E premte, 29.03.2024, 02:15 PM (GMT)

Kulturë

Albin Hisku: Roli i “ vrasësit” më befasoi

E premte, 07.11.2008, 09:07 AM


Albin Hisku: Eshtë një film interesant që përcjell një nga problemet e sotme të shoqërisë
 
Roli i “ vrasësit” më befasoi

 

Nga Albert Zholi
 
Një tjetër rol për aktorin shqiptar Albin Hisku, i cili është e treta herë që luan në një film serial.
Në Gjermani pritet të transmetohet me datë pesë nëntor ora 19:30, seriali 'Midis dashurisë dhe vdekjes', ku Hisku në këtë episod do të ketë rolin e djalit të një familjeje pasanike, që bëhet vrasës i tezes së tij. Është i vetmi që mund të trashëgojë pasurinë e familjes.Seriali mban firmën e regjisorit të njohur gjerman Xaver dhe mund të ndiqet ne kanalin SAT 1 ose në internet www.sat1.de. Për Hiskun është hera e tretë që interpreton në filma serial gjerman.
Shqiptari Albin Hisku është djali i këngëtares së njohur Alida Hisku, (i larguar nga Shqipëria në moshën 5- vjeçare). Ai është shfaqur fillimisht në televizionin TV Sat 1 në Gjermani me serialin "Lenzeri dhe partnerët".
 
Albin tashmë ju jeni protagonist i një filmi tjetër në Gjermani, si titullohet ky film?


Filmi titullohet “Midis dashurisë dhe vdekjes”. Është një film interesant që përcjell një nga problemet e sotme të shoqërisë (jo vetëm gjermane) vrasje edhe brenda gjirit të fisit në emër të parasë.
 
Ju çfarë roli keni në këtë film?


Unë luaj rolin e një djali nga një familje e pasur. Arved Steiner quhet djali. Familje e cila paranë e ka në gjak. Pikërisht, për arsye të parasë unë (në rolin ne film), kthehem në një vrasës ordiner dhe ndaj kujt? Ndaj tezes time. Pra duke qenë se tezja ime nuk kishte fëmijë dhe me një pasuri të madhe unë kthehem në vrasës për të trashëguar pasurinë. Një rol që më befasoi. Nuk kisha menduar asnjëherë se mund të luaja një rol të tillë. Por regjisori ma besoi pa hezitim edhe pse unë nuk pata asnjë lloj reagimi.
 
Kush është regjisori i këtij filmi?


Regjisor është i mirënjohuri Xaver, një nga regjisorët më të mirë në Gjermani. Në filmat e tij gjithmonë preken temat me problemet e shoqërisë së sotme. Pra problemet sociale.
 
Për ju është hera e tretë që merrni pjesë në filmat serialë gjermanë edhe pse nuk keni studiuar për aktrim. Si jeni ndjerë në rolin e tanishëm?


Më i freskët, më i kompletuar më i sigurt. Pas konkurrimit të parë dhe debutimit në film, tashmë janë regjisorët ata që më thërrasin. Siç duket, regjisorëve dhe shikuesve u ka pëlqyer interpretimi im.
 
Ju ende jeni student dhe vazhdoni studimet njëkohësisht luani dhe filma?


Unë vazhdoj studimet për menaxhim biznes dhe të them të drejtën kur më kërkojnë role në film ndjehem mirë edhe në mësime. Aktrimi më jep dimensione të tjera jetësore dhe ose nuk kam studiuar.


Po gjuhën si e zotëron Albini. A nuk njihet gjuha e Albinit që është i huaj ?


Mendoj se nuk njihet. Unë kam ikur fëmijë nga Shqipëria dhe e zotëroj si një gjerman, gjuhën gjermane. Por Shqipërinë dhe gjuhën shqipe si harroj kurrë.

Kur fillon të shfaqet ky film?


Pikërisht sot. Ai do të jepet në stacionin serioz gjerman SAT 1 ora 19.30, Reklama ka bërë që interesi të jetë i madh. Mendoj se do të jetë një serial i suksesshëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora