E premte, 19.04.2024, 05:22 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Pislliqe albineske!

E shtune, 20.06.2020, 10:45 AM


Gjykata Kushtetuese vendosi që Kosova nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme. Lajm dëshpërues për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve të Kosovës, por duhet të jemi të vetëdishëm se sot nuk është koha e politikës ekstreme dhe as e ‘’përbetimit ndaj partisë’’.

Edhe pse shumë njerëz prisnin shumë nga Albin Kurti, gjithësecili duhet të jetë i vetëdishëm se mosmirënjohja nuk është në traditën tonë. Kurti e shfaqi hapur mosmirënjohjen ndaj shpëtimtarëve tanë dhe kontribuesve kryesorë në gjithçka kemi arritur deri më sot. Ky pis bën lojra edhe me Shtëpinë më të famshme në botë, nga e cilat janë marrë vendime për Shpëtimin e Shqipërisë, Çlirimin e Kosovës dhe Krijimin e Shtetit të Kosovës.

Kurti i trajtoi si skllevër bashkëpunëtorët e tij të bashkëqeverisjes, përjashto znj. Vjosa Osmani, e cila na qenka e mirë dhe të gjithë të tjerët në LDK na qenkan të keqinjë!

Vjosa mund të ishte Kryeministre sot, nëse do të ishte politikane. Rënja e qeverisë do duhej ta rikthente në shtëpinë e saj, por jo. Politika e shekullit tonë nuk është kuvend katunesh!

Mbi të gjitha, Kurti e rrëzoi qeverinë e tij sepse nuk është politikan. Kurti organizon edhe protesta duke qenë Pushtetar, rast i rrallë apo edhe i padëgjuar. Sikur ta zbuste egërsinë, Kurti do të ishte protestues i mirë, por vetëm kaq.

Dhe diçka tjetër, Kurti organizoi protesta në kohën që qytetarët ishin të kufizuar edhe për të blerë bukë, nga pandemia! Kushedi sa qytatarë janë sëmurur, apo edhe vdekur ndonjë, nga protestat e tij?!

Z. Avdulla Hoti është Kryeministri i ri i Kosovës, pranojeni dhe lërëni të punojë, se na lodhët. Hoti gjithmonë do të jetë aq tolerant sa të lejojë të mbahet Referendum për çështje madhore.

Shoqëri gjysëm e sëmurë! Të gjithë të politizuar, nga më injoranti deri tek njeriu normal.

Vëllain nuk e zgjedh, sido që të jetë. Vëllai i kryeministrit Hoti qenka hoxhë dhe paska probleme me Gjergj Kastriotin. Sigurisht, sepse pothuaj të gjithë hoxhallarët janë osmanofilë të ndyrë. Nuk ka faj Avdullai për këtë.

Vëllain nuk e zgjedh, por këshilltarin po. Albin Kurti, ky hero i njerëzve të sëmurë ideologjikisht, zgjodhi, me plot vetëdije, Hysamedin Ferajn, si këshilltar të tij. E kush është ky? Enverist që në rininë e tij. Ata që e akuzojnë Kurtin si komunisto-marksist e kanë një fakt të pakundërshtueshëm.

Pastaj ky Feraj nuk është vetëm komunist. Ky ka lehur për Kastriotin dhe Nënë Terezën. Vetëm kaq do të mjaftonte që Albini ta mbante larg. Por jo! Albin Kurti, për mua është një fundërrimë e shoqërisë shqiptare, së bashku me bandën e tij, që fyejnë e kërcënojnë të gjithë njerëzit që nuk mendojnë si ata.

P.S. Z. Driton Tali ka shkruar kundër Hysamenin Ferajt për lehjen kundër Kastriotit, por që, çuditërisht, që të dy ishin këshilltarë të Kurtit.

http://www.zemrashqiptare.net/news/37132/



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora