E diele, 09.08.2020, 03:50 AM (GMT+1)

Komente » Ukaj

Ndue Ukaj: Tonelata letra të quajtura diploma, por pak dije e emancipim

E merkure, 24.06.2020, 08:54 AM


Ndue Ukaj:

“Shkolla e madhe e Jesuitëve në Shkodër është porsi një ishull mësimi në mjedis të padijes që e gjen rreth e rreth në Shqipëri… [Krahas shqipes] mësimet, italisht, latinisht, frëngjisht e gjermanisht, jipen prej Etërve Jesuitë, me atë dije që as armiqtë e tyre s’ua mohojnë. Të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Evropës, munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë të barazohet me to” - shkruante eruditi Faik Konica në vitin 1900.

Sot, shqiptarët kanë dhjetëra universitete, me qindra shkolla e kolegje, por asnjë shkollë nuk e meriton një epitet të tillë çfarë i jepte Konica Shkollës Jezuite. Pra, pas më shumë se një shekulli, shqiptarët nuk kanë një referencë kaq të fortë morale e kulturore, një mostër kaq përfaqësuese për të krahasuar një shkollë tonën me një tjetër në Europë. Prandaj, sot, mes nesh mund të kemi tonelata letra të quajtura diploma, por pak dije e emancipim; shkolla e universitete pafund, sa për t’i bërë konkurrencë njëra-tjetrës dhe lagjes, por jo kurrë për t’u krahasuar me shkollat e universitet që i ka bota e qytetëruar. Dhe kjo është një nga ngecjet më të mëdha shqiptare dhe njëra nga arsyet e forta të emancipimit të ngadalshëm të kombit tonë.

Dihet, asnjë shoqëri nuk mund të emancipohet pa shkolla dhe pa libra, sepse shkollat dhe librat krijojnë unitetin shoqëror, i japin forcë e dashuri vepruese zhvillimit të kombit dhe përcaktojnë fatin e tij. E shqiptarëve të sotëm- të trullosur nga politika - e cila u rri si saç përvëlues mbi kokë, nuk u shkon mendja se përparimin e vërtetë nuk mund t’ua sjellë politika, por shkollat dhe librat.

Shoqëria shqiptare ka vite që aspiron t’i përvetësojë vlerat e demokracinë perëndimore, por nuk ka mundë t’a bëjë një gjë të tillë, sepse, shoqëria jonë nuk ka arritë t’i fusë idetë e shkollës perëndimore në shkolla tona, të cilat dominohen nga mentaliteti dhe sjelljet joperëndimore.

Të jemi të sigurtë, për sa kohë nuk themi shkolla dhe librat të bëjnë njeri dhe jo të kundërtën, ne do të vazhdojmë të jemi të çoroditur dhe nuk do të dimë të krijojmë rend dhe sistem vlerash normale.

Bota e përparuar, deri me sot, nuk beson se ka instrument tjetër më të përparuar për emancipimin e shoqërisë sesa shkolla dhe librat, kurse ne nuk përulemi përpara këtij tempulli, por ngarendim pas dokrrave.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora