Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrahman Hyseni: 18 Vjet veprim me shqiponjat e Medvegjës

| E shtune, 20.06.2020, 12:03 PM |


Doli nga shtypi libri (monografi) i autorit Rrahman Hyseni me titull "18 Vjet veprim me shqiponjat e Medvegjës"

VESHMBATHJA E GRAVE DHE E BURRAVE NË RAJONIN E MEDVEGJËS NDËR SHEKUJ

Shkruan; Rrahman Hyseni

Veshja popullore që sot pëlqehet të quhet kombëtare, autoktone, paraqet lashtësinë e një treve dhe pasqyron historinë e saj të kahmotshme. Pasqyrimi i trashëgimisë kulturore me traditat e saj, paraqet trevën dhe ekzistencën e saj. Nga begatia e veshjeve popullore të një treve në përgjithësi, themi se vajzat shqiptare të komunës së Medvegjës mbanin shami e këmishë të bardhë dhe çorape të bardha, kurse dimrit edhe mitanin me ngjyrë të zezë. Nuset dhe gratë e reja bartnin shami me lule, dimi me lara, këmishë të qëndisur ose të bardhë, xhemper të kuq dhe çorape me rrema. Gratë e moshuara bartnin shami, xhyveze (të purpurtë), këmishë të bardhë, kurse dimrit xhemperë dhe çorape me ngjyrë të zezë. Kjo veshje u çmua shumë nga albanologu vjenez J.G.V.Hahni, i cili i kishte vizituar fshatrat e Medvegjes, pikërisht fshatin Dediq dhe pati shkruar se: “Te asnjë popull tjetër nuk shprehet në veshje ngjyra e bardhë dhe ajo e zezë si te shqiptarët. Ngjyra e bardhë te veshja e shqiptarëve shprehte pastërtinë, shkëlqimin, autoritetin shpirtëror dhe çdogjëje tjetër që simbolizon veti pozitive. Përmes ngjyrës së zezë tregohej e kundërta. Këto treva shqiptare duke qenë më parë të pandara, kishin marrëdhënie reciproke në shumë pikëpamje me trevat tjera shqiptare, e sidomos tipare të përbashkëta kishin me trevën e Llapit e Gallapit. Veshja e 5 shqiptarëve të Toplicës kishte pak ndryshime me veshjen e shqiptarëve në rrethinën e Vranjës. Përparësja apo pështjellaku që bartej mbi këmisha-fustanella të gjata që punoheshin prej liri dhe dimi që punoheshin prej leshi, e më vonë dhe pambuku, lidhej për beli me një tojë (ushkur). Është me rëndësi të dihet se dimitë prej pambuku në fshatrat shqiptare të kësaj ane kanë hyrë në përdorim diku kah fillimi i shekullit XX”. Veshja e vajzës, që shkonte nuse, ishte e veçantë. Të gjitha këto veshje krijonin pamje-imazhe magjepsëse. Ato ishin punuar për vite e shekuj, ndërsa karakteristikë e veçantë dalluese ishte punimi i dorës me përpikëri, pastaj mënyra e prerje-qepjes, si dhe dizajnimi me stil të veçantë. Kjo komunë ka një territor prej 524 km. Medvegja përbëhet nga 44 vendbanime, dy prej të cilave janë vendbanime urbane si: Medvegja dhe Banja e Sijarinës. Zakonet martesore: Ditën e parë, vajza që shkonte nuse kur bëhej me vaj, vishte dimi, përparëse e anteri (triko) të zeza, çorape lulekuqe dhe shami bojëgjake. Ditën e dytë, vishte dimi dhe shami xhyveze, çorape me harqe, përparëse me kerçe vertikalisht, këmishë me rruaza, shokë me rruaza, kushak me penezë, jelek me gajtan, shami bojëgjake me një tufë të vënë përmbi. Ditën e fundit, vishte dimi lahori, çorape të bardha, peshqir me penez, përparëse me vija të verdha, kapuç me rruaza dhe me para, një lirë në ballë, katër bistekë i lëshonin për shpine dhe nga disa blej flokësh e që në këto treva quheshin shive, ku i lëshonin për faqe dhe vellon e vënë për kryq me tri lule në maje. Kësaj 6 renditjeje, sidomos te veshja e vajzës, që shkonte nuse, i janë përmbajtur në mënyrë shumë rigoroze. Me një rigorozitet, edhe Bafti Krasniqi në dorëshkrimet që la pas vetes, e përshkruan shumë me saktësi këtë vlerë kombëtare. Te meshkujt, përkatësisht në veshjen e burrave, plisi i bardhë ishte pjesë e kostumeve dhe simbol i pamungueshëm , i cili rroi dhe do të rrojë edhe më tutje. Te veshja e burrave janë disa karakteristika, si fjala vjen në ato anë, tirqit që kishin ngjyrë kafeje me gajtan të zi. Tipike dhe që ruhet më së miri, është veshja e burrave në Gjakovë sepse shumë banorë nga ato anë e bartën këtë veshje në qytet. Kjo shihet te veshja e Qamilit të Vogël. Mbiemri i vërtetë i Qamilit të Vogël – Muhaxhiri, del nga rrethanat tona të njohura historike, ngase me rastin e shpërnguljeve të mëdha të shqiptarëve nga fshatrat e rrethit të Jabllanicës , të parët e familjes së tij ishin të ardhur në Gjakovë nga fshati Stubëll i komunës së Medvegjës . Andaj, si në çdo qytet tjetër, ashtu edhe në Gjakovë, të gjithë ardhacakët quheshin “muhaxhirë”. Me rëndësi janë edhe dekorimet te këmishat dhe jelekët e burrave. Pas ndarjes së kufirit në Kosovë, është varfëruar tejmase edhe koloriti i veshjeve. Në fshatrat e Medvegjës e kanë ruajtur koloritin e ngjyrave mjaft mirë dhe kjo është bartur brez pas brezi. Veshje të ngjashme me ato të burrave në trevat e Medvegjës, i kanë edhe Vushtrria, Llapi e Gallapi. Prej shekullit XX janë bartur te burrat qystekët e orës dhe çanta për orë xhepi. 7 Vlen të përmendet gjithashtu “Qelibari” - kuti e duhanit që ishte karakteristikë e burrave me nam në ato anë. Të gjitha këto që janë cekur, ngërthejnë në vete një dëshmi argumentuese të trashëgimisë kulturore që kanë rëndësi të madhe për historinë tonë kombëtare, zakonet dhe ekzistencën e shqiptarëve në këtë trevë. Trashëgimia kulturore e mban të gjallë një komb dhe përmes shkrimeve dhe fotove të kohëve të caktuara, paraqet evoluimin e kulturës në trojet tona. Rruazat, syri i kaltër, lidhen me mitologjinë, kinse mbrojtje nga “ syri i keq” e gjithashtu disa nga këto elemente i hasim edhe në Mesjetë e edhe te lashtësia jonë ilire, gjë që e dëshmon lashtësinë tonë si popull autokton. Ornamentet e qëndisura në veshje kanë lidhshmëri me objekte të ndryshme, pastaj lidhen edhe me mitologjinë tonë kombëtare. Trashëgimia kulturore është e lidhur ngusht edhe me trashëgiminë shpirtrore dhe që të dyjat bashkë na japin faktografi rreth origjinës sonë kombëtare e të lashtësisë. Veshjet përmbajnë një art të veçantë në vete dhe me kolorit ngjyrash, na bëjnë të ditur se mprehtësia artistike ekzistonte qysh herët në këto treva. Kultura dhe gjuha janë e ardhrmja, të lidhura ngusht me fatin e një populli. Gjuhës i duhet gjithashtu drejtshkrimi e drejtshqiptimi. Por, para se gjithash i duhet ndërgjegjja kombëtare, sepse pa ndërgjegje kombëtare, s'ka gjuhë të mirëfilltë. Fort me të drejtë e tha Branko MerxhaniLëvruesit e gjuhës shqipe duhet të jenë të tillë, të përkushtuar e të përpiktë, të palodhur për thesarin tonë më të çmueshëm- GJUHËN SHQIPE. Në vitin 1906, Fan 8 Noli ynë i madh shkruante për ata që përbuzin gjuhën e tyre amtare - shqipe përpara asaj të huajës, në gazetën"KOMBI" "Ca autorë shqiptarë thanë se gjuha jonë është aq e varfër sa nuk mund t'i japësh një palë mend as një evgjiti,por unë them që ata autorë që thonë këtë,s'janë të zotët t'i japin mend evgjitit as me ndonjë tjetër gjuhë. Kurrë mos pandehni se s'kemi autorë të mëdhenj nga shkaku që gjuha nuk na ndihmon. Autori i madh është i madh edhe memec. Piktori i madh është piktor edhe pa duar. Gruaja e bukur duket një mijë herë më e bukur,po të jetë e veshur me lecka.". Ta duash gjuhën, është ta duash kombin. Një komb pa gjuhë e liri, është i robëruar i varfër. Ai popull mbetet në errësirë. Ovid Montllor e krahasoi jetën me gjuhën: "Ai që është në gjendje të ndalojë gjuhën, është në gjendje të ndalojë jetën". Sa fuqishëm e thënë! Jeta dhe gjuha! Për kundërshtarët dhe ndotësit e saj, i dashuri ynë i madh Eqrem Çabej, kundër pseudofilologëve kështu thoshte (Graz, 1929). "Gjuha i prodhon njerëzit më shumë sesa njerëzit e prodhojnë atë", thoshte Gëte i madh. Theodhoropulo thotë: "Gjuha nuk është vetëm mjeti me të cilin shprehet një popull, por është edhe mjeti i mbrojtjes së jetës së tij pasi me të ndërgjegjësohet për ekzistencën dhe shpirtin e tij. Sa më e fuqishme të jetë gjuha, aq më i begatë është shpirti që banon brenda saj dhe aq më e madhe është siguria e jetës së popullit që e flet. Për gjuhën, profesor Idriz Ajeti tha shkurt e shqip: "Pa gjuhë të pastër, s'ka ide e mendime të larta. Gjuha letrare mësohet deri në fund të jetës." S'guxoj t’u ik pa përsëritur prapë këshillën nga Gëteja i madh: "Secili që flet, kujton se mund të flasë edhe mbi gjuhën!" Njerëzit shpirtbardhë, 9 njerëzit e ndritur, vlerësuan gjuhën si pjesë të jetës ku gjuha luan rolin më të rëndësishëm të një populli, të kulturës së tij. Po ashtu pastërtia, edukata dhe gjuha e pasur për një komb është e domosdoshme. Ajo e ngrit në vlera. Unë dua t’i përmend vetëm disa nga ata që u bënë dritë për gjuhën. Nëse analizohen me vëmendje, nga ta thuhet, lutemi, këshillohemi, edukohemi, por dhe mallkohemi për humbje, deformim, si dhe ndotje të gjuhës sonë gjuhës shqipe të lashtë, të bukur e shumë të pasur. Profesori i ndritur e i çmuar do të kujtohet gjithmonë për sa të flitet gjuha shqipe, Isa Bajçinca, që ndriçoi tërë jetën e tij me gjuhën e pasur shqipe, mbajti gjithë jetën me dashurinë që kishte për gjuhën shqipe. I vendosur, i përpiktë në pastërtinë e saj, ai thoshte: “Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”. Mit’hat Frashëri thoshte: “Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe”. Ismail Kadare thotë: “Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh, është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e të çdo kohe”. Idriz Ajeti ka thënë: “Gjuha është gjëja më e çmueshme e një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”, Eqrem Çabej thoshte: “Larg gjuhës shqipe, larg të qenit shqiptar”. Qemal Murati thotë: “Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”. Sami Frashëri ka thën: “Gjuha pasqyron një kombësi. Ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture”, thoshte Eqrem Çabej. Po e përmbylli me fjalët e Naimit të madh: “Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë”!