E enjte, 24.09.2020, 01:43 PM (GMT+1)

Komente

Enver Bytyçi: Nuk ka zgjidhje të drejtë të konfliktit shqiptaro-serb pa konsensusin SHBA-BE...

E premte, 19.06.2020, 07:05 PM


Nuk ka zgjidhje të drejtë të konfliktit shqiptaro-serb pa konsensusin SHBA-BE dhe pozitë-opozitë në Kosovë!

Nga Enver Bytyçi

Më 27 qershor do të takohen në Shtëpinë e Bardhë delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë në kuadër të dialogut për t’i dhënë fund konfliktit të stërzgjatur midis dy vendeve. Duket se në këto dy delegacione do të bëjnë pjesë dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiq, si dhe dy kryeministrat, Hoti dhe Brnabiq.

Pavarësisht se zoti Hoti mbështetur në të drejtën që ia jep Gjykata Kushtetuese këmbngul që ta kryesojë, në Uashington ai do të jetë hija e presidentit të Republikës së Kosovës. Kjo sepse zoti Thaçi është vetemruar, duke marrë konsensusin e Aleksandër Vuçiq, Listës Srpska në Prishtinë dhe të ambasadorit Grenell në USA.

Por kjo nuk ndodh për here të pare, kur Zoti Thaçi nuk respekton ligjet dhe kushtetutën e vendit të tij. Sa here ai flet për respektimin e kushtetutës planifikon ta zhubravitë atë pa patur frikë se mund të përgjigjet para ligjit dhe drejtësisë. Por jo vetëm kaq. Hashim Thaçi është vetëshpallur me krenari edhe si “armik i Bashkimit Europian” dhe kjo ndodh për llogaritë e tij me vendet e Unionit, veçmas Gjermaninë!

Më 28 prill 2015ai shkruante në llogarinë e tij Twiter se “Gjermania është partner kyç i Kosovës. Jemi rritur me Gjermaninë afër zemrës, kemi familjaret tanë në Gjermani dhe me Gjermaninë kemi partneritet strategjik që ka forcuar pavarësinë e Kosovës – këtë i thash ministrit Frank-Walter Steinmeier gjatë vizitës ne Kosove. Danke Deutschland. HTH”

Por nuk kaluan as tri vite dhe në gusht të 2018-ës, kur ai iu përkushtua ndryshimit të kufijve midis Kosovës e Serbisë dhe kur zonja Merkel e kundërshtoi këtë ide, zoti Thaçi ndyshoi qëndrim! Në vend të fjalës “Danke!”, përdori shprehjen e kundërt “Plaç”! Hodhi kritika të ashpra ndaj ndaj Gjermanisë dhe kancelares gjermane!

Pse presidenti i Kosovës pësoi një metamorfozë kaq të pakuptimtë?! Përgjigjen e kësaj enigme e njohin më mire se kushdo tjetër Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Baton Haxhiu! Por ajo që e rrezikon Kosovën lidhet me faktin se Hashim Thaçi vazhdon ta injorojë Europën dhe të këmbngulë në arritjen e një marrëveshjeje jo transparente me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, pa bekimin e aktorëve politikë relevantë e konkurues të tij në Prishtinë si dhe të Berlinit, Londrës dhe Parisit. Madje dje kërcënoi se nëse nuk arrihet marrëveshja, atëherë Kosova dhe Serbia do të pësojnë një humbje të pariparueshme.

Ajo çfarë mund të ndodhë më 27 qershor 2020 në Uashington mund të rezultojë si fatale për Kosovën, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të saj. Mungesa e transparences dhe presioni e ndërhyrja në Prishtinë për rrëzimin e një qeverie legjitime e bëjnë të dyshimtë qasjen e 27 qershorit. Ka nga ana që janë lumturuar nga fakti se SHBA-të e kanë marrë në dorë zgjidhjen e këtij konflikti dhe ata janë në të drejtën e tyre. Urimi i skeptikëve duhet të shkojë në drejtimin që të lumturuarit të kenë të drejtë.

Por a mund të ketë sukses një marrëveshje e nënshkruar pa dijeninë e Europës, aleates tjetër të natyrshme të Kosovës?! Hashim Thaçi është i vendosur për përjashtimin e europianëve, ndërsa tutori i tij në Beograd bën kujdes kur thotë se “Nuk mund ta injorojë qëndrimin gjerman!!

Një zëdhënës i kancelares Merkel ka tërhequr vëtejtjen se “Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë pasur gjithmonë sukses në Ballkan kur kanë punuar së bashku për të gjetur një zgjidhje”. Ndërkohë që takimi i 27 qershorit u kundërshtua ashpër në Bundestagin Gjerman. Deputeti i partisë konservatore CDU, Peter Beyer, gjatë debatit parlamentar ka akuzuar rëndë presidentin e Kosovës për përgatitjen e një pazari të ndyrë në kurriz të Kosovës dhe ka theksuar se pjesë e këtij pazari mund të jetë edhe shpërbërja e Gjykatës Speciale. Ai theksoi se konflikti nuk mund të zgjidhet pa pjesmarrjen e Europës, duke kërkuar që në Uashington të jetë gjithashtu përfaqësuesi I BE-së, Miroslav Lajçak. Duket qartë se gjermanët dhe në përgjithësi BE kanë më shumë besim te sllovaku Lajçak, sesa te presidenti i Kosovës, Thaçi, sa i përket dobisë së një marrëveshjeje midis Prishtinës dhe Beogradit.

Një marrëveshje “Grenell” e mundshme e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë do të jetë më shumë në dobi të Serbisë, sesa një marrëveshje e tillë në Bruksel. Megjithatë zoti Thaçi, i bindur se ajo marrëveshje e nxjerr nga “gijotina” e Gjykatës Speciale, bëri thirrje për ta mbështetur atë. Kurse Peter Beyer mendon krejt ndryshe. Në Kosovë propagandistët e zellshëm Kanë vënë në mediet e Prishtinës alternativën “Kush është kundër marrëveshjes në Uashington, është me Rusinë”! Identik si në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri, kur zgjedhësve u thuhej “Kush voton kundër pushtetit popullor është me Titon”! Dhe rezultoi se me Titon e me Serbinë ishin ata që ish-diktatorin jugosllav e përdorën si gogol të armiqësisë me shqiptarët!

Kam frikë se nesër këta injorantë të propagandës idiote do zihen ngushtë kur të kuptojnë se bashkëpunëtorë të Kremlinit nuk janë ata që mbështesin opsionin gjerman dhe europian për një marrëveshje Kosovë-Serbi, por janë ata ose ai që drejton negociatat në Uashington! Dhe kjo nuk ndodh aq shumë për inat të Kosovës e për hater të Serbisë, sa për inat të Europës dhe për hesap të Rusisë, e cila shihet si xhandar në portat e lindjes europiane! Kur Grenell shpallte idenë e tij të mbështettjes së forcave ekstreme të djathta e të majta në Europë, si mjet për desintegrimin e BE-së, ai e dinte se këto forca ekstremiste kanë qenë dhe mbeten prodhim i Moskës! Dihen tashmë financimet ruse ndaj p.sh. Frontit të Mari Le Pen në Francë!

Ngado që ta kthejmë analizën e asaj që mund të ndodh më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, peshorja shkon në dobi të Beogradit e të Moskës. Për ta parapërgatitur sa më mire alternative e tillë, Beogradin do ta vizitojë ministrs rus I Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, ndërsa para Uashingtonit Vuçiq do të shkojë në Mosk[ për bisedime me presidentin Putin. Udhëheqësit e Kosovës e kishin dhe e kanë shansin që së paku të konsultohen me Berlinin, por atij ata i kanë shpallur luftë. Thaçi mbetet t’i telefonojë Edi Ramës dhe me mendët e tij t’i shtojë koncensionet ndaj Serbisë!

Megjithatë, Thaçi dhe Hoti duhet ta bëjnë një llogari: Ose të nënshkruajnë një marrëveshje proserbe e proruse me Beogradin e të kërkojnë azil në SHBA, ose të mbrojnë territorin e shtetësinë e Kosovës e të kthehen shënosh e mire në Kosovë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora