E enjte, 18.04.2024, 09:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Moikomi, një murg i letrave shqipe

E hene, 22.06.2020, 05:07 PM


Moikomi, një murg i letrave shqipe

Nga Gëzim Llojdia

1.

Aty nga fillesa e viteve ’90    poetin dhe studiuesin Moikom Zeqo  e gjeje duke rendur pas poetit Dritëro.Ishte koha kur ngjau Kongresi i socialistëve dhe ai ishte një ndër socialistët e moderuar madje më vonë u vendos për ca kohë edhe ministër i Kulturës. Ai mbante shënim ose i regjistronte çdo gjë që thoshte Drithëroi. Ky fragment kujtimesh më kujtoi shprehjen për poetin mistik Rumi.Kur  e panë që shkonte pas sulltanit i thanë:Si ka mundësi, që një oqean shkon pas një lumi!Edhe Moikomi  në përgjithësi vepra e tij e shkruar ishte një oqean  me këto përmasa shpirtërore. E gjerë e thellë. e gjatë. Në fakt po lexoja A.Vehbiun që e quante me të drejtë  mistik të mesjetës..Në të vërtetë Moikomi kishte nisur këtë rrugëtim hershëm,por shpërthimi i tij në rrugën mistike ka qenë sipas ides time:”Onufri”,një botim që të kënaq dhe të frymëzon, që të bën ta lexosh dhe rilexosh dhjetëra herë,për mënyrën se si është shkruar. Ka edhe botimi të tjera,mirëpo botimi për Naim Frashërin dhe bektashinjtë te:” Syri i tretë” është një vepër e pashkruar deri më sot si stili dhe  fjala e Moikomit. Të gjitha llojet dhe mënyrat mistike, që janë sjell sot në përvojën botërore i përcjell shumë bukur Moikomi. Mirëpo një përvojë të tillë ai besoj unë se e mësoi rreth viteve 2000 në Kryegjyshatën botërore, ku siç dihet edhe dervishët si murgjarit e Dalai Lamës,apo murgjit e tjerë  përdorin mistikën në  veprimtarin e tyre fetare, pra kërkojnë të  njohën,të thellohen  dhe bërjen e shpirtit të pastër si drita e diellit. Dhe nuk kishte më mirë se sa Moikomi, që të kërkonte dhe të rrugëtonte në këtë udhë shpirti me Naimin, poetin bektashi, që kishte dhe një gradë  dhe një titull të dhenë nga bektashinjtë shqiptarë:”Baba Nderi i teqesë së Frashërit”.

2.

Moikomin e kam njohur në kryegjyshatën Botërore me Dede Reshat Bardhin.Ne festa e bektashinjve si: ashurja apo sulltan Novruz,Mokimi vinte shpesh aso kohe kur sapo kishte botuar edhe librin e Naimit:”Syri i tretë”,Naimi dhe bektashizmi shqiptar”.Sapo kisha botuar librin:”Ardhja e Naimit në teqe” viti 1999, një kopje  e mori edhe  Moikomi. nuk pretendoj se kisha miqësi,por si lexues i veprës së tij ,  e pyesja vazhdimisht për misticizmin të cilën ai e kishte fituar nga leximet nga përvoja e jetës  nga tregimet nga vendet ku shkonte tek ata që praktikonin misticizmin. Kjo i dha dijetarit Moikom shumë njohuri dhe i ka hapur shumë porta, që të tjerët s’kanë mundësi të hyjnë në këtë qerthull hyjnor. Moikomi si arkeolog gërmoi shumë për të gjetur derën dhe për tu futur brenda kësaj mase aromatike hyjnore, që të jep gjithshka sidomos në lëmin e të shkruarit. Ai nuk u muar vetëm me dervishët si fillesë  por një kohë shumë më të madhe  jua ka kushtuar edhe  pritërinjtë murgjit dhe të gjithë asketëve  që kërkonin rrugën e dijes nëpërmjet të fshehtës së fshehtë.

3.

Në janar të vitit 1968 Moikomi botoi te gazeta letrare :”Drita” një poezi që po e sjell këtu:”Kam shkruar për hapësirat vezulluara nga rrezet./Për diellin pranveror/,për lulet./Dhe bimët/. Për netët vjeshtake plot fllad e freski /.Për dëborën e belluztë,/Për erërat dhe stinët, që ka prekur në shpirt kaq thellë natyra./ Relievi i Shqipërisë së gjelbëruar me pyje /.Thellënza e fushës/ dhe dreri në driza dhe ajri i kulluar në halëza pishe,/Por a mund  që të shpreh me ëmbëlsi poetik gjithë dashurin q ë kam për tokën./

Duke  folur vetëm për bukurin ekzotike /për ylberin dhe perëndimet,për lista dhe shqotën?/Por unë s’jam i verbër të mos shoh/Krahas luleve//krahas  krahëve të fluturave dhe xixëllonjave të arta/Si ngrihen gjigante me shkëndijat e furrave/Oxhakët e uzinave tona/Dhe furrnaltat/Por unë s’jam i shurdhër të mos ndjej kur agon/Zhurmërimin e kantiereve të punës/Sirenat/Karvanët e drithit dhe maqinat me krom//Krahas zogjve dhe pyjeve/Që i flladitin pranverat/Ndaj më duhet gjithmonë pranë njerëzve/Të rrij....



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora