E premte, 19.04.2024, 06:44 PM (GMT+1)

Mendime

Mel Uka: Amulli e madhe ndër shqiptarë

E diele, 21.06.2020, 06:04 PM


Mel Uka:

Është një amulli e madhe ndër shqiptarët, për sa i përket të kaluarës së tyre. Kur dihet se pësuan një tendosje të rëndë nën hijen e "doktrinës komuniste", e cila doktrinë u sajua nga ideologë që ishin në lozhat masonike. Këta ideologë nuk e plasuan kundrejt etnisë së Ilirisë, por, me synimin e vetëm që te stepet ruse të futej në pragmatizëm dhe të krijohej një regjim ndryshe në një pjesë të rruzullit. Mirëpo, sllavët e dindur nga Karpatet për në Gadishullin Ilirikë, arritën që këtë doktrinë ta kenë si levë të veten. E gjetën edhe formulën tjetër, atë të ortodoksizmës, dhe e formuluan ekuacionin e tyre për asgjësimin e vendasve dhe denigrimin e proceseve në këtë pjesë të kontinetit të vjetër-të Europës.

Pikërisht, lojrat e pamatura dhe të palogjikshme të këtyre prijësve ilirë të Bizantit dhe matan detit, të Romës, i joshi egocentrizmi dhe e lanë Ilirinë të shpartallohej, njashtu si ndodhi dhe që vazhdon të ndodhë. Ky është kompleksi i ilirianëve dhe pinjollëve të tyre, shqiptarëve-arbërorëve-arvanitasve-kosovarëve-maqedoncëve, etj. e etj. gjerë në uluritje!!!

Helenët dhe Ilirët janë të të njëjtit trung. Emërtimet e fiseve helene, si: jonët, dorët dhe eolët, s'kanë asnjë referencë me grekërit që janë arvanitasit tanë të shplarë në tru dhe ca ardhacakë mongolë, ca jevgjë dhe ca egjiptianë të ardhur në kohën e Lekës. Substrati ilirian sikur është në çkompozim të mëtejshëm, prej këtij substrati janë sajuar minorenë e minorenë. Ajo që është më shqetësuese, për mua, pinjollët e ilirëve nuk arrijnë ta tejkalojnë egocentrizmin e tyre dhe nuk kanë strategji për të ndjekur rrjedhat globale, sepse janë viktimë të ndërkëmbzave të sajuara nga prijësit e tyre të politikës, në njërën anë dhe, në anën tjetër, janë viktimë i një shkollimi pa referenca dijeje e pragmatzmi; kurse më vdekjeprurëse për ta janë doktrinat fetare, sidomos ajo e islamit që u shërben si një levë më shumë sllavëve, kuptohet duke ua gllabëruar pjesën e historisë së ilirianëve, atë të paraardhjes së mongolëve-osmanlinjëve në Gadishullin Ilirik.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora