Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sinan Gashi: Vepra e parë për Historinë Shqiptare

| E diele, 21.06.2020, 05:59 PM |


NJË VEPËR E PARË PËR HISTORINË SHQIPTARE

NGA SINAN GASHI

Libri i historisë shqiptare që mban titullin “T’nno?unat e Sc?8pniis” shkruar prej gni Gheghet ?i don vênnin e vet (pseudonim), e botuar në Skenderie (Aleksandri) më 1898, është vepër e rëndësisë së veçantë: se është libri i parë i kësaj natyre dhe se është autori i parë që ka këso njohurish për gjenin shqiptar dhe bëmat e tij.

Po, cila është përmbajtja e këtij libri?

Në fakt vepra ka një parathënie, e cila nis me fjalët “Shqiptar, vllaznit e dashtun!”, ku ai paraqet synimet e  këtij përkushtimi shkrimor. Përndryshe, vepra është e ndara në katër pjesë: 1. Prej kohës së moçme e deri sa romakët rrëzuan mbretin tonë Gencin, 167 vjet para Krishtit, që ishte koha e Ilirëve; 2. Koha prej 167 para K. e deri gjatë breza ose qindra vjet pas, që quhet koha e romakëve; 3. Prej të ‘gjashtes faqe’ mbas Kristit e deri më 1479, kur Shkodra ra nën Turqinë dhe, 4. Prej vitit 1479 e deri në ditët e sotme (të autorit,v.i.), në kohën e quajtur e osmanllisë.

Duke iu përmbajtur këtyre rradhëve kohorë, autori shpjegon, sqaron dhe u mundëson për herë të parë në gjuhën shqipe njohuritë për historinë e shqiptarëve, që nga gjeneza e deri në kohët më të vona. Ai që në nismë deklaron ”Na jemi fisi mâ i vjetri i Evrops”, për të vazhduar pastaj përshkrimin e aktualitetit të kohës, “...na jena t’vorfen, pa dije e s’kena kërkend qi me na ngjit dorën,...”.

Kur nisë me historiken, ai thotë se t’parët tanë “dulne pei Aziet” dhe pastaj udhëtuan duke u shpërndarë nëpër vise të ndryshme, dhëna të huaja, ku disa edhe u tretën në fise të tjera të gjetura, kurse të tjerët jetuan si të tillë duke bërë udhëtimin e grupuar. Autori ndjek rrugën e ecejakeve të tyre dhe përjetimeve të ndryshme, duke përjetuar vështirësi ekzistenciale, apo edhe duke marrë zakone të grupacioneve fisnore të ndryshme, deri sa u vendosen përfundimisht në trojet e Ballkanit, që u quajt Iliri. Ai shpjegon pastaj se si janë ndarë nga kjo vëllazni, per t’u formuar pastaj prej tyre fise të ndryshme të një etnie, e që pastaj u formuan edhe hapësira të reja gjeografike me emra të ndryshëm, si Arbëri, Dalmaci, Mal i Zi, Kroaci, Panoni e tjerë, që ishin vëllazëri ilire e shtrirë dhe e shkrirë gjatë shekujve në gjuhë të tjera, pasi ilirët kishin ngelur “posi nji shkrep n’midis t’detit” edhe pse “i qindruen gjith tallazve e motnave, qi i rrahen pa i rrxue kurrë.”

Luftat e përhershme, ndikimet e ndryshme fetare dhe të interesit, bënë që disa nga përbërësit e kësaj etnie t’i bashkoheshin popujve sllavë, por edhe viset gradualisht ishin  bërë hapësira krejt tjera, si Dalmacia, Panonia, Mali i Zi e tjerë, që ishin shtrirje e fiseve ilire. Kjo ndodhte “...masi Serbt, Bulgart e Shqyptart kishin ni besim bashk”, kur “u munuen Slavt me shti ner ne edhe giuhen e vet e me na bâ kshtu krejt t’vet.”, atëherë nisi ndarja dhe luftërat.

Hapësirë e veçantë për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun

Në këtë libër historie përmblidhet shkurtimisht gjithçka e manifestuar në jetën e kësaj etnie shqiptare, si në jetën ekonomike, sociale dhe luftarake.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është i paraqitur, siç dihet më, me biografi dhe me bëma të jashtëzakonshme gjatë luftërave kundër osmanëve. Ato saktësi historike të veprimit këtu janë të lakmueshme. Edhe personalitetet që shihen në arenën e veprimit, gjithashtu janë realë dhe me saktësira dëshmimi. Sulltanët, rrugëtimet e betejat e ndryshme pasqyrohen saktë edhe pretendohet se kanë ndodhur.

Kjo kohë e Skënderbeut përmbyllet me vdekjen e tij, kur pas disa rezistencave të pa sukses, osmanlinjtë e sundojnë Shqipërinë.

Në pjesën e katërt kemi tashti një situatë tjetër, atëherë kur shumë shqiptarë janë të përfshirë në shërbimin ushtarak e administrativ të sulltanëve. Kjo nuk është e vetmja, ngase gjatë historisë, ilirët-shqiptarët trima e të guximshëm, kanë shërbyer nëpër ushtritë e popujve tjetër, pa e pas asnjë leverdi për etninë dhe vendin e vet. Edhe kësaj radhe, edhe pse shqiptarët ishin shumë thellë në përbërjen e perandorisë osmane, asgjë të mirë nuk mund i sollën vendit. Vetëm një iniciativë e kësaj natyre ishte përmendur, kur pashai i Tepelenës, i Ohrit dhe ai i Shkodrës, që të tre shqiptarë, kishin bërë një lidhje për t’i bashkuar territoret e tyre në një, ishin spiunuar te Sulltani dhe ajo kishte mbetur dështim i radhës.

Për të qenë i besueshëm, autori gjithçka që jep si të qenme, e saktëson me datën dhe vendin, në mënyrë që lexuesi të bindet lirshëm.

Fqinjët këtu përherë dalin lakmitarë të trojeve shqiptare. Grekët dhe serbët kryesisht dëshmohen historikisht lakmitarë të mëdhenj të tokës shqiptare, ani pse që të dy nuk ishin vendës këtu: njëri ishte formuar nga mbetjet e fiseve të ndryshme e tjetri kishte ardhur nga viset Karparte. Për këtë përmendet sundimi dhe shtrirja hapësinore e S. Dushanit deri në Vlorë e Kaninë, më 1337. Po ashtu nuk prajnë as sundimtarët e ndryshëm grekë.

Ndër këto lëvizje, dyndje dhe luftëra, dallohen edhe pinjojtë shqiptarë, qoftë si familje ose individë, për mbrojtjen e tokës së tyre, si topiajt me Karlin, i cili më 1358 ishte shpallur mbret i Arbënisë, pastaj Tanushin, familja e balshajve, e muzakajve, e kastriotëve, e dukagjinëve e tjerë.

Cili ishte në të vërtetë autori i veprës?

Ai që e kishte shkruar e botuar këtë vepër historike “T’nno?unat e Sc?8pniis” me emrin Nji gegë qi e don vendin e vet, ishte një pseudonim dhe si i tillë ruhej i fshehtë autori i saj, pastaj edhe vendvotimi nuk ishte ai qytet i mërgatës shqiptare, por në të vërtetë libri ishte shtypur në Vjenë, me financim të Austro-Hungarisë, e cila kishte synim ta ringjallte ndjenjën shqiptare dhe t’i kundërvihej otomanëve, të cilët luftonin çdo gjë shqiptare dhe për shqiptarët. Në fakt vepra origjinale ishte shkruar në gjermanisht, me titullin “Populare Geschte der Albanesen” (Historia popullore e Shqiptarëve), e cila ishte përkthyer në dialektin gegë nga Stefan Zurani, një intelektual i shquar në Vjenë. Madje edhe shpërndarja e librit ishte bërë ilegalisht, duke shkuar dorë më dorë, që të mos rrezikoheshin nga otomanet. Duhet theksuar se një ndihmë të madhe i kishin dhënë autorit edhe studiuesit e shquar ?iro Truhelka (bosnjak), Carl Patsch (austriak) dhe Stefan Zurani (shqiptar).

Hamendësimi i të interesuarve se cili  mëshohej pas këtij pseudonimi për autor, i kishte  shpënë deri te emri i Filip Shirokës, i cili jetonte aso kohe në Egjipt.

Vepra si e tillë kreu një mision të jashtëzakonshëm në ngritjen e vetëdijes dhe rizgjimit të ndjenjës kombëtare në ato rrethana mjegullie, krijuar nga sundimtarët otoman, që synim kishin zhbërjen tërësore të kombit shqiptar.

Në ballin botimi i parë kishte një portret të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, punuar nga një piktor francez.

Ky ishte botimi i parë i kësaj historie.

Botimi i dytë, autor tjetër

Pasi që kaluan vitet, mbase edhe nga rreziqet e të huajve, ngase aktualiteti i kësaj vepre nuk zvogëlohej, sepse ishte shkruar me përkushtim dhe me baza shkencore, duke gjurmuar literaturë në arkivat europiane, botohet së dyti, përkatësisht në vitin 1939, tashti në Shkodër, me autor Stefan Zuranin, që njihej edhe si Tefë Curani.

Ky intelektual i shquar, poliglot  i cili njihte mirë italishten, gjermanishten, anglishten, frëngjishten, arabishten, turqishten dhe persishten, dhe që gëzonte një famë prej dijetari, për çudi e përvetëson autorësinë e kësaj vepre aktuale. Në të vërtetë ky ishte vetëm përkthyes i saj, që e kishte bërë në marrëveshje me autorin dhe që ishin marrë vesh ta botonin me pseudonim, për ta  mos e rrezikuar as autorin e as librin.

Stefë Curani (1865-1941) nga Shkodra. Pas Kolegjit serverian në vendlindje, kishte mbaruar studimet e larta në Universitetin Ekonomik dhe të Shkencave Politike në Vjenë. Aktiviteti i Curanit ishte i përhershëm në çështjen kombëtare. Ishte aktivisht i angazhuar në shoqërinë “Bashkimi”, pastaj organizator i Kongresit Shqiptar të Trieshtës (mars 1913), kur veç ishte thirrur në Londër Mbledhja e Ambasadorëve për caktimin e kufijve të Shqipërisë, ishte pjesëmarrës i Kongresit të Lushnjës, gjatë viteve 1920-1921 dy herë ministër i Financave. Ishte angazhuar në krijimin e sistemit bankar në Shqipëri (1921-’25) si dhe konsull nderi i Austrisë në Shqipëri gjatë viteve 1923-1938. Pas pushtimit të Italisë fashiste, dha dorëheqje nga çdo detyrë.

Ky përvetësim i autorësisë kishte lajthitur të gjithë bibliografët dhe studiuesit, të cilët e shënonin emrin e tij për autor. Këtij ia kishte dhënë vetëm për ta përkthyer shqip, i cili edhe ia paska pas vjedhur autorësinë.

Tashti titulli del më qartë shqip “Ndodhjet e Shqypnis”, që  nuk ishte botim i tretë, siç shënohet në kopertinë, por botim i dytë. Mbase “autori” donë të krijoi mjegull e paqartësi nga origjinali.

Në ballinë, për ilustrim, kishte vetëm një flamur të vogël shqiptar.

Botimi i tretë, autori i vërtetë

Deri në vitin 2003, kur vepra ribotohet nga Studime Fraçeskane në Shkodër, emri i autorit është Ludwig von Thalloczy (1854-1916), një historian hungarez nga Buda, i cili kishte studiuar për historinë e popujve të Ballkanit. Vdes në një fatkeqësi komunikacioni në Herceghalom.

Ishte një studiues i përkushtuar dhe kishte një adhurim për shqiptarët. Ai së bashku me Kostandin Jire?ek e Milan Šufflay kishin përgatitur veprën “Acta et Diplomata res Albaniae mediae aetatis Illustrantia”, vepër madhore për shqiptarët, gjithnjë e bazuar në dokumente të vepra të arkivave të shquara, e cila ndriçonte historinë madhore të shqiptarëve që nga hershmëria

Vepra e parë shqip për historinë e popullit të tij “Të ndodhunat e Shqypnis” është me një mbështetje të besueshme shkencore, ngase ai i kishte shfrytëzuar dokumentet dhe materialet e studiuesit hungarez

Kjo vepër në ballinë ka një flamur dhe një simbol steme, qysh e kishte menduar Austro-Hungaria ta vendoste në Shqipëri, pasi ajo të pavarësohej nga Perandoria Otomane.

Mendime me këshilla të përhershme

Autori veprën e mendonte edhe si vlerë të ngritjen së vetëdijes kombëtare, andaj në shumë raste mendimet i përmbledh në formë këshille. Po i japin disa për ilustrim:

“N’deç  i krishtên, n’deç muhametan na jena t’gjith ni gjakut e prei anei vllazen; e s’âsht pune qi besimi mun t’dai gjak, veç gjith e cili e ka per shpirt t’vet, e n’ket bot do t’errnojm bashkarisht.”

***

“Na e dijm t’gjith se jena t’tan shka flasim shqyp t’birt e ni nâns qi s’harrohet, t’Arnís shkret...”.

***

“Prei anej shofim qe n’1391 Epiria, Thesalia e poleponezi kishte mushë me Tosk, e t’gjith ato âna flitshin shqyp.”

***

“N’ket luft t’Kosovs t’pergjithshme dulne edhe t’part tan, per me i dal zot dheut e fes vet.”

***

“Na do t’i kallxojnm fmive t’on, se burrat e Arbnís kan derdh si kroni gjakun per ner e per t’mir t’gjith atyne qi flasin shqyp.”

***

“Shqyptar! T’dona shoqi shoqin at-her sakt n’a vien lirimi.”