E enjte, 28.03.2024, 04:17 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Nënëmadhja do na bëjë sot fëmijë në shkolla shqipe

E merkure, 24.06.2020, 10:33 AM


NËNËMADHJA DO NA BËJË SOT

FËMIJË NË SHKOLLA SHQIPE

NGA KALOSH ÇELIKU

Rrëzë Kalasë kaçakëve të Zajazit, ende vonohet Pranvera. Nuk këndojnë zogjtë, nuk fluturojnë dallëndyshet, ende nuk kanë ardhë lejlekët. E, në anën tjetër: Patriotët e vonuar, nuk zbresin dot nga foltorja. Bina. Sheshi. Rrëzë kalasë Dardane, përpara Muzeut të Luftës Nacional Çlirimtare, e skuqin me flamuj kombëtar kuqezi. Këngë patriotike. E shpalosin programin e tyre zgjedhor përpara zgjedhjeve parlamentare në kohë Pandemie. Radhiten njëri pas tjetrit me kollare kuqezi, secili më trim se shoqi, ndizen zjarr. Ndërtojnë rrugë... Fabrika... Shkolla Shqipe. Ujësjellës... Pëmendore… Varre… E bëjnë me premtime Shqypni Etnike… Ndonjëri, shkon edhe më larg: Gjatë një fushate parazgjedhore në një katund u tha, me plot gojën të pranishmëve në shkollën e fshatit:

- Ne, do t’u ndërtojmë rrugë... Ujësjellës… Xhami me dy e katër minare… Edhe shkollë moderne dhe salla të edukatës fizike…

- Po, ne nuk kemi fëmijë. U dëgjua zëri i një katundaari diku nga fundi i sallës.

- Edhe fëmijë me qerre do t’ju bëjmë ne, burrat e Nënës Parti…

- Hi - hii - hiii… Qeshën disa të rinj kopila, me flamuj partiak në dorë.

Dhe, vërtetë në qytetin e Kalosh Zajazit, Kaçakut të maleve, çdo katër vite para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare e bënin Shqypni Etnike. Majë çative të shtëpive, plepave dhe shtyllave elektronike dhe telefonike nëpër katunde valonte, flamuri kuqezi me shqiponlën dykrenare. Jehonin këngët patriotike me çifteli, dajre e lodra:

Vjen Valiu, or pi Manastëiri:

Ju Zajazaz, bre, ku më jini?

N’Karbunëicë, more, pusëi kini!

Sefer Kaçakun ju çaush e kini

Kadri Dangën bylykbash më kini.

More, Sefer, bre, musteçeverdhë

Shkruj nji letër, more, ta çojmë n’sher

T’na çojnë xhephane, t’na çojnë fishekë

Se me komita, jalla, liftojmë vetë!

More komit, bre, i bugarit

A i njef trëimat e Zajazit?

T’apin plumjin, jalla, permes ballit!

Mor komita, bre, komita të rëi,

S’ kini pa ju, shyptar me sëy,

Ta majnë houtën, jalla, drejt në sëy!

E, në realitet: Vendlindja e Kaçakut të maleve, Kalosh Zajazit binte e zgjoheshte nga gjumi me Robërinë. Liria nuk e donte këtë vend të ashpër malor. Çerdhe kaçakësh, brez pas brezi: Emin Xhambazi - Çeliku (krahu djathtë i Dervish Carës), Kalosh Zajazi, Sadin Selmani, Sulltanë Qafa, Sefer Zajazi, Sulë Jetimi, Xha Nefruz Çeliku… Që, nëpër shekuj nuk arriti dot t’i bëj zap, fusë nën zgjedhë as Mbreti e as Krajli. Herë pas here, kishin bërë kryengritje maleve, nga një luftë e kishin nisë për çdo vjet.

Xha Nefruz Çeliku fillkat vetë në malet e Garanës, në Çelvjlollcë kishte bërë luftë flakë më fkakë me bullgarin, e kishte vënë vetë me gur kufirin në mes Bullgarisë dhe Shqipërisë. Burri i fuqishëm dhe trim duke u kthyer në fshat rrugës me dorë e kishte mbytyr edhe një ujk mali. Sulltanë Qafa, që me gërshërë të dhenëve ia vrau shtatë vetë Mikales Brodit, për t’i dalë zot Shtëpisë. Katundit të nemur nga Sulltani e Krajli mes atyre maleve me d?bor? ver? e dim?r.

Dhe, sot ne jetojmë me dasma, fushata zgjedhore me emrat dhe luftërat e atyre burrave. Trimëritë, që ende i mbanim gjallë nëpër këngë, e në të vërtetë ende nuk ua kishim bërë as varret. E, të mos flasim ndonjë rruge, ose shkolle t’ua vënim emrat e tyre. E ku më në mes të katundit ose qytetit t’u ngrisnim edhe  përmendore. I thirrnim sa herë që ishim në zor, kur na duheshte votat e popullit, fuqia e tyre për luftë në fushata parazgjedhore. Të nesërmen, posa i vendosnim bythët në Qeveri, nëpër ministri, kabinete, ua harronim edhe emrat.

Përsëri duheshte të kalojnë katër vite, që ne përsëri t’i ngrejmë nga varret ata burra. Ne, me këngë e çifteli e ata me pushkë gjatë fushatave zgjedhore përpara popullit. Edhe, nëpër libra: O burra, zgjohuni nga varret! Rrokni armët politike se, na mbytën të gjallët!...

Në fund, pasi i “fitonim” zgjedhjet, përsëri ia futnim gjumë dimëror. Argatë e hyzmeqarë në Qeveri… Lypës te Ura e Gurit mbi Vardar me torbën plotë taxhi përqafe… I prisnim nën mrize, dardha gorrice zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare. Jo, në “Mrizin e Zanave” të At Gjergj Fishtës me “Lahutën e Malësisë”.

Edhe sot si zakonisht dola nëpër Qytet. Frekuentova lokalet më të preferuara: në njërin e piva uzon, te tjetri birrën dhe te i treti verën dhe drekën e Mikes Di. I shfletova edhe tri gazetat e ditës partiake. Mezi i gjeta dy - tri shkrime për lexim. Pordhë, e Pertive politike. Dhe, faqe plot raklama e konkurse Qeveritare. Qeveria sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohërit shpallë për administratorë shtetëror shqiptarë edhe 500 vende pune. Vitin tjetër, vinte në pushtet partia tjetër - politike “demokratike“ maqedonase, dhe i përzente këta administratorë partiak, që rrinin në shtëpi pa vende pune e me paga mujore. Në vend të tyre, pranonte partizanët e vet partiak. Përçudi, gjatë këtyre viteve partitë tona politike ishin shndërruar në ente punësimi për shqiptarët.

Populli, pas zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, u duartrokiste për “fitore”. E priste Lirinë. Edhe pse, ishin mësuar me shekuj: Dhe, e donin Robërinë. Mjaftonte, vetëm Nëna Parti t’i thirrte në zgjedhje lokale dhe parlamebtare, dhe ata i vogël e i madh me parulla, pankarta e flamuj kuqezi dilnin në rrugë. I kërkonin të drejtat e barabarta kombëtare.

Të nesërmen, heret në gjumë policia speciale me maska e gjithë arsenalin më modern të armatimit në shtetin e “përbashkët”, u binte në gjumë në Qytet e nëpër katunde. I vriste, siç thotë populli: Qenin në rrush. Burgoste. Ndonjëherë, u binte edhe në Qytet, ua tmerronte fëmijët. Familjen, me arsye se gjoja kërkonin “terroristë”… Kriminelë lufte… Partive tona politike, të nesërmen u nxirrnin punë partiake. Turr, në mjetet e informacionit, gazeta e ato elektronike të fotografohen si “petriotë kuqezi”, t’i dalin zot popullit... Atdheut…

Populli i shkretë, vit për viti hante çotek. Dhe, çdo katër vite përsëri ua jepte votat po të njëjtëve “patriotë kuqezi“, siç duket e kishin pasur pak çotekun… Duheshte ende…

Dhe, pse duhej fajësuar Partitë tona Politike Shqiptare, që gjithë jetën mbetën lypës, argatë e hyzmeqarë të Ura e Gurit për të drejta kombëtare, kur ky popull vetë e kërkonte çotekun dhe Robërinë natë e ditë me pish? e qiri…

- Eh, ore burrë, më tha një ditë Dudumi. I ashpër ke qenë gjatë këtyre viteve me penë e shkrime publicistike në gazeta e libra...

- Iu përgjigja: Ç’doni të thoni ju me këtë porosi?! Ende, të ma djegin Shtëpinë. Pasurinë. Vrasin pas shpine. Përzënë nga Atdheu?! Është dashur si ju, çdo katër vite t’u shkoj përmbrapa, si dhelpra pas herdheve të dashit, mos i bien udhës. Duartrokis në skenë arushës me dajre...

- Ta merr mendja.

- Hi-hii-hiii… Trusakatët çdo katër vite, para zgjedhjeve të përurojnë ekraneve televizive partiake “artistët” e vet… “Analistët” politik… Shkrimtarë… Shkencëtarë…

- Po, u përgjigjë Dudumi.

- Në fund, të nderohen edhe me poste politike, çmime letrare si ptariotë të vonuar. Vende pune. Banesa. Shtëpi… Gra besnike?!…

- Puna e tyre për popull, duhet edhe të shpërblehet si patriotë të vonuar të partive tona politike - “demokratike“, u përgjigjë Dudumi...

- Hi-hii-hiii… Qesha, Unë. Dhe, ne falë këtyre “patriotëve kuqezi“ është dashur ta presim tridhjetë vite Lirinë?!…

- Patjetër. Lufta për Gjuhë Shqipe… Shkolla shqipe… Kulturë shqiptare… Shqipni Etnike, kërkon gjak dhe kohë… Viktima lufte…

- Po. E, ku ishin këta patriotë të vonuar gjatë këtyre tridhjetë viteve?!

- Dihet, në prehërin e Nënës Parti. Qeveri… Ministri... Kabinete...

- E tashti, pse nuk vazhdojnë të koten ende nëpër ato biruca politike?!

- Liria ndërroi rrugën… Partive tona politike u doli bytha për mejdani. Tata e Madhe i përcjellë nëpër Çarshi me këngë dhe dajre. U këndon këngë patriotike në Lëmë…

- Dhe, burrat e mejdanit: Turr, te Partia e Re “Demokratike”, në pushtet. E shajnë Komandantin, që deri dje i duartrokisnin, ia fërkonin herdhet me dorë, u priu në male…

- Hi-hii-hiii… Përsëri, qesha. Edhe, kjo nuk është risi. Trusakatët nuk shohin më larg se para këmbëve të tyre… Përtej, Bythës…

- Megjithatë, duhet pasur sy për të parë në Lëmë. Matanë portës. Nesër…

- Burrat e mejdanit me rëndësi është që e shohin torbën me taxhi përqafe...

- Luftë, do të thuash kanë bërë për një torbë taxhi në grazhd?! Gjakun e kanë derdhë deri në gju për Liri… Përpak, të na mbytet edhe Kali i Skënderbeut si tek ajo kënga popullore. Edhe, atë: Vetëm e vetëm, që ta shalojmë “Kalin e Shemës” pas porte nëpër “Bit-Pazar”.

- Përsëri, asgjë. Liria na doli kurvë... Natë për natë i ndërron burrat.

- Kurvë na doli, se: Partitë tona Politike Shqiptare, ishin kurva. I zgjidhnin brekët çdo katër vite. Pillnin kopila pas Mullarit me kashtë. Dhe, të nesërmen na i lenin lyrekët kopilat pas dere… Ne gjatë këtyre viteve i zgjidhnim dhe i lidhnim brekët… Patriotë të vonuar “kuqezi” kemi qenë me vite. Rrospia meshkuj me brekët mbi pantollona…

- Nuk pajtohem me ty, o burrë. Ne kemi bërë luftë flakë më flakë. Maleve kemi derdhë gjakun rrëke për Liri… Atdhe…

- E di, edhe këtë histori partiake. Burra të tjerë ishin ata të maleve, e tjerë burra jeni ju të sodit, trima pas lufte, fushës me brekët nëpër këmbë në Qeveri… Ministri… Kabinete…

- Çka don të thuash me këtë?!

- Them: Se, ju të fushës jeni kurva… Kurvë nuk është ajo grua, që shkon burrë më burrë… Po, kurvë është ai që shkon parti më parti politike…



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora