E premte, 29.03.2024, 11:43 AM (GMT)

Kulturë

Hajdin Islami: Ka përfunduar Festivali i teatrit për të rijnë në Vushtrri

E enjte, 06.11.2008, 11:54 AM


Vushtrri,4 nëntor 2008-Në një ceremoni përmbyllëse “Festivali i Teatrit për të rijnë” i mbajtur sot në Vushtrri, janë ndarë shtatë çmime në shtatë kategori. Drejtori i këtij Festivali Avdullah Bunjaku, e ka cilësuar si të suksesshëm  Festivalin në përgjithësi për vetë faktin se shikueshmëria ka qenë për çdo lëvdatë, ai në fjalën e tij i felenderoi të gjitha teatrot pjesëmarrëse për besueshmerinë e krijuar dhe kontributin e dhënë në këtë festival. Juria e festivalit në përbërje të së cilës ishin:Qamil Sahiti, Hajdin Islami dhe Agron Hajdari, ka vendosur që për skenarin më të mirë ta shpërblejë dramën “Një gram vdekje” të teatrit “Ulpiana” nga Lipjani, kurse për regjinë më të mirë është shpërblyer  komedia “Lejti dielli e praroi hana” i teatrit “Osman Gashi” nga Klina, aktori më i mirë është shpallur Valdet Surdulli me komedinë “Drejtor apo kryetar”i teatrit të qytetit “Hasan Prishtina” nga Vushtrria, kurse aktorja më është shpallur nga Egzona Sahiti me dramën “Një gram vdekje” i teatrit “Ulpiana” nga Lipjani, juria ka vendosur që ta shpërblejë për muzikën më të mirë në festival  komedinë “Lejti dielli e praroi hana” i teatrit “Osman Gashi” nga Klina, kurse çmimin për skenografinë më të mirë e ka fituar drama “Kashta e Kumtrit” e teatrit të qytetit të Prizrenit, ndërsa çmimi për kostumografinë më të i ka takuar teatrit “Qëndresa” nga Fushë Kosova.Edhe përfaqësuesit e teatrove pjesëmarrëse nga komunat e ndryshe të Kosovës, e kanë vlerësuar lartë mikpritjen dhe organizimin e mirë që ka bërë nikoqiri për këtë festival. Për një javë rresht sa ka zgjatur ky eveniment kulturor në Vushtrri, artdashësit e artit skenik kanë pasur mundësi që shfaqjet t’i shikojnë falas. Ky festival që ishte përkrahur nga Departamenti i Rinisë pranë Ministrisë së Kulturës dhe Organizata qeveritare gjermane GTZ, mëton të jetë tradicional. Hajdin ISLAMI

_________________________________________________________________________

 

Me respekt të veçantë: Hajdin ISLAMI

tel:044 671-441

 

Foto: Pamje nga Festivali i cili sapo ka përfunduar

Pamje nga Festivali i Teatrit për të rinj që po mbahet në Vushtrri-VushtrriaPRESSPamje nga Festivali i Teatrit për të rinj që po mbahet në Vushtrri-VushtrriaPRESSPamje nga Festivali i Teatrit për të rinj që po mbahet në Vushtrri-VushtrriaPRESSPamje nga Festivali i Teatrit për të rinj që po mbahet në Vushtrri-VushtrriaPRESSPamje nga Festivali i Teatrit për të rinj që po mbahet në Vushtrri-VushtrriaPRESS

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora