E hene, 03.08.2020, 10:29 AM (GMT+1)

Komente

Florim Zeqa: Mbivlerësimi dhe vetëkënaqësia bumerang për Vjosën

E diele, 21.06.2020, 10:22 AM


Dy shkarkime me analogji të njëjtë!

Shkruan: Florim Zeqa

Përderisa "shprehja e lirë" kundër vendimeve të qeverisë në një studio televizive, Agim Veliut i kushtoi me shkarkim nga posti i ministrit, veprimet serike dhe të pandërprera kundër partisë, Vjosa Osmanit i kushtuan me shkarkim nga postet partiake dhe jo vetëm kaq. Ngase pas kësaj furtune, Vjosa Osmanin e pret edhe shkarkimi në Kuvend nga posti i kryeparlamentares.

Përderisa shkarkimi i Agim Veliut shkaktoi rënjen e 'Qeverisë Kurti', shkarkimi i Vjosa Osmanit mund ta shkaktoj rënjen e 'Qeverisë Hoti'.

Mbivlerësimi dhe vetëkënaqësia bumerang për Vjosen

Nuk ka gjë më të keqe sesa ndjenja e vetëkënaqësisë apo siq e thotë populli "me të hy vetja në huj". Mbivlerësimi i vetvetes dhe mospërfillja e të tjerëve është armiku më i madh i një personaliteti në ngritje siq ishte Vjosa Osmani.

Kur Vjosa Osmanin e quanin elektorati "Mbretëreshë" ajo e ndjente veten superiore dhe mbi gjithë të tjerët në LDK, duke menduar që vlenë më shumë se gjithë të tjerët dhe se ajo është vetë LDK-ja!

Kjo ndjenjë e vetëkënaqësisë, mbivlerësimit dhe mendjemadhësisë e ktheu Vjosa Osmanin në egocentriste të papërmirësueshme dhe mospërfillëse e vendimeve të partisë që e ngriti në nivelet më të larta politike.

Mbrojtja e parimeve dhe veprimet kundër partisë janë dy gjëra të kundërta

Ashtu sikurse shkarkimi i Agim Veliut që erdhi si rezultat i "shprehjes së lirë" kundër vendimeve të kreut të ekzekutivit, edhe shkarkimi i Vjosa Osmanit nuk erdhi si rezultat i mbrojtjes së parimeve por erdhi si pasojë e veprimeve të saj kundër partisë.

Mbrojtja e parimeve ka kuptim për një moment dhe kohë të caktuar, por jo duke kundërshtuar gjithnjë dhe pandërprerë partinë tënde dhe duke mbrojtur interesat e një partie tjetër.

Ishte krejtësisht e palogjikshme dhe jo parimore mbrojtja e parimeve të zonjes Vjosa Osmani pas shkarkimit të 'Qeverisë Kurti' nga pozicioni i nënkryetares së LDK-së, ngase pas shkarkimit të 'Qeverisë Kurti' më nuk bëhej fjalë për kauzë dhe ndryshime politike në vend, por vetëm për mbrojtje të kursit partiak të LVV-së.

Nga tani fillon sfida e parë e Vjosa e Osmanit dhe sprova më e madhe për elektoratin e LDK-së Post-Rugoviane!

Nga shumica e qytetarëve të vendit ishte krijuar bindja se mënyra e kandidimit të Vjoses vetëm 5 minuta para orës 12-të për kryeministre nga radhët e LDK-së, nuk kishte ardhur nga gjeneroziteti i kryetarit Isa Mustafa si dhe as si dëshirë e kryesisë qendrore, por kishte ardhur nga frika e ndëshkimit nga elektorati për shkak të procesit të deformuar zgjedhor të partisë.

Se vërtetë ishte kështu, po e ilustroj me një detaj të bisedës së Isa Mustafës me një zyrtar të LDK-së në një komunë e Kosovës, vetëm disa javë para procesit zgjedhor të 6 tetorit 2019. Mustafa: "Çka mendoni, cili mund të jetë kandidati për kryeministër nga LDK-ja që e ka mbështetjen më të madhe në komunën tuaj?", përgjigja e zyrtarit ishte kjo: "Vjosa Osmani e gëzon mbështetjen e shumicës së elektoratit në komunën tonë".

Tani pas shkarkimit nga organet e partisë, për Vjosa Osmanin fillon një sfidë e re verifikimit të besimit para elektoratit dhe qyetetarëve të vendit, se a ishte vota e elektoratit votë për partinë apo për personalitetin e saj!

Tani Vjosa Osmani duhet t'na bind të gjithëve se, a ishte ajo që e ngriti LDK-në në zgjedhjet e fundit apo ishte e kundërta, e ngritjes së saj përmes LDK-së!?

Po ashtu edhe për elektoratin fillon sprova më e madhe pas shkarkimit të Vjosa Osmanit. Duhet të dëshmohet elektorati me veprimet në praktikë, se, a ishte vota e tyre për LDK-në apo për Vjosa Osmanin!?

Sikurse shkarkimi i Agim Veliut nga Albin Kurti, edhe shkarkimi i Vjosa Osmanit nga Isa Mustafa janë dy gabime të mëdha me kosto të lartë politike, pra janë dy shkarkime me analogji të njëjtë, por në kohë dhe hapësira të ndryshme.

Sikurse në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin ka pasur mundësi të zgjidhjeve më të lehta dhe më të mira pa pasur nevoj të shkohet në zgjidhje ekstreme.

Përderisa vendimi i kushtetueses i largoi zgjedhjet e parakohshme, shkarkimi i Vjoses mund t'i përshpejtojë ato!

Përderisa shkarkimi i Veliut e prodhojë mocionin për shkarkimin e 'Qeverisë Kurti', shkarkimi i zonjes Osmani mund ta prodhojë shumë shpejtë mocionin tjetër në Kuvend për shkarkimin e 'Qeverisë Hoti', për arsye se LDK-ja pas vendimit të fundit për shkarkimin e Vjosa Osmanit nuk do ta ketë më të njëjtën përbërje në grupin e saj parlamentar.

Në të ardhmen e afërt do të hiqet edhe dilema brenda elektoratit të LDK-së, se a është Vjosa Osmani forcë e ndryshimit apo ishte vetëm hambar i grumbullimit të votave në LDK!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora