E hene, 03.08.2020, 10:33 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Urime Ambasadore Sahatqija, Bijë e denjë e Kombit tim

E shtune, 20.06.2020, 01:14 PM


Urime Ambasadore Sahatqija, Bijë e denjë e Kombit tim

Nga Keze Kozeta Zylo

Hapja e siparit të festimit të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në New York nisi me Shkollën Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit.  Ambasadore Sahatqija tha se: “Nisja e këtij karvani të ngjarjeve nga shkolla dhe nxënës që mësojnë SHQIP nuk ishte zgjedhje e rastësishme.  Pikërisht Shkolla Shqipe ishte në shënjestër të regjimit të Millosheviçit i cili deshi ta shuajë Gjuhën Shqipe, t’i mbyllë shkollat, ta zhbënte historinë e shqiptarëve në tokën e Kosovës.

Ai deshi që shqiptarët t’i kthejë në njerëz të pashkollë, pa respekt e pa miq.”

Këto ditë e pritëm me shumë gëzim lajmin e mirë se një Teutë shqiptare e Kosovës do të jetë Zv/Ministre e Jashtme e shtetit të Kosovës, shtetit më tëri në botë.  Duke e njohur vetë nga afër si media TV “Alba Life” në shumë aktivitete të rëndësishme të Diasporës si dhe aktivitetet që ka organizuar kjo zonjë e nderuar në New York dhe më gjerëpër Kosovën dhe Kombin,besojmë se do ta kryejë me devotshmëri këtë detyrë serioze që iështë ngarkuar nga qeveria në shërbim të Kosovës dhe të Kombit.

Shkolla Shqipe "Alba Life" Ambasador i Kombit që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut, nxënësit, mësuesit, prindërit nuk do t'i harrojnë kurrë vizitat tuaja pranë shkollave, ngase ato gjithmonë kanë qenë frymëzuese dhe respektuese për të ndërtuar urat midis Diasporës, Kosovës dhe Kombit.

Kemi takuar shumë diplomatë të Kosovës këtu në Diasporëtë cilët me shumë dashuri dhe përkushtim kanë punuar për të ndërkombëtarizuar Kosovën martire, jam vërtetë e impresionuar me seriozitetin tuaj dhe të tyre.  Ju Teuta shqiptare e Kosovës keni artin e komunikimit me cilindo që mjerisht joçdo diplomat e ka, pavarësisht se mund tëjenë në nivele të larta apo të ulta qeverisëse, por kjo është temë tjetër.   Ju gëzoni respektin e shumicës, sepse veproni me elegancën e drejtimit si dhe të ndërtimit të marrëdhënieve me publikun e shumtë në Diasporë që shumica jetonjashtë trojeve shqiptare në numër më të madh se brenda saj.

Por sot e keni radhën ju e nderuar Ambasadore Sahatqija, ju jeni Teuta shqiptare, bijë e denjë e Kombit tim.  Unë gëzohem që qeveria ju zgjodhi të jeni në kabinetin e Ministrisë së Jashtme të Kosoves si Zv/Ministre.

Është e pamundur t’i rendis me radhë aktivitetet tuaja të Konsullatës dhe të ekipit që ju drejtoni, simpoziumet, marrëdhëniet me ministra të jashtëm të botës, takimet me UÇK-n, shkollat shqipe, njohjen e qarqeve botërore në OKB dhe në veprimtari të tjera të Diasporës për marrjen nën mbrojtje te hebrenjve nga shqiptarët e Kosovës dhe të gjitha trojeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kohën kur në çdo vend evropian hebrenjtë po përndiqeshin nga regjimi hitlerian.

Ju keni marrë takime me diplomatë botërorë duke filluar me vendin më demokratik dhe mik në botëAmerikën, Atdheun e dytë të shumëshqiptarëve.

Prindërit, mësuesit, nxënësit e shkollës shqipe s’do ta harrojne kurrë vizitën e Konsulles së Përgjithshme të Kosovës, ambasadoren Teuta Sahatqija shoqëruar nga Konsulli Fatmir Zajmi dhe sekretarja e pare znj.Albana Bylykbashi.

Ambasadorja Sahatqija hapi siparin e 10-të Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me nxënësit e Shkolles Shqipe “Alba Life”.  Ambasadorja Sahatqija dhe stafi i Konsullatës u mirëpritën me duartrokitje të stuhishme nga të gjithë të pranishmit dhe nxënësit që ishin ngjitur në skenë për të shfaqur koncertin madhështor.  Duke pasur krenari të ligjshme dhe me kanun të flas Si TV “Alba Life” dhe si Shkollë Shqipe që operon me një seriozitet dhe profesionalizëm në të gjitha lagjet e Nju Jorkut duatë ndalem se si ju me përulësinë më të madhe dhe dashurinëkeni ndjekur me vëmendje të posaçme ecurinë e nxënësve të Shkollave Shqipe dhe keni gëzuar respektin dhe dashurinëe gjithë prindërve, mësueseve dhe nxënësve.  Ju ngritët peshë gjithëauditorin kur folët se: “Sot nga kjo shkollë do ta nisim Javën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës në New York.   Nisja e këtij karvani të ngjarjeve nga shkolla dhe nxënës që mësojnë SHQIP nuk ishte zgjedhje e rastësishme.  Pikërisht Shkolla Shqipe ishte në shënjestër të regjimit të Millosheviçit i cili deshi ta shuajë Gjuhën Shqipe, t’i mbyllë shkollat, ta zhbënte historinë e shqiptarëve në tokën e Kosovës.  Ai deshi që shqiptarët t’i kthejë në njerëz të pashkollë, pa respekt e pa miq.

Para 19 vitesh, pas rezistencës paqësore të Ibrahim Rugovës, luftës së Adem Jasharit me shokët, mbështetjen e diasporës dhe miqve, erdhi Liria e shumëpritur.  Ajo u fitua me luftë, gjak e mund, me lot, vuajtje e sacrifica, me shumë punë e dashuri për vendin dhe popullin.

Më 17 shkurt 2008, në një ditë acari, Parlamenti i Kosovës e votoi Deklaratën e Pavarësisë dhe Kosova u shpall Republikë, shtet i pavarur.

Sot femijët dhe të rinjtë e Kosovës, po arrijnë suksese në nivel botëror në matematikë dhe informatikë, po i pushtojnë majet e Mount Everest e Kilimangjaros.  Majlinda na solli madaljen e parë të artë nga Olimpiada. Ekipi i skiatorëve tanë dje defiloi në Olimpiadën dimërore ne Korenë e Jugut.  Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi janë këngëtaret më të kërkuara në skenat botërore.  Një asteroid i zbuluar në kozmos quhet Pranvera Hyseni, sipas emrit të astronomes tone të re e cila gjendet në listen botërore të inovatorëve të rinj nën 24 vjeç.

Të dashur fëmijë, ju po rriteni në Amerikë, në një vend të lirë të njerëzve trima. Në një vend që është mike e madhe e Kosovës dhe e shqiptarëve.  Ju fëmijët e sotëm, nesër do të beheni inxhinierë, mjekë, sportistë. Do të udhëhiqni biznese, dikush do të bëhet Kongresist apo Senator.

Kur ne nuk do te jemi më, nga përkushtimi juaj do të varet ndihma për fëmijët e tjerë në kohra të vështira.

Kur të rriteni do të kujtoni ditën kur e festuat 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në New York dhe ju do të jeni ata që do të festoni edhe shumë përvjetore të rëndësishme për shqiptarët.

Ju dëshiroj që ta duani shkollën dhe të punoni për të qenë të suksesshëm për vehten, familjen dhe për komunitetin tuaj. Dëshiroj që të përkrahni njeri tjetrin dhe ti gëzoheni suksesit të shokut e të shoqes. Ta duani dhe ta kultivoni Gjuhën Shqipe, kulturën dhe historinë, të vizitoni trojet nga kanë ardhur familjet tuaja. Dëshiroj që me krenari te flisni Gjuhën Shqipe dhe të punoni për Atdheun me shumë dashuri.

Sot nga bangat e shkollës shqipe Alba Life, nga Staten Island të New Yorkut, nga Amerika mike, do ta themi së bashku:

Kosovë e dashur, urime ditëlidjen e 10-të!”

Të gjithë ne stafi i Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe personalisht sinjë anëtare aktive e Diasporës nga palca e shpirtit ju urojmë: Vazhdoni të punoni me përkushtim për Kosovën dhe Kombin!

Dhe ne besojmë për ndërkombëtarizimin e Kosovës sepse e njihni mirë, i keni përjetuar dhimbjet dhe plagët dhe jeni siç thotë poeti i Kombit Ali Podrimja:

Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura/ t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj…

Kosova jonë martire e vuri kurorën e Perëndeshës së Pavaresise në kokë 12 vjet më parë, ndonëse në ngrica shkurti, por me zjarrin përvëlues në gji, etjen e madhe për Liri, etjen me buzë të zhuritura, çarë si shegë për 100 vjet. Kosova dhe diplomacia e saj do të ketë një zë më tëfuqishëm, mëdinjitoz sepse një Teutëshqiptare e sprovuar e Kosovës do të jetë nëkrye tësaj!

Urime Teutë, bijë e denjë e Kombit tim!

19 Qershor, 2020

New York



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora