Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhafer Leci: Bardh Nëngurra, mos pështyjë mbi lirinë e fituar me gjak!

| E shtune, 20.06.2020, 09:18 AM |


Bardh Nëngurra, mos pështyjë mbi lirinë e fituar me gjak!

Nga Xhafer Leci

Nuk duam të kemi dy palë heronj e dëshmorë! Askush nuk ka rënë në fushën e nderit dhe të lavdisë si enverist, ballist e as titoist, por si atdhetarë për çlirimin e Kosovës!
   Bardh Zeza, kishe një zakon joshqiptar: Kujt po ia haje bukën, po mundoheshe t'ia ndotje sofrën!
   Sjelljet tuaja kaq të këqija, duhet të shërbejnë si mësim për këdo, që mos me ta hapë derën, se je njeri i pabesë e mosmirënjohës!
  "Në çdo kohë ka pasur e do të ketë njerëz që flasin dhe që shkruajnë mbi çështje për të cilat nuk dinë asgjë." Faik Konica.
 I tillë është B.Nëngurra !

   Shkarravinave tua përçarëse, me plotë shpifje e gënjeshtra të pakurrëfarë standarte etike, si konfliktuoz i njohur që jeni, duke etiketuar, fyer dhe sharë të gjithë ata të cilët mendojnë ndryshe, si rasti im, nuk ju përgjigjëm.
   Do shkruaj për hirë të vërtetës, opinionit, si dhe disa emrave, të cilët janë apostrafuar në shkrimin pa kurrëfarë vlere me titull: „Duke shitë patriotizëm tinëzaket perfid LPK-ista të kamufluam në LDK dëmtohet LDK-ja.“ Bota sot, dt.14 qershor 2020. Këtë shkrim kinse e paska bërë kundër shkrimit tim me titull:
   " Duke mbrojtur klanin Mustafa, duan ndarjen e LDK-së " , botuar me 9 qershor 2020 në Bota sot“
   E ndjej për obligim moral e njerëzor të sqaroj rreth së vërtetës. Po veçoj tre emra, të cilët më kanë shtyrë të reagoj, Kryetarin e Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri, Hafiz Gagicën dhe Sabri Maxhunin-Novosellën, për të cilët do shkruaj më poshtë.
   Në shkrimin tim si përgjigje disa përçarësve në radhët e LDK-së, të cilët në Facebook, fyejnë rëndë shumë figura të devotshme nga radhët e LDK-së, në veçanti dy atdhetaret, nëna shqiptare Donika Gërvallën dhe Vjosa Osmanin, duke i quajtur ato Pela të Trojës, buallica, lopë…Me një rast përmes një komenti tim, kam kërkuar nga miku im në radhët e LDK-së në Gjermani, Fatmir Bajraj, që t`i lidhë qentë në oborrin e tij. Fatmiri, në vend se t`ua tërhiqte vërejtjen rrugaçëve, sepse komentet fyese bëheshin në faqen e tij në Facebook, ai ua pëlqente komentet!  
   Fyerje të kësaj natyre janë bërë edhe nga shumë të tjerë, të cilëve nuk kam dashur t`ua përmendi emrat, sepse janë të pavlerë, tipa rrugësh! Fatmir Bajraj, me shkrimet e tij destruktive, jo vetëm për mendimin tim, por këtë mendim kanë dhe shprehin edhe shumë komentbërës tjerë nga radhët  e LDK-së, të cilët përmes komenteve të tyre në Facebook nuk pajtohen me Fatmirin. Të thirrësh në emër të kryesisë dhe kryetarit të LDK-së, nuk është njësoj sikur në emër të antarësisë së përgjithme, sepse as kush nuk e dinë mendimin e shumicës.
   Jo fort moti F.B e quajti “ jashtëqitje” Profesor Dr. Rexhep Gjergjin. Prandaj unë bëra një shkrim ku përmenda emrin e F.Bajraj dhe të kryetarit të LDK-së, Prof. Isa Mustafa, duke cituar fragmente nga librat e ish kryeministrit të Qeverisë së Kosovës Jusuf Zejnullahu, se si Isa Mustafa, me deklarimet e tij, atëherë në vitin 1990, ishte radhitur në anën e pushtuesit serb, pra kundër LDK-së!
   Ne vend të Fatmirit, Selim M. Hasanaj i konvertuar në  Bardh M.Nëngurra, i cili në radhët e LDK-së është një mini figurë, sikur tri pika uji në det, duke u munduar të notoj nëpër urjëra të turbëllta, kush e di me porosinë dhe për hesap të kujt, paraqitet si shpëtimtar i LDK-së, me një shkrim tepër të gjatë, me një fjalor rrugash, krejt jasht teme, duke shpifur e gënjyer pa fije tupi kundër mejej dhe disa të tjerëve !
   Është i pari ky B.N. në jetën tim i cili ka gënjyer dhe më ka fyer kaq shumë, pa i pasur borxh, pa ia përmend asnjëherë emrin në kontestin negativ. Ky njeri, jo vetëm me njerëz, por edhe me Zotin është në konflikt! Përshembull, në faqen e tij të Facebook-ut, ku shkruan përditë, më ka sharë, ky e ai, e shava këtë e atë, i bllokova kaq, më bllokuan kaq! Punë për të, lë të kënaqet me jetën e tij
   Ky farë B.N. për shumë nga ata, të cilët merren me shkrime, është i njohur, me sharje, fyerje shqip, e me mendime shkenisht! Nuk e kam njohur dhe nuk jemi takuar aq shumëherë, për ta njohur pak më mirë, por kur fillova ta lexoj, e kam kuptuar, se ky njeri ka probleme me vetëveten. Shpifjet e tij kundër meje nuk kanë asnjë dëshmi të vërtetë.
    Unë kam një biografi aq të pastër të kaluarës sime, sa që nuk ka birë nane që mund të më akuzojë për ndonjë të keqe kundër askujt e, aq më pak, kundër vendit dhe popullit tim, për të cilin kam punuar pa hile tërë jetën, me ato mundësi fizike e mendore që kam pasur.
   Për këtë e kam guximin të veproj e shkruaj pa pikë frike.Ky rezil i paburrë, kot mundohet të më njollosë se kinse, i paska lindur ideja në mos jam unë duke hulumtuar dajën e tij Miftar Kukleci, i cili kishte qenë i martuem me vajzen e hallës së politikanit slloven Eduard Kardelit.
    E vërtata është krejt ndryshe. Miku im shumëvjeçarë, veprimtar i hershëm dhe antar i Besëlidhjes së Emin Fazlisë, alias Emil Kastrioti, z.Qaush Krasniqi, kishte biseduar me një rast me Ukë Qerretin, i cili në vitet 1980-ta e kishte njoftuar, anonimisht, për mes telefonit Kryetarin e Besëlidhjes Emin Fazliun, që  të ruhet se mund të vritet nga UDB-a. Ndër të tjera Ukë Qerreti, i paska thënë Qaushit: I vetmi person që e dinë kush janë vrasësit e vëllazërve Gërvalla e Kadri Zeka, është Miftar Kukleci. Ukë Qerreti nuk kishte pasur marrëdhënie të mira me Miftar Kuklecin... Unë kurrë nuk ua kisha  dëgjuar emrin as Ukë Qerretit e as Miftar Kuklecit. Këta emra i mësova nga miku im Qaush Krasniqi, më duket se këta të tre Q.K. U.Q dhe M.K. janë të një ane.
  Qaush Krasniqi disa here më ka thënë: "Xhafer, meqë e ke mike të mirë bisedo me Donika Gërvallën, le të shkon në Lubjanë e të bisedojë me Miftarin, sa është ende gjallë se i ka kaluar të 90-tat dhe gjendet në një dom të pleqëve". Më një rast, para disa viteve, në një akademi përkujtimore, për heroin Sali Çekaj, e takova Qaushin me Donikën, unë u largova që mos të dëgjoj bisedën.
   Me një koment, me miqtë e mi në Facebook,kam përmenduar emrin e Miftar Kukleci, se ai mund të jetë i vetmi person, i cili mund ta dijë kush ishin vrasësit e Gërvallajve dhe Kadri Zeka! Në komentin tim u lidh B.N., i cili na tregoi se Miftar Kuleci është  daja, vëllai i nënës së tij. Atëherë, pasi Bardhi ishte nipi i tij, mendova se mund të jetë më i besueshëm, që daja i tij të rrëfejë më shumë për rastin e vrasjes. Dhe i kam shkruar Bardhit se qenka mirë të shkojmë bashkë, sa është gjallë e të bisedojmë për këtë ngjarje. Nuk jam i sigurtë, por me sa më kujtohet, Bardhi më ka thënë, se kot shkojmë, sepse ka filluar ta lëshojë memorja. Dhe ky burravec, i pafije turpi, këtë bisedë tonën, në vend se ta heshtë e turpërohet për lidhjet e dajës së tij me UDB-ën, ky është munduar mua të më quaj si njeriu të UDB-së, pse paskam dashur të mësoj diçka për vrasjen e Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, nga një sigurims i moçëm i Serbosllavisë! Tani e kam të qartë pse nuk ka pranuar B.N. të shkojmë bashkë tek daja i tij, tashmë i ndjerë! Sepse ai mund të kishte treguar shumçka e që Bardhi do ishte penduar, pse më ka takuar me të!
   Të interesuarit mund të gjejnë shkrimet e S.Hasanaj alias B.Nëngurrës në internet Google, për ta parë me sa shumë personalitete, me të cilët nuk mund matet me asgjë, si i fyen e shanë ata/ato! Jo fort moti ka pas bërë një shkrim kritikues edhe kundër Isa Mustafës, të cilin tani e lavdëron! I tillë është ky, sot të lavdëron e nesër të shanë.
    Përgjigjen, siç e thashë, po e bëjë për shkak të emrave, të cilët nuk kanë të bëjnë asgjë me shkrimin tim, por ky mashtrues i futë aty, për ta hutuar lexuesin e sinqertë e të devotshëm të LDK-së, se kinse unë e të tjerë qenkemi kundër LDK-së, pse nuk pajtohemi me kreun e LDK-së, komunistin titoist Isa Mustafa, i cili e ka dëmtuar rëndë LDK-në e, në veçanti, Kosovën, duke bërë pazare me presidentin Hashim Thaçi, krejt në dëm të Kosovës!
   Bardhë Zeza, e ftonë Hashim Thaçin të ngritë akt-padi kundër meje!!! Ja sa e don ky LDK-në?! Duke u munduar ta mbroj Hashimin, nga shkrimet e mia?!
    Gjithmonë kam repektuar vullnetin e shumicës, por asnjëherë nuk kam heshtur, kur e kam konsideruar se punët nuk po shkojnë mirë.Isa Mustafa nuk është LDK-ja.Pavarësisht se është i pari i partisë, ai nesër mund të jetë vetëm një individ, sikur të gjithë ne të tjerët. LDK, si dikur që ishte shumë më mirë pa Isën, përsëri do jetë mirë kur të ikën vet Isa, apo ta largojnë me votën e anëtarësisë.
   Shkrimet e mia nuk janë kundër LDK-së, por për të mirën e LDK-së, pjesë e së cilës jam që nga pjesëmarrja ime me disa shokë, si; Qemajl Morina, Mejdi Laçaj, Hasan Dançe dhe Gani Avdyli në themelimin e Degës së LDK-së, me 6 maj 1990 në Esslingen/Zell të Gjermanisë. Menjëherë në vitin1990 ne themeluam Aktivin e LDK-së në Kirchheim/Teck të Gjermanisë. Nga atëherë e deri në ditët e sotme dhe jo vetëm unë, por e tërë familja ime shumë antarëshe janë me LDK-në, këtë e dinë edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, miku im z.Lutfi Haziri.

Nuk dua të flasë për titoistët pjesë e të cilëve ka qenë edhe ky peshk i vogël B.Nëngurra, i cili mua dhe disa të tjerë na quan LPK-ëist, VV-ëist!
   Asnjëherë nuk kam menduar se kam bërë asgjë të jashtëzakonshme, megjithatë, për hirë të opinionit: Jam pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968 në Gjilan.
Kam emigruar më 21 janar 1969.Isha dhe jam djathtisë, pro perëndimorë dhe amerikan, edhe atëherë, kur, nuk kishte LPK e as LDK, lexoja shtypin illegal shqiptar dhe kroat…
Kam marrë pjesë në demonstratat e vitit 1981 në Perëndim, nuk i kam takuar asnjë grupi ilegal. Në demonstrata merrnin pjesë, përafërsisht, prej 500 deri në 4 mijë pjesëmarrës. Organizimin e demonstratave e bënin krerët LPK-së, nganjëherë të ndarë në dy grupe, për shkaqe të bindjeve të tyre. Numri i pjesëmarrësve me bindje marksiste, leniniste, enveriste,sipas mendimit tim ka qenë i vogël. Shumica nuk kanë qenë as enveristë, ballist e as titioistë, por kërkesa për barazi kombëtare me parullën "Kosova Republikë", na bashkonte të gjithëve. E kam cekur edhe në shkrime tjera, në demonstrata merrnin pjesë edhe ish luftëtarë të NDSH-së në mëgrim, si Hysen Tërpeza, të cilin e kam takuar për herë të parë në demonstratën e 30 majit 1981, në Gjenevë të Zvicrës. Ndërsa në demonstratën e vitit  1983, në Strasburg të Francës kam takuar NDSH-istin Xhelë Xhelin-Kalishta, i njohur si "Plaku i maleve", bashkëluftëtar i Xhem Gostivarit. Para LPK-së demonstrata kanë organizuar edhe e djathta shqiptre,si p.sh.Demonstratën e parë së bashku me sekretarin Vehbi Ibrahimin e bashkëveprimtarë të tjerë e ka organizuar Emin Fazlija alias EmilKastrioti, kryetar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, më 10 qershor 1978, në Shtutgart të Gjermanisë, për nder të 100-vjetorit të Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit…
I përmenda këto, sepse ky B.Nëngurra të gjithë ata të cilët kanë marrë pjesë në demonstratat e vitit 1981, i quan LPK-eista, stalinista! E kam thënë në një shkrim timin:Në emër të cilit Rugovizëm thirrën këta përçarës?

  Vizita e
Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, Vatikanit dhe takimit tëTij me Papa Gjon Pali II, me27 qershor 1991,më kanë bërë të krijoj bindjen se: Asnjëherë në historinë e saj Kosova nuk ka pasur një personalit vizionar të shquar për ecjen e proceseve drejt Perëndimit dhe Amerikës,për pavarësinë e Kosovës. Sepse, Vatikani është boshti-strumbullari i botës katolike, cila është fuqia më e madhe në Botë.
  Me dashuri dhe kujdes, ruaj dy fotografi rasti me Presidentin Dr.I.Rugova,të vitit 1993 dhe 2001.Lavd dhe nderim te përjetshëm !

   Për mua dhe punën time, se isha i kamufluar në LDK, apo jo, sipas B.Nëngurrës, e ndonjë shpifsi tjetër. Dua të sjellë si dëshmi Raportin financiar të punës sime, së bashku me bashkëveprimtarët e mij, për periudhën 1990-2002, si kryetar i Aktivit të LDK-së në Kirchheim/Teck, që isha afër dy dekada dhe dy mandate delegat i Kuvendit të Degës së LDK-së në Gjermani.
    Kisha pasur dëshirë që edhe ish Ministri i Financave në Qeverinë Dr.Bujar Bukoshi në egzil, Prof.Isa Mustafa, ta bënte një raport sikur ne, me data, shifra dhe shuma, për hyrje-daljet e 3%i-shit.
   Këtë do duhej ta bënin edhe komisionet e grumbullimit të mjeteve materiale të Fondacionit „Vendlindja thërret“, së bashku me krerët e LPK-së, të cilët bindshëm e them se kurrë nuk kanë për ta bërë ndonjë raport financiar, për shkaqe të keqpërdorimeve të mëdha!


Ja çfarë shkruan B.Nëngurra në vitin 2019, në fund të një komenti të tij të gjatë, plotë shpifje kundër atdhetarit Sabri Maxhuni-Novosella, tek faqja ime në Facebok, ku po citoj vetëm tre rreshtat e fundit të komentit ti tij:

  „Pse Sabriu u ba i pasun tek pasi u vranë vellaznit Gervalla?! Këto fakte pse nuk i dinë ti Xhafer Leci? Une çuditem me elozhet që për të dytën herë po ja thur këtij mafiozi.” Merrne me mend si e ka guximin B.Nëngurra të akuzoj për vrasje mikun më të devotshëm të idealit të grupit të tyre, Jusuf Gërvallën?! Po sa më njoftoj Baci Sabri Maxhuni, se një Selim Hasanaj, të cilin nuk e njeh dhe as nuk ka dëgjuar asnjëhrë për të, tek faqja ime në  Facebook e paska fyer dhe akuzuar për shumë gjëra të pavërteta, në veçanti akuza më e rëndë ishte ajo për vrasjen e vëllazërve Jusuf e Bardhosh Gërvallës.
   Siç e dime të gjithë është i pari Selim Hasanaj, alias Bardh Nëngurrai cili ka akuzuar publikisht Sabri Novosellën për atentatin, e që vërehet nga urrejtja e tij ideologjike nuk e ka përmendur emrin e Kadri Zekës, gjaku i të cilit është përzier së bashku me gjakun e Vëllezërve Gërvalla!

  Si pjesëmarrës që kam qenë me shumë shokë në ceremoninë e varrimit të tyre, nga kujtimet e dhimbshme, fillova të djerësitëm, çfarë marrinash shkruan B.N. Shoqata jonë” Kadri Zeka”e themeluar me iniciativën time në vitin 1992, në Nürtingen të Gjermanisë, me nder dhe respekt, ruan vlerat e heronjve dhe dëshmorëve.
   Unë hyra tek faqja ime në Facebook dhe menjëherë ja shleva të gjitha komentet. Bardh Nëngurra, me bllokoi me të dy emrat e tij që përdorte në Facebook, Selim Hasanaj dhe Bardh Nëngurra, duke m`i shkruar dy letrat e fundit, se më nuk jemi miq…, por si i bllokuar, në pamundësi t`i përgjigjem. I shkrova dhe telefonova arsimtarit dhe luftëtarit të lirisë, z. Beqir Sutaj, një burrë i sinqertë dhe atdhetar, vendas i B.N., të cilin e njoftova për këto që ceka më lart, duke porositur t`i tregojë Bardhit, të ketë kujdes, sepse Sabri Novosella është prekur rëndë dhe mund të pasojnë gjëra të papritura, sepse Sabriu nuk tolëron.Këtë e bëra si mik i të dyve që isha,mos të vijë deri tek ndonjë e keqe e madhe. B.Nëngurra ka përmendur vet fjalën mafioz, siç e ka thënë në komentin e tij dhe tani më përgojon mua se kinse unë e pakam quajtur Sabriun mafioz! Ky burravec edhe pse që një vit nuk kontaktojmë, nuk ka të ndalur me komente kundër meje në Facekook.
  Meqë unë nuk mund t`i shohë postimet dhe komentet e tij, për këtë më njoftojnë disa nga miqtë e mi. Prejse i kemi shkëputur kontaktet në mesvete, asnjëherë nuk ia kam përmendur emrin.
   Ky mashkull i paburrë, shkruan aq shumë rreth
një shkrimi që ka bërë në lidhje me Hafiz Gagicën, se si paska qenë naiv, i manipuluar nga unë… Si ka mundësi një burrë i pjekur, tani baba dhe gjysh, që kaq shumë vite merret me shkrime, vazhdimisht sa i lavdëron, të njëjtit fillon t`i shajë e fyejë, a thua ka mundësi gjithmonë të ketë shkruar me kokat e të tjerëve?!
   Kryetari i Komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri me një rast kishte shpallur disa veprimtarë qytetarë nderi të Gjilanit, njërin nga këta edhe Hafiz Gagicën. Në një bisedë kemi hapur edhe këtë temë me B.Nëngurrën, të cilit i kam thënë: Nuk është Hafizi se nuk ka punuar dhe,se nuk meriton, por derisa ai ka sharë nanën presidentin Dr.I.Rugova, në prezencën e katër veprimtarëve të LDK-së, ai nuk meriton me qenë antar nderi i qytetit të Gjilanit.  
  Dhe ia dërgova shkrimin e Qazim Bajgoraliut, në atë kohë krytar Degës së LDK-së në Gjermani, i botuar tek gazeta Bota sot. B.N. bëri shkrimin si punë jo të mençur nga ana e Lutfi Hazirit, çka edhe unë ndaja të njetin mendim, sepse sipas informacioneve të sigurta që kam, H.Gagica katër vite, nuk ka pasur asnjë kontakt me presidentin Dr.I. Rugova, pra deri në vdekjen e Tij.
   B.N. shkruan se unë paskam qenë gjeloz, pse mua nuk më kanë shpallur qytetar nderi. Absolutisht e pa vërtetë, këtë e thotë tani,pse kam përmendur në kontestin negativ Isa Mustafën. Unë jam nderuar me 12 mirënjohje nga Shoqata, Klube, Shoqëri dhe asociacione tjera, për punën time kushtuar çështjes tonë kombëtare, edhe me një liber nga Kryetari Lutfi Haziri, ku është e shkruar biografia e qytetit të Gjilanit.  
Nuk matem me askënd.Gjilani është qytet bukur i madh, ka shumë personalitete me merita më të mëdha se unë. H.Gagicën e kam pasur kryetar, njihemi moti dhe shumë mire, Ai ka merituar, por pse nuk do duhej, shpallur qytetar nderi, sipas mendimit tim, e ceka arsyen.
   Ky B.N. shkruan se si unë e paskam lavdëruar shumë H.Gagicën në librin tim:
“Në themelet e traditës kombëtare shqiptare”. Qofshin lavdërata apo vërejtje, unë kam shkruar të vërteta.Kaq.
  Tani kur unë, në shkrimin tim të fundit, shpreha mendimet e mia, në lidhje me rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe bërjen e Qeverisë Hoti, duke i lidhur këto ngjarje me shkrimet e mikut tim, Fatmir Bajraj, del B.N. dhe e bënë roman shkrimin e tij, duke thënë se qenka manipuluar nga unë, se është naiv..! Ky monstër më parë se naiv, është i poshtër, sepse shqetëson të tjerët me një gjakftohtësi sadiste. Ai është i pacipshëm, provokator që kërkon ta ndotë postën, Facebook-un e tjerëve, me shpifje të liga. Po nga kush është manipuluar ky shpekullant, i cili me qindra shkrime ka bërë mbi një dekadë dhe, vazhdimisht duke gënjyer, sharë e fyer të gjithë ata, të ciët mendojnë ndryshe, spese ky nuk respekton ligjin e as kanunin! Unë nuk gënjej, nuk fyej e as ofendoj askënd në shkrimet e mia. Tek ky shkrim nuk kam dashur ta kursej, sepse ka gënjyer dhe ofenduar shumë.
Unë nuk shitem për trim, por frikën nuk e njoh.
Ky është shkrimi im i parë dhe i fundit, që merrem me këtë përçarës të lindur, me një shpirtligësi unike…!
Wendlingen,20.06.2020