkëshortën e jetës, familjen tetëantarëshe (pesë vajza e një djalë) por ata nuk dorëzoheshin. Gjithnjë i ishte mirënjohës gruas së vet, veçmas për durimin që ka me te(këtë e thoshte si në shaka duke qeshur me të madhe), mirënjohës për rritjen e edukimin e fëmijëve meqë ajo edhe për kah profesioni ishte pedagoge, mësuese, e ku Sabriu thoshte se;„jeta ime është kështu e gjithnjë në punë e vrapë, në lëvizje, aktivitete të shumta kurse gruaja përkujdesët për punën e saj mësuese, rreth punëve të shtëpive, rreth fëmijëve, e që do të thot se punon shumë më shumë se unë.“

Sabriu i donte shumë fëmijët, atyre iu ishte edhe prind, vëlla, edhe mik, me ta fliste hapur për çdo problem. I dëgjonte me durim, por edhe i mësonte e kur ishte nevoja me butësi edhe i qortonte.

Ai me bashkëshortën e tij kishin arritur t’i shkollonin fëmijtë dhe qysh nga mosha e re e tyre të jenë të ndërgjegjshëm dhe përgjegjshëm. I kishin mësuar t’i duanin të tjerët, t’i respektojnë e nderojnë në veçanti më të vjetrit, të moshuarit dhe të sëmuarit, këtë unë e pata hetuar qysh moti tek mikesha ime e dashur Shqipja e bija e dytë me radhë e Sabriut dhe Bukurisëtë cilën e donin shumë, por baba Sabri tejet mase. Ai shpeshherë më fliste për Shqipën, dhe sa herë përmendej emëri saj në mungesë, ai kënaqej, buzëqeshja e tij tregonte vet se sa shumë e donte të bijën e tij të dashur, vëretë gjithnjë thoshte; këtë (Shqipën) e kam djal, shok, këshilltare e gjithçka…

Vërtetë mund të them se familja e Sabri Berishës ishte ideale, ishte e ngritur, intelektuale, punëtore, patriotike dhe e gjitha falë shembullit të nënës së tyre e babës Sabri. Nuk thuhet kot; nga familja e shëndosh, edhe shteti i shëndosh. Ata qysh moti e kishin kuptuar se familja është gjë e shenjtë dhe e paprekshme, qerdhe e dashurisë, dashuri e cila duhet të përhapët që nga familja e tutje. Sabriu vërtetë ishte tejet i lumtur me fëmijtë e vet, dhuratat më të bukura e më të mira të mundshme nga Hyji, qysh dinte të thoshte shpeshherë.

Njeri i pathyeshëm, trim… Burr i fjalës – besës…

Me qiltërsinë e tij ,me afërsinë që kishte me çdo njeri si në punë ashtu edhe në jetë private ai përfitoi thuajse çdo zemër të njeriut, përfitoi pleqë e të rinjë, politikaj, qytetarë e fshatarë, kolegë e nxënës nga të cilët ishte shumë i dashur - pranuar dhe kuptohet se gjithë këtë e arriti shkaku modestisë që kishte, shkaku i thjeshtësisë, i mirësisë dhe dashurisë ndaj çdo krijese. Aleat e kishte durimin, por dinte edhe të jetë i ashpër në qëndrimet e tij kur e kërkonte nevoja. Ai nuk mund të duronte padrejtësitë e në veçanti padrejtësitë ndaj popullit të pambrojtur dhe paqësorë shqiptarë, gjithmonë e thoshte; “Kemi vuajtur dhe jemi duke vuajtur shumë e padrejtësisht dhe kësaj duhet ti ipet fundi, kështuqë duhet të jemi të bashkuar në qëndrime, të pajtuar mes veti dhe të vendosur. E duam lirinë si gjithë popujt tjerë, dhe për këtë nuk do e kursejmë vetën tonë dhe nuk do i gjunjëzohemi askujt e aq më pak armikut tonë të përbetuar shkjaut, sepse ne nuk kërkojmë asgjë nga askush por nga Zoti jemi të krijuar të lirë. Jemi popull autokton, një e dij se këta do e thejnë qafën patjetër dhe shpejtë, bota na përkrah, por duhet patër durim dhe gjithësesi duhet punuar në këtë drejtim, që të kemi liri,pavarësi dhe demokraci…”

Thënë të vërtetën mua më habitëte por njëkohësisht edhe më mahnite me qëndrimet e shiqimet dhe vizionin e tij politik edhepse e dija se pikërisht nga vet serbët vuante padrejtësi të mëdha, vuante nga turturat që iu bënin, nga maltretimet, bastisjet, rrahjet e çka jo, por ai nuk ndryshonte qëndrim. Punonte aq  shumë në ngritjen e shkallës së arsimit, në ngritjen e vetdijës kombëtare saq me krenari edhe duke e maltretuar pohonte; “Jam i thirrur që të edukoj rininë, që ata ta kenë jetën si e gjithë rinia e botës demokratike, prandaj nuk mund të më frikësoni me kërcnime e rrahje, unë nuk ndalëm sepse askujt keq nuk jam duke i bërë…”

Me qëndrimet e tija burrërore ai na jepte shembull se si duhet vepruar, punuar dhe qëndruar stoikisht për ideale të larta kombëtare pamvarësisht gjithave, turturave, rrahjeve, kërxnimeve etj...

Ishte frymëzues dhe inspirues i kolegëve të vet,  nxënësve të tij, i shkollës më të madhe numerikisht në Kosovës, shkolla “Gjon Sereqi”, dhe dukej se pikërisht edhe jetën e bënte si patrioti Gjon Sereqi, mos të them se ishte në një mënyrë kopje e tij. Është shumë interesant edhepse kishte angazhime të shumta, ai thuajse për gjithkënd dhe gjithmonë gjendëte kohë për të biseduar dhe iu ipte mundësi për tu këshilluar me te. Nuk e përjashtonte askend, pranonte edhe kritika të cilat I merrte si sygjerime e këshilla. Natyra e tij atë e bënte shumë të afërt me të gjithë. Ishte trim e kjo dëshmohet edhe me pranimin e dëtyrës të drejtorit të shkollës “Gjon Sereqi”, pra nuk iu frikësonte as armikut e as përgjegjësive. Të gjithë miqët e tij pohojnë se Sabriu kur të thot Po u kry, apo njësoj kur të thot Jo mori fund. Me këtë ai dëshmonte sa sa besnik i është qëndrimeve të tija, ku ishte i gatshëm gjithmonë të merr mbi supet e veta edhe veprimet e bashkombasëve të vet. Për te besa e dhënë ishte alfa dhe omega. Njerëzit flisnin me te, u këshillonin, ia tregonin edhe mëshehtësitë më të vogëla meqë e dinin se ai është burrë i fjalës dhe besës, trim dhe atdhedashës i paepur, njeri që kurrë nuk do të të tradhtoj në asnjë mënyrë e rrethanë.

Politikan i urtë, njeri i paqës, i matur, po aq edhe profetizues...-  Vizionar, altruist dhe humanist!

Mr. Sabri Berisha që herët mirrej me politikë, asnjëherë për karierë, por për të mirë të shoqërisë, ta shtyej shoqërinë të mendoj me kokë të vet, të punoj për ardhmërinë e vet, në veçanti potenconte rininë, sepse gjithnjë pohonte; „Ardhmëria është e Juaja, sa e çka do të mbjellni atë edhe do e korrni më vonë…“

Lidhje me angazhimet e tij politike mesiguri se do të dihej shumë me kohë e do të shkruhet nga bashkëpartiakët e kolegët e tij, me të cilët ndau të mirën e të keqën për decenie me radhë. Një e dij se ai ishte antarë i LDK që nga themelimi i saj si dhe bashkëthemelues i LDK, dega në Ferizaj, mirëpo sidoçoftë ai punoi shumë pa pyetur kënd cilës parti o fe i takon (pas luftës), atij i interesonte puna e mirë për Kosovën, kështuqë asnjëherë nuk bënte përjashtime partiake. Shembull konkret i jetës së tij ishte presidenti historik të cilin e donte pamasë, dhe Mons. Dr. Lush Gjergji, prift. pikërisht shkaku i qëndrimeve të tyre paqësore dhe demokratike. Ishte paqësor, ishte njeri që gjithmonë dëshironte të ket kompromis, të ket mirëkuptim, ai mendonte shumë kur dëshironte të merr ndonjë vendim apo të flas lidhje me politik, por e vërtetë se nuk fliste shumë, por punonte shumë për të mirën e përgjithshme shqiptare. Edhepse ishte pacifist, gjithmonë pohonte; „Pa luftë vështirë të arrijmë lirinë e pavarësinë, i njoh unë këta, nuk e lëshojnë lehtë Kosovën e cila fle mbi ari…“

E them me përgjegjësi të plotë se ishte i vetdijshëm se do ketë luftë në Kosovë, këtë e thoshte atëherë kur njeri nuk mendonte se mund të shkatërrohet Jugosllavia me luftë, dhe me një rast më tha; „don Marjani, në Kosovë do ketë luftë por i frikësohem numërit të madh të viktimave, sipas disa paralloarive mund të kemi edhe deri në 300 mijë viktima, kësaj ia kam frikën shumë…“

Dhe vërtetë plani serb ishte i tillë, të ket shumë viktima, të dëbon po aq njerëz për shqipëri kështuqë sipas elaborateve të akademisë së shkencave serbe dhe Vaso Qubrilloviqit në Kosovë të mbesin diku rreth gjysmë milioni shqiptar dhe po aq serb të sillën nga trojet e ndryshme dhe ta kolonizojnë Kosovën me serb ardhacak (tentim ky i kahershëm). Mund të konstatoj se ishte vizionar, ishte largëpamës dhe në një mënyrë profetizues. Kishte parandjenja ndaj ngjarjeve që do të ndodhin, dhe pikërisht ndodhën, ndodhi lufta ku „theu qafën“ armiku i përbetuar, luti Zotin shumë që të kemi sa më pak viktima.

Dha Zoti, e falë tij dhe ushtarëve tanë të lirisë – UÇK-së si dhe miqëve tanë ndërkombëtarë e në rend të parë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ngadhnjyem ndaj të keqës, ndaj armikut të përbetuar. Vuajtëm shumë, shumë familje humbën më të dashurit e tyre, pati shumë viktima, të plagosur, të zhdukur, shkatërrime…u Fijuam por Ngadhënjyem.[2]

Mr. Sabria ishte shumë krenar me luftën që bërën bijtë dhe bijat tona, ai i nderonte dhe respektonte e çmonte shumë luftëtarët dhe familjet e tyre. Por edhepse dha Zoti e shpëtuam ai ia kishte frikën tanimë punës tonë e thoshte; „E tash? Shumë punë na pret, por dhashtë Zoti të mos kemi hasmëri e gjelozi mes veti…por s’bashku të punojmë në sanimin e plagëve të shumta, në rindërtimin e vendit përtë cilin sakrifikuam shumë, të punojmë për vëllazërinë tonë gjithëshqiptare e mos të këqyrim intereset përsonale…“. Këtë e thoshte sikur të kishte studijuar shumë e thellë mentalitetin tonë, kjo që i dhimbëte dhe e mundonte më dukej shumë, të cilën gjë më dukej e mbante dhe përjetonte në zemrën e tij të madhe.

Ai punonte pandërpre të gjej modusin më të mirë të mundshëm për krijimin e një klime të mirë të paqës, mirëkuptimit, harminis së pasluftës, për krijimin e rindërtimin e vendit në gjitha sferat jetësore por në rend të parë për krijimin e paqës dhe rahatisë shpirtërore në njeriun në rend të parë.

Me një rast duke parë rrethanat e reja të krijuara pas lufte, dhe duke ditur se Mr. Sabria është shakagji i madh, dhe duke biseduar lidhje me politikaj tanë dhe rreth presidentit paqësorë z. Ibrahim Rugova (tani i ndjerë), miku im Jakup Sabedini ia shtroi një pyetje; “Baca Sabri, çka ju merr mendja, cili politikan do ishte më i miri, më i përshtatshmi dhe më i pranuari për gjithë në shoqërinë tonë të pas lufte? Këtu ai nuk mendoi shumë por si zakonisht tha; „Po të mirë janë gjithë bre Jakup!“. Z. Jakup Sabedini iu përgjigj; „Unë mendoj se njeri më të përshtatshëm bile edhe për kryetar të gjithë shqiptarëve se sa Marjan Sebaj Sopi nuk ka!“ Mr. Sabriu ia filloi që qesh me të madhe duke më shiquar e duke menduar se tani e tutje do të filloj të mirrëm me politikë, gjë të cilën ai nuk e dëshironte këtë për mua, sepse gjithnjë thoshte; „Je i të gjithëve pa dallim bindjesh politike o fetare, dhe rri kështu!“ Më pas z. Sabedini vazhdoi; „ E din pse Marjani? Sepse, ky nuk është karrierist, nuk vrapon pas karrige meqë ka karrigën e vet gjithkah me vete pra karrocën (në të cilën isha tani e sa kohë „i lidhur“ për te), dhe në momente se nuk është i mirë lehtë e ndërrojmë pasi ky nuk shtinë rrënjë, meqë e ka karrigën (karrocën) me rrota dhe atë moment se nuk është i mirë lehtë e shtyjmë, pra e hjekim nga selia – pushteti“. Këtu Sabria nuk mund të ndalej së qeshuri, dhe që atëherë ai gjithmonë e merrte këtë shembull lidhje me karrieristët dhe rrënjagjitë politikaj. Saherë u takojshim qeshnim lidhje me këtë, ku shpesh më quante „president i gjithë shqiptarëve“. Thënë të vërtetën në prezencën e zotri Sabriut kënaqej shpirti e zemra, njeriu relaksohej me muhabet e shaka. I donte pamas të vuajturit dhe njerëzit në vështirësi, dëshironte t’iu ofroj të gjithëve një ditë të lumtur. Dhe kështu vazhdonte jeta dhe shoqërimi ynë, kurse që nga ajo ditë unë në shtëpinë – konakun e bacas Sabri „U shpalla president i të gjithë shqiptarëve“.

Njeri i sakrificës, human, kombëtar - patriot i paepur

Ishte njeri human, dhe rrallë herë mund të takosh njeri aq të ndjeshëm lidhje me rastet sociale, me reste të ndonjë sëmundje, me varfëri…, ishte shumë i ndjeshëm ndaj rasteve të tilla. Po njohi ndonjë rast në kushte të vështira, atij menjëherë i mbusheshin syt me lotë, dhe me gjithë zemër u mundonte të bashkëndaj dhimbjen e vuajtjen me ta. Më kujtohet mirë kur ishte helmimi i nxënësve të Kosovës nga serbët. Ai bashkëndinte dhimbje me ta, qante baraz me ta, vraponte për t’iu ndihmuar fëmijëve, të cilët thoshte se janë sikur fëmijtë e mi… I vizitonte në shtëpi, në shkolla, te Kisha „Enjëlli Rojës“ në Ferizaj ku ishte bërë si një lloj spitali për pranimin e tyre – nxënësve të helmuar, vizitonte edhe ambulancën e famullisë Binçës me mjekët miqë të tij…Vërtetë mund të them se me këtë rast zemra e tij e madhe dhe e dashur ishte tejet e lënduar, e plagosur thellë.

Iu gëzua pamasë viteve të nëntdhjeta kur filloi aksioni i madh i rinisë për pajtimin e gjagjeve dhe ngatërresave mes familjeve shqiptare në krye me akadamikun prof Anton Qetta, kjo që ishte edhe një parapërgaditje, senzibilizim dhe harmoni e bashkimit të popullit, veçmas e rinisë e cila pritëte se do ndodhë më e keqja edhe në Kosovë pos hapësirave tjera të shtetit të përbashkët atëherë Jugosllavisë. Rinia u bashkua, populli tanimë ishte një, dhe nga ky popull doli UÇK-ja. Mr. Sabri Berisha ishte ndër ata që iniconte pajtime, njihte shumë familje dhe papërtesë shkonte me kuvendar, me këshillin e pajtimit…Kurr nuk deshti e nuk ishte njeri që expozohet, por punonte në heshtje dhe pandërprerë. Morri pjesë në shumë aksione pajtimesh ku siç thonte; „Po më bëhet zemra mal kur po shoh popullin e bashkuar e në ballë të saj rininë, e nëse vazhdojmë kështu atëherë kemi ardhmëri!“

Kudo ndondhte ndonjë tragjedi, ndonjë vdekje…aty për ngushllime e kishin drejtorin e dashur Sabriun. Po edhe në raste të ndonjë sëmundje ai vizitonte njerëzit, iu ipte zemër e kurajo, pikërisht siç më dha edhe mua kur pësova në fatkeqësi të dytë të komunikacionit në Veternik në dalje nga kryeqyteti ynë Prishtina.

Met ë dëgjuar këtë, ai më thirri menjëherë në telefon e më pyeti, i tregova se kam shpëtuar me disa lëndime dhe nuk e lash të mundohet e të vij në Spital meqë i tregova se pas disa ditësh do jam në shtëpi. Dhe, sapo më liruan nga Spitali e ku qëndroja në shtëpi, pas dy tre ditësh ndër shumë miqë e vizitor më lajmëruan nga Ferizaj se janë duke ardh për të më vizituar një grup miqësh. Sa u gëzua kur erdhi me vëllaun e tij Musën, me Jakupin, Fitimin, Shqipën e disa tjerë për në vizitë te familja.

Me të hyrë në sallon ku isha i shtërirë, iu mbushën syt lotë, nuk foli për disa minuta (gjithë ia ipnin fjalën e parë bacës Sabri) dhe pastaj me buzëqeshjen e tij të lehtë dhe simpatike, tha: „don Marjani, së pari gëzohem që të shoh se nuk qenka ashtu siç kam dëgjuar, dhe pastaj e falenderoj Zotin se ke shpëtuar dhe je gjallë dhe po ai që ishe gjithmonë, edhepse e di që ke dhimbje, por mos u dorëzo, kemi kaluar ne gjëra edhe më të vështira dhe ja jemi prapë këtu, ti je i fortë e di!“ Për herë të parë e pash Sabriun duke folë me dridhjebuze, me zë të qetë melankolik dhe ngadal, e me ndjenja të thella të dhimbëshurisë, kuptohet buzëqeshja e lehtë karekteristike atë e përcolli që nga lindja edhe tani e deri në shkuarje në amshim…

Sa ndejtëm, ai gjithnjë e përzëritëte; „Nuk guxon të dorëzohesh, sepse kemi ende shumë nevoj për ty!“

Fjalët e tija më forconin, më ipnin kurajo, më jepnin shpresë dhe besim për të vazhduar betejat e radhës. Por, siç ishte vizionar disi si „tinëz“ më luti disa herë duke më thënë; „të lutëm dil përjashta e shko në Gjermani shërohu, atëherë kthehu dhe vazhdo…Marjan këtu nuk kemi ende mjekësinë e duhur“.

Dhe vërtetë duke e ditur se Mr. Sabriu i din dhe njeh gjërat, më bëri edhe kjo që të bindëm se më duhej të largohem përkohësisht për shërim e kurajo në Gjermani ku kisha familjen e tërë me vite atje.

U kënaqëm atë ditë me biseda duke i kujtuar ditët e para luftës, pas luftës dhe duke planifikuar të ardhmën e Kosovës. Ai edhe nuk ishte i kënaqur me zhvillimet politike aktuale të pas luftës, por e përsëritëte; „Kryesorja tani jemi të lirë dhe dalngadal ngritemi. Kosova njëherë e përgjithmonë u lirua nga okupatori serb, kjo është me rëndësi sepse tani e kemi fatin tonë në duar tona!“

Nuk mungoi as humori të cilin e kishim të njohur, u kënaqëm sa ndejtëm së bashku rreth dy-tre orë. Kënaqësia e tij ishte të flasim për traditat shqiptare, për historinë tonë të lavdishme, për personazhe patriotik etj…

I pavdekshëm…me jetën dhe veprimtarinë e tij.

Kush e ka pas kënaqësinë dhe rastin t’a takoj, ta njihte Mr. Sabri Berishën, gjithë e din se ai ishte njeri spirituoz, plotë shaka apo ndodhi jetësore që i kthente në humore. Ishte gjithnjë me buzëqeshje në fytyrë, por kur qeshte me zë po edhe nuk e pate ndër mend të qeshësh, ai të bënte të qeshësh meqë kishte një të qeshur shumë të embël e karakteristike. Dint eta dispononte shoqërinë në çdo moment, i përshtatej çdo kohë dhe rrethane, çdo njeriu…

Kolegët e tij dëshmojnë se ishte punëtor i pashoq, i pakrahasueshëm, plotë vullnet dhe energji positive. Ky njeri e them pa hezituar se ishte pikërisht pasardhës Dardano – Ilire dhe bir i denjë i Gjergj Kastriotit dhe Shën Nënë Tereza, dy personaliteti (që simbolizojnë njëri Trimërinë e tjetëra Humanizmin e dashurinë) personaliteti e persona që i donte shumë. Pra, ishte pasardhës i tyre sepse para ardhësit tanë, të parët tanë, dinin të janë të lumtur me ata që gëzoheshin dhe të vuajnë me ata që vuajnë, pikërisht ashtu siç na mësoi apostulli, i trojeve tona, dishepulli shën Pali qysh në shekujt e parë të erës sonë ku pikërisht në trojet tona Dardano – Ilire edhe tha, dhe shkroi fjalinë e njohur, po e parafrazoj; ”Vuani me ata që vuajnë, gëzohuni me ata që janë duke u gëzuar...”  , dhe më dukej se këtë në përpikëri e zbatonte në jetë miku im i dashur Sabriu.

Ai me jetën shembullore për të tjerët, me veprimtarinë e tij sakrifikuese e vetmohuese, me angazhimet e tija të gjithëanshme, me fjalët e tija, me zemërgjerësinë, bujarinë, mikëpritjen e dashurinë ndaj Zotit dhe vëllaut e motrës njeri që kishte, me dashurinë e paepur dhe të flakët për Kosovën e popullin shqiptarë, për Kosovën të cilën arriti ta shoh shtet të cilin e dëshiroi aq shumë e për të cilën shkriu jetën e tij, mbetët gjithmonë i pavdekshëm sepse gjitha këto veti e tipare që kishte ai neve na bëjnë që askurrë të mos e harrojmë, por gjithnjë ta mbajmë në zemër e shpirtin tonë Mr. Sabri Berishën, kurse neve na mbetët që shembullin e mrekullueshëm të jetës dhe veprimtarisë së tij ta ndjekim. Mesiguri se ai nga jeta e amshuar lutët ende për ne dhe Kosovën e tij të dashur si dhe mbarë popullin shqiptar kudo është, prandaj unë besoi fortë se nuk do e dëshprojmë asnjëherë, do jetë krenar me familjen e tij të cilën e edukoi në frymë atdhedashurie dhe dashuri për arsim.

Kur e gjitha filloi të rregullohet ashtu siç parashikonte miku im, ja Zoti kishte tjera plane me te, e mori nga kopshti I tij lulën më të bukur për veti, duke lënë në jetën tonë fizike një zbrasti të madhe, meqë ai na nevojitej ende për të na mësuar e këshilluar. Mirëpo, Zoti deshi që zemra e tij e cila vuajti shumë të pushoi së rrahuri vitin 2016. Nuk do të harrojmë kurrë dhe porositë e tua do të mundohemi t’I zbatojmë; pra ta duam dhe nderojmë njëri-tjetrin pa dallim nacionaliteti, feje, përkatësie partiake o bindjesh. Pusho në parajsë e lutu për ne! Amen.

Dhe për fund të këtyre rreshtave rreth jetës dhe veprimtarisë së Mr. Sabri Berishës, do e kisha një lutje apo propozimi: Nuk e di a egziston ndonjë buztë, përmendore e tij, aty afër shkollës “Gjon Sereqi” ku shkriu jetën në edukatën e rinisë, apo ndonjë rrugicë siç është rruga Ferizaj – Varosh, të cilën rrugë e rrahu natë e ditë, dimër e verë, në acar e nxeht për të mirën tonë të përgjithshme. Prandaj, nëse nuk egziston bëjë apel që këtij njeriu të madh, këtij burri të kombit shqiptar mos t’I hyjmë në hak, e di ai gjithçka bëri nuk bëri për lavd por është përjegjësi e jona t’ia japim vendin e merituar veteranit të arsimit, veprimtarit të shquar mr. Sabri Berisha.

Pusho në paqen e amshuar miku im i paharruar Mr. Baca im i dashur Sabri Berisha.

Je në zemrat e shpirtërat tanë sot e përjetë deri mos të bashkohemi një ditë me Ty në Parajsë.

Marjan Sebaj – Sopi

Rostock; 15. 09. 2017


[1] Shih: Libri„Flijimi Ngadhënjyes“ (Memoare), fq. 87-88.,Marjan Sebaj Sopi, Shoqata HEKAS

„NIKË PRELA“ FERIZAJ 2006

[2]  Shih. Vepra e cituar; „Flijimi Ngadhënjyes“ Ferizaj, fq. 87-88



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora