E enjte, 18.04.2024, 02:57 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Selfie

E marte, 23.06.2020, 12:01 PM


Selfie

Nga Edison Ypi

S’po ta var kush ? Të kanë lënë pas dore ? S’po ta vlerësojnë sa duhet diturinë, karakterin, zemërgjerësinë, zjarrin që të djeg në gjoks ?

Është padrejtësi e madhe që duhet ndrequr urgjentsht.

Për të realizuar pretendimet që me të drejtë i ke dhe për të vënë në vend padrejtësitë që vuan pa asnjë shkak, koha më e përshtatëshme është muzgu.

Për të mos u bezdisur nga prezenca e ziliqarëve të shumtë që kujtojnë se të gjitha gjërat e bukura Zoti ua ka falur atyre ndërsa ty të ka lënë vetëm Noc Rrokun, zgjidh një vend intim, një vend larg vëmendjes së turmës. Pse jo banjën. Me veglat e banjës, vaskën, zorrën, rubinetin, briskun sapunin, shkumën, peshqirin, dritaren prejnga duket Hëna, mund të bësh kompozime fotografike që ta çudisësh botën.

Përcakto pozicionin e kokës të atillë që drita të bjeri në pjesët më shprehëse të fytyrës prejnga të buçet zgjuarsia dhe gjenialitetet e tjera që i ke por keqdashësit dhe mosmirnjohësit padrejtësisht t'i mohojnë.

Merr celularin, zgjate dorën, shkrepe bombën.

Bëre një Selfie.

Nuk je i vetmi apo e vetmja që bën gjëra të padobishme. Gomerë si ty bota ka me miliona.

Mund të ndodhi që selfia që sapo bëre nuk të pëlqeu.

E çfarë se nuk doli mirë Selfia. Vaska, zorra, bideja, dushi, brisku, shkuma, sapuni, luna, aty janë. Bëj një tjetër selfie. Nëse edhe tjetra selfia nuk do të pëlqejë, bëj edhe nja 20 ose 30 selfie të tjera. Ndonjë mik ose mikeshë ziliqare mund të mos i pëlqejë selfiet e tua. As për këtë mos u merakos. Ndërkohë që ti bën selfiet e tua në banjën tënde, me mijëra të tjerë po bëjnë selfiet e tyre në halet e tyre, më për ibret se selfiet e tua. Mos humb kohë. Pa dalë nga banja nisi urgjent selfiet në të gjitha rrjetat sociale.

Selfia e banjës nuk është e vetmja. Ka plot selfie të tjera. Për shembull, selfia që bën një budalla me dorën në mjekërr kur çfaqet i menduar sikur ka mbi supe hallet e botës. Kjo Selfie quhet Selfqirje, që rrjedh nga fjala greke “qirje” që do të thotë “zotni”. Selfia që bëhet para pasqyrës quhet Selfpjerdhje. Një tjetër Selfie goxha e përhapur është ajo kur një tufë budallenjsh bëjnë fotografi me të ngrëna përpara; verë, birra, bërxolla. Selfie më shtazarake se kjo përmes së cilës hajvanët e pangopur dëshmojnë urinë e etërve, nuk ka. Selfia me të ngrëna mbi tavolinë quhet Sumtyryxhym.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora