E premte, 29.03.2024, 03:42 PM (GMT)

Mendime

Eshref Ymeri: Enciklopedia e mërisë evropiane dhe e përçarjes ndërshqiptare

E hene, 22.06.2020, 06:14 AM


Enciklopedia e mërisë evropiane dhe e përçarjes ndërshqiptare

Nga Prof. dr. Eshref Ymeri

Në portalin “Agjencioni Floripress” të datës 20 qershor, lexova Esenë politike të akademikut prof.dr. Hakif Bajrami, me titull“Re të zeza iu kanë mveshë Kosovës sërish për t’u siguruar fron për dekadat që vijnë”.

Akademiku Hakif Bajrami është një personalitet i njohur i kombit tonë dhe zë një vend nderi në historiografinë shqiptare. Në këtë Ese ai ka bërë skanerin e politikës tradicionale evropiane në qëndrimin armiqësor që ajo ka mbajtur ndaj kombit shqiptar, si edhe, tërthorazi, ka nxjerrë në pah tragjedinë e përçarjes ndërshqiptare, e cila është burimi i të gjitha fatkeqësive të rënda që kemi pësuar që nga lashtësia pellazgoiliriane.

Kur lexuesi i vëmendshëm njihet me përmbajtjen e Esesë së akademikut Hakif Bajrami, vetvetiu rri e shtron pyetjen:

Ku e ka pasur burimin qëndrimi armiqësor i politikës evropiane ndaj etnisë shqiptare?

Të dyja Akademitë e Shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë, duhej t’i kishin dhënë përgjigje me kohë kësaj pyetjeje mjaft të nxehtë.Po pse kanë heshtur? Kanë heshtur, sepse gjithmonë janë zvarritur pas politikanëve mercenarë, tradhtarë të interesave kombëtare, të cilët mbijetesën e tyre politike e kanë kërkuar dhe vazhdojnë ta kërkojnë jo në radhët e popullit të vet, por te mbështetja e të huajve.

Por pavarësisht se të dyja akademitë nuk i janë përgjigjur pyetjes së lartpërmendur, përgjigjen e saj shqiptarët e kanë gjetur në penën e mjaft personaliteteve të kulturës evropiane.Për këto personalitete të nderuara faktet janë themeli i të vërtetave historike, në kundërshtim me politikën evropiane, e cila mbështetjen e pamoralshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë grekosllavizmit, e ka bazuar në gënjeshtra, mashtrime dhe mitologji të gjithfarëllojshme, të sajuara në Athinë dhe në Beograd. Këto personalitete janë të shumta, por këtu do të mjaftohem me citimin më poshtë vetëm të njërit prej tyre.

Dihet që historia e etnisë shqiptare është në themel të historisë evropiane dhe gjuha shqipe është pararendësja e gjuhëve evropiane dhe prej saj e kanë origjinën greqishtja e vjetër dhe latinishtja.Këto fakte kanë ngjallur smirën dhe xhelozinë e politikës evropiane ndaj etnisë shqiptare. Dhe, për të errësuar të vërtetën, grekët, me mbështetjen e gjithanshme të politikës antishqiptare evropiane, e shndërruan veten në ofiçina të fuqishme për sajimin e gënjeshtrave, të mashtrimeve dhe të mitologjive për “lashtësinë” e tyre, në kundërshtim me të vërtetat historike. Për këtë qëllim, ata, duke shfrytëzuar përçarjen tragjike të etnisë shqiptare dhe, për pasojë, pazotësinë e saj, na grabitën historinë dhe na shpikën përrallën për grekët “e lashtë”, Homerin e shndërruan në “pronë” të “Greqisë së lashtë”, të gjitha perënditë, emrat e të cilave shpjegimin e gjejnë vetëm në gjuhën shqipe, i reklamuan si Hyjni “greke”, si edhe shpikën Luftën e Trojës, si luftë midis “grekëve” dhe trojanëve.

Përballë mashtruesve dhe mitologëve grekë, si edhe në kundërshtim me politikën armiqësore evropiane ndaj etnisë shqiptare, shkrimtari francez Moris Dryon (Maurice Druon - 1918-2009), anëtar i Akademisë franceze prej vitit 1967 dhe sekretar i saj në periudhën mes viteve 1985-1999, ka shkruar:

“Albanians belong to people older than its history, and the grandparents of Albanians took part in the war of Troy, led by Achilles (… on one side) and Hector (on the other)” -  “Shqiptarët u përkasin popujve më të vjetër se vetë historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (…në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)” (Citohet sipas: “What others say about the Albanians? Maurico Druon”. Facebook.20 shtator 2016).

Ky personalitet i kulturës franceze i jep një leksion të mirë shpifografisë dhe mitologjisë greke për ata të ashtuquajturit grekë të lashtë.

Serbët, gjithashtu, nën shembullin e grekëve, për pazotësinë e paraardhësve tanë, na grabitën historinë. Të gjitha kishat dhe manastiret katolike të Kosovës i rrëmbyen dhe u vendosën simbole serbe.Ky ka qenë një poshtërim shumë i madh që sebët u kanë bërë iliroshqiptarëve, të cilët, të përçarë nëpër principata, luftonin vetëm kundër njëri-tjetrit. Në një material të ditëve të fundit, të cilin studiuesi i njohur Saimir Lolja e ka botuar në internet, laxuesit informohen për një dokument mjaft interesant. Në atë dokument bëhen të njohura Kerkesat e Papa Benediktit XI dhe Papa Klementit V, dërguar mbretit Millutin dhe Stefan Dushanit më 1346, duke urdhëruar që të lirojnë Kishat Katolike, te uzurpuara në Graçanicë,  Artanë (Novo Brdo), Janjevë, Pejë, Deçan dhe Prizren”.

Jo vetëm kaq. Iliroshqiptarët, për shkak të përçarjes së tyre famëkeqe, jo vetëm që nuk ishin të zotë të mbronin objektet e tyre fetare, por edhe i lejuan vetes të robëroheshin nga ardhacakët serbosllavë dhe puna të arrinte deri aty, saqë në trojet e tyre amtare këta të fundit të ngrinin edhe perandorinë e Stefan Dushanit.

Akademiku Hakif Bajrami, si një historian mjaft objektiv, ka renditur një mori të tërë faktesh tronditëse për qëndrimin plot urrejtje të politikës evropiane ndaj etnisë shqiptare. Prandaj edhe Esenë e tij e vlerësoj si një enciklopedi të mërisë evropiane dhe të përçarjes ndërshqiptare. Duke i gjykuar me gjakftohtësi këto fakte, mund të thuhet pa mëdyshjen më të vogël se ato përbëjnë një faqe turpi në historinë e Perëndimit evropian, i cili vazhdimisht ka pasur bashkëpunim të ngushtë me shovinizmin rusomadh kundër etnisë shqiptare.

Duke u ndalur në fatkeqësinë brendashqiptare, akademik Hakif Bajrami nxjerr në shesh edhe ca fakte të dhimbshme, të panjohura deri më sot, që të trishtojnë dhe të mbushin plot maraz. Ai shkruan:

“E vërteta  është se askush deri më sot nuk e ka zbuluar se Elhami Nimani e ka dorëzuar Procesverbalin e Themelimit të PKSH-ësë në Beograd e jo në Tiranë!Atëbotë, kur ishin paraparë si kandidatë për drejtimin e PKSH-ësë: Zef Mala, i propozuar nga PK e Italisë, Koço Tashko, i propozuar nga Kominterni, dhe Sejfulla Maleshova (Lame Kodra), i propozuar nga PK e Francës”.

Vajmedet, o shqiptarë! Vetëm të huajt mendonin se kush do të vihej në krye të së ashtuquajturës Partia Komuniste e Shqipërisë! Shqiptarët - jo. Dhe, në fund,  ishte Beogradi ai që, në krye të asaj partie,vendosi askushin me emrin Enver Hoxha, pjellën e ligësisë, njeriun pa shtyllë kurrizore, i cili shqiptarët e atdheut amë i shtypi egërsisht, i përçau mizorisht me luftën e klasave dhe, kur u largua për në botën e përtejme, i la të varfëruar deri në përmasa mitike.

Të vjen keq dhe të pikon në zemër që shqiptarët dikur kanë pasë qenë etnia më e madhe e Gadishullit Ilirik dhe sot janë katandisur në këtë gjendje. Në një material të publicistit dhe studiuesit të njohur Nuri Dragoj, të botuar para do kohësh në internet, thuhej se në mesin e shek. XIX Greqia numëronte një milion e dyqind mijë banorë, Serbia - gjashtëqind mijë, Shqipëria - një milion e gjashtëqind mijë.Po sot, pas njëqind e shtatëdhjetë vjetësh, ku janë serbët e grekët e ku jemi ne?!

Në Esenë e vet, akademiku Hakif Bajrami ngre shqetësimin e vet intelektual për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk u beson politikanëve kurrizshtruar në shërbim të Beogradit, të cilët do të shkojnë në atë takim. Dhe prandaj shkruan:

“E kur po dihet se me çfarë politikanësh jemi rreshtuar ta zgjidhim çështjen e Kosovës, atëherë na duhet mësuar mirë e ngjeshur historinë tragjike”.

Mercenarizmi dhe tradhtia e politikanëve shqiptarë është arsyeja kryesore që, sot, dymbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, si shtet sovran dhe i  pavarur, në tërësinë e vet territoriale, të diskutohet ende për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ky është një turp kaq i madh, saqë nuk e ngre as dheu as qielli. Dyshoj shumë se Kosovës po i përgatitet gjëma e madhe. Nuk e di se si do të rreshtohen Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Nëse populli shqiptar i Kosovës i do, i respekton dhe u beson këtyre dy intelektualëve të ndershëm, të panjollosur me damkën e hajnisë dhe të korrupsionit, të kultivuar nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa etj., duhet të ngrihet peshë më këmbë dhe t’i përkrahë fuqimisht. T’i përkrahë fuqimisht, se duhet të bëhet i vetëdijshëm për vlerat e lirisë.Populli shqiptar kurrë nuk ka qenë i lirë, prandaj edhe e ka të vështirë t’i kuptojë vlerat e lirisë në kushtet e demokracisë së munguar. Kisha dhe vazhdoj të kem shumë shpresë te Albini dhe te Vjosa, të cilët po përgatiteshin të kryenin përmbysjen e madhe, të hapnin një faqe të re në historinë e kombit shqiptar, duke ushtruar edhe ndikimin e tyre të fuqishëm mbi atdheun amë, i cili ka gati shtatë vjet që po vuan në varfëri nga arroganca e kryenistrit Rama.

Indianapolis, Indiana

22 qershor 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora