E premte, 29.03.2024, 01:02 AM (GMT)

Kulturë

Mevlud Buci: Një Korab - kompozitor

E diele, 21.06.2020, 10:24 AM


NJË KORAB-KOMPOZITOR

Kushtuar kompozitorit të talentuar, Përparim Tomçini,

ndarë nga jeta më 5.06.2020

NGA MEVLUD BUCI

U hap fjala e u drodh Runja

Valët Drini seç i ngriti,

I nis vajet nënë Ajkuna

U nda nga jeta Rim Tomçini.

Kullë e fis me gen hyjnori

Dritë e këngës-hov vigani,

Kurorë bjeshke kompozitori

Përparim Tomçini,bir dibrani.

Vëllezërit Sula e Seit burrnia

Si tan Dibra me lot në sy,

Jo,s`vdes vepra e mençuria

Ndrit në mote e histori….

Nderoi brezat,kombin,Dibrën,

Flet me talent e shpirt hyjnori,

“Prite prite Azem Galicën”,

Një Korab-kompozitori….

TUNGJATETA BIR I KASHNJETIT

Kushtuar Llesh Ndue Gjokës

Ti ke zemrën e bujarisë,

Ti ke provat e burrnisë

Ti ke dritën e të vërtetit

Llesh Ndue Gjoka i Kashnjetit.

E thotë jeta në zjarr e drita

Ti ke prova e merita,

Ti je burrë, dritë e epokës,

Bir Kasnjeti,kullë e Gjokës.

Nëpër kohëra e epoka

Rrallë le nana si Llesh Ndue Gjoka,

E thonë faktet prej të vërtetit

Tungjatjeta bir i Kashnjetit!….

NDRIT NË KOHËRA SKËNDER GJUCI

Intelektualit, demokratit, bir i Macukullit, Skënder Gjuci.

O ti bir macukllan

Ti kreshnik,bir i luanve,

O human,dritë e së vërtetës

Kurdoherë,në roje të jetës.

Gjysh pas gjyshi derë bujare,

Sofër bese e gen trimnie

Me bashkëshorten në ballë të punës,

Bijë matjane,mbesë e Runjës.

Fjalëpeshuar e shpirt thesar,

Farmacist i klasit të parë,

Mik te Lleshi e mik te Kurti,

Zë lirie e gen baruti,

Ndrit në kohëra Skënder Gjuci…

BESË E SOFËR KANË NANTË MALE

Pasha besën e shqiptarit,

Pasha dritën e altarit,

Pasha bukën e pasha kripën,

S`ka bijtë që nderojnë Dibrën.

Fol moj fusha e Torviollit

Folë moj Çidhën e Fushë –Ali,

Përballë ordive të Anadollit

Dibra e Gjergjit në ballë ka pri.

Dëshmojnë malet e vatanit,

Dëshmojnë brezat e dibranit,

S`ka si trojet e Arbnisë,

Ku prijnë shqipet e lirisë.

Reç i besës,Lura bajrak,

Dardha e Muhurr,Grykas,Luznak,

Mal kanë besën,sofër dritën,

Të Nantë Malet nderojnë Dibrën.

Si fishekët ke gjerdani

Në çdo betejë ka qenë dibrani,

Ballë stuhive hovi s`ndalet

Besë e sofër kanë Nantë Malet….



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora