Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Valbona Hadri: Në pritje

| E diele, 21.06.2020, 11:11 AM |


Në pritje

Përballë  hënës së plotë

këmishës së valës së detit

shenjëzohej ndjesia e dashurisë

në zemrën e djaloshit.

Dashuria për të bukurën

ngjallë shpirtin e tij prej krijuesi

për t'i vargëzuar fjalët e veshura në ar

çdo fjalë që përmbushë gjallërinë e tij.

Vrapimi i tij pas shëmbëllimit hirëplotë

zbukuruar me hijeshitë e luleve të verës

qëndisur në fustanin e saj

zgjoi magjinë e këngës me jehonë jete .

I lutej  kaltërsisë  qielliore

gjëlbërimit të fushës së virgjër

cicërimës së zogjëve u'a vë veshin

nëpër shushurimën  e gjetheve

pret Valën e lumit t'i nxjerrë krahët me

rreze dielli

për t'iu bashkuar këngës së tij

në shuarjen e mallit për të bukurën.

Ajo i shfaqej kudo dhe në ëndërr

me Imazhin e syçkave të saj plotë zjarr

Ajo don të nxjerrë në pah betimin e tij

për t'ia thënë të shkruar se ishte e vetmja DASHURI.

19.06.2020

Valbona R. Hadri