Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ibrahim Kabili: Shtetbërja e Kosovës, rrezikon dështimin

| E premte, 19.06.2020, 05:59 PM |


Shtetbërja e Kosovës, rrezikon dështimin

Nga  Ibrahim Kabili

Data 27 qershor po afron. Sa më pranë kësaj date, aq më shumë po shtohen gjasat se ndarja e Kosovës është një obsion që ende ndodhet mbi tavolinë. Ky është një realitet sa absurd, dhe aqë i pa pranueshëm. Absurditeti më i madhë i qëndron në faktin, se si i qaset klasa politike në Kosovë, këtij problemi. Gjithashtu të bën përshtypje dhe sjellja shumë inferiore e  shumicës së politikanëve të Kosovës ndaj Serbisë. Gjithsesi situata është shumë delikate, tepër e rrezikshme, dhe absolutisht në disfavor të shtetit të ri të Kosovës. Serbia ka përfituar në kohë dhe e ka kthyer situatën në favor të saj. Që situata politike të mund të kthehet në favor të Kosovës duhef një bashkëpunim më i madh dhe më dinjitoz midis pozitës dhe opozitës; midis qeverisë dhe parlamentit; midis  presidentit, kryeparlamentares dhe kryeministrit. Të gjithë këto aktor dhe faktor duhet të përgatitin agjentën, të përcaktojnë vijat e kuqe të bazuara në kushtetutë, dhe mbi të gjitha të merret mendimi shkencor i Akademisë së Shkencave. Po kështu të respektohet absolutisht dhe qëndrimi i shoqërisë civile. Kosova sot është në çastet më kritike të shtet ndërtimit të saj. Thënë më shqip në prag të çbërjes apo shkatërrimit të shtetit të saj. Qëndrimi i pjesës më të madhe të politikanëve atje, është krejtësisht i pa përgjegjshëm, tepër naiv, qëndrim tepër fshataresk, shumë nënshtrues, pa shtyllë kurrizore, pa bosht patriotik dhe aspakt kombëtar. Ish komandantët përgjithësisht e bënë mirë punën e tyre në luftë dhe dështuan në paqë. Dështuan në paqë nga etja e tyre e madhe për pushtet, nga mania për të vënë pasuri padrejtësisht, nga inferioriteti me politikën dhe politikanët e Serbisë, nga kapadaillëku e fudullëku ekstrem i tyre, dështuan nga bajraktarizmi i theksuar mesjetar  shqiptar, nga vënja e interesave të tyre mbi interesat e shtetit të Kosovës, dështuan pasi e mbushën administratën me militantë partiak, dështuan me fryerjen e listave me "luftëtarët e rremë", dështuan me të pagjeturit e luftës, dështuan me denoncimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia, dështuan sepse abuzuan me pagat e larta të tyre, dështuan pasi abuzuan me pasurit e shtetit, dështuan me demarkacionin me Malin  e Zi, dështuan me liberalizimin e vizave, dështuan me shumicën e marrveshjeve me Serbinë, dështuan me ekonominë, dështuan, dështuan dhe vetëm dështuan... Fatmirësisht disa prej tyre, nuk arritën të dalin "fitues", mbi lobimin për ndarjen e Kosovës! Sa poshtë bien ky takëm  njerëzish pa ide, pa ideale, pa karakter, pa fe e pa Atdhe. E pa falshme dhe e pa pranueshme kjo situatë e pas pavarësisë së Kosovës. Këto politikanë të shndërruar në palopolitikanë u përçanë, u treguan mediokërr në drejtimin e shtetit, dhe akoma mos ndodhtë më e keqja, disa prej tyre, të jenë të shitur. Kjo e fundit ka gjasa të jetë e vërtetë! Përgjegjësi kryesor për këtë situatë tepër të nderë është Thaçi. Thaçi dhe politikanët e tjerë, mbështetës të tij. Nuk arrij të kuptoj se si mund të tjetërsohet njeriu, nga qëndrimi i tij dinjitoz në Rrambuje, deri te ideja e ndarjes  së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve. Eshtë fatkeqësi kombëtare në rast se kjo ide e  vjetër dhe famkeqe serbe të ketë marrë "bekimin" e tij. Dhe mund të ndodhë! Gjithmonë vendi në situata të vështira ka nxjerr burra që kanë mbrojtur interesat kombëtare. Po ka patur dhe Hamza, Esatë, dhe sa e sa esadistë, që në situata kritike të historisë sonë kombëtare u bashkuan me pushtuesin. Por nuk duhet të harrojmë që ka patur dhe, Isë Boletinë (që ky takëm duan me e lënë nën Serbi), ka patur Bajram Currë, Hasan Prishtinë, Avni Rustema dhe Adem Jashara që i kanë dalë zot kombit të vetë. Esatët dhe esadistët duhet ta kenë të qartë këtë. Ata nuk janë as mbretër dhe as perandor, por dhe shumë prej tyre kanë pasur një fund të trishtë, të ndyrë. Dhe ku, në vende të afirmuara. Politikanë feudesh të Kosovës, një gjë duhet të keni parasysh: Kosova nuk duron më ndarje, nuk duron ndryshim kufijsh, nuk duron më zgjedhë të huaj, nuk mund të vihet më , nën Serbi. Në këndvështrimin tim shteti i mirëpritur i Kosovës, është i paralizuar. Eshtë i paralizuar nga veprimtaria agresive e shtetit serb nga jashtë dhe nga "pronarët" e feudeve nga brenda. Kjo e dyta është trishtuese! Eshtë e pa konceptueshme! Eshtë e pa falshme! Pse jo, kjo shkon, deri në tradhëti kombëtare! Po si është e mundur që edhe opinioni shoqëror megjithëse ka reaguar, përsëri qëndron indiferent përball kësaj gjëme të madhe, që politikanët e "shitur" humbjet e njëpasnhëshme me Serbinë, na i paraqesin si "fitore" historike? Po në institucionet e Kosovës a ka funksionar që u dhimbset shteti i tyre? A nuk kupton kjo palo rracë politike se po shkatërrojnë nga themelet shtetin e tyre? A ka rracë njerëzore dhe popull në botë të pranojë veprimtari të tilla si:

??Planin për ndarje apo shkëmbim territori?!

??Pagim parash rreth 168000 euro për promovimin e ndarjes së Kosovës?

??Po si është e mundur lobimi nga ministrja e PAN-it, Hoxha nga radhët e PDK-së të bëjë lobim kundër shtetit të sajë dhe mos të merrt në pyetje nga prokuroria e Kosovës? Dhe unë flas për Rakiqin. Turp për mua! Ai është serb dhe do mbrojë interesat e Serbisë. Të pafytyrë janë ato që e sollën në qeverinë Hoti, atë. Ju që luani me fatet e popullit më shtypur në botë, meritoni të etiketoheni me fjalët më të ndyra që ka fjalori i njësuar, i gjuhës së bukur shqipe. Populli nuk do t'jua falë emërimin e tij zv/ kryeministër. Ai do të luaj me ju!

??Si është e mundur që BIRN me dokumenta provon se, Gashi, në cilësinë e ambasadotit, porosit të bëhen shkrime në "Le Monte" për promovimin e ndarjes së Kosovës dhe "zotërisë" nuk i futet një gjemb në këmbë? Dhe kur? Në vitet 2018-2019 kur kryeministër qe Haradinaj.

??Si nuk ju vjen turp që një pjesë e juaja punon kundër shtetit të vet, dhe David Philips, megjithëse i huaj, nuk pranon, dhe madje ka refuzuar me këmbëngulje ndarjen apo shkëmbimin e territoreve të Kosovës? Sa poshtë keni rënë!

??Përse prokuroria nuk merr në pyetje Agim Bahtirin, kryetarin e Mitrovicës së ndarë, për bëmat dhe deklarimet e Thaçit për ndarjen?

Njëri duhet të përgjigjet, të dy kanë të "drejtë"? Dhe ai që kërkon ndarje, dhe ky tjetri që e denoncon! Sa "bukur", ky është shteti që keni degjeneruar sot ju.

??Përse bien në vesh të shurdhët holumtimet dhe dokumentat e gjetura, nga gazetarja e mirënjohur e shqiptarisë, Jeta XHARRO, për lobimet? Ky është turpi dhe fatkeqësia juaj! " Por jo fatkeqësia e kësaj gruaje burrneshë, e kësaj gazetareje të një niveli të lartë, e formuar në frontin e luftës së UÇK-së dhe që tregon me gisht "ujkun" dhe "ujqërit" e tjerë. Ka raportuar nga fronti i luftës për UÇK-në dhe sot një pjesë tuajën e denoncon me dokumenta. Ju si institucione të heshtni! Pse kështu? Shteti duhet të funksionojë dhe secili nga qytetarët duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tijë. Të lumtë Xharro! Ti je një Shote Galicë e kohëve moderne! Intelektualët dhe patriotet si Ju i bëjnë nder Kosovës, por dhe shqiptarisë! E natyrisht Jeta nuk është e vetme në misionin e saj në shërbim të shtetit të Kosovës. Ka dhe shumë intelektualë, madje dhe politikanë të modelit Kurti dhe Osmani që po punojnë në shërbim të Kosovës dhe interesave të popullit të sajë. Nga ana tjetër mendoj se nuk duhet vetëm të përshkruajmë situatën mjaft kritike të Kosovës në prag të "marrveshjes historike", midis Kosovës dhe Serbisë. Padyshim që e keqja e të gjitha të këqijave për Kosovën është Serbia, dhe politika e saj agresive dhe pushtuese ndaj Kosovës në veçanti, dhe gjithë shqiptarëve në përgjithësi. Eshtë miopi politike të thuash se Serbia tani ka ndryshuar, ajo don të futet në BE, ajo është bërë më paqësore, në drejtimin e saj tani ka udhëheqës me qëndrime më demokratike etj.etj. Të gjitha këto janë iluzione dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me politikën reale të Serbisë ndaj shqiptarëve. E kam thënë dhe herë të tjera, që të arrijmë përfundime e konkluzione të sakta për sllavët e veçanërisht për serbët politikanët shqiptar duhet ti referohen HISTORISË. E, historia jonë me sebët është tragjike. Shpresojmë që me bisedimet e 27 qershorit të mos kthehet dhe në një histori komike. Do kthehet në komike dhe ndoshta dhe më shumë tragjike nëse klasa politike:

?Nuk do të mbështetet njëherazi si nga politika e SHBA-së ashtu dhe nga ajo e BE-së. Të dy këto fuqi të mëdha, do i bëjnë ballë Rusisë dhe për interesat e tyre do mbrojnë Kosovën dhe shqiptarët.

?Nuk do bashkohet dhe nuk do shkoj me një zë, ndaj një ekipi me objektiva të qarta të delegacionit serb ndaj Kosovës.

?Nuk do vejë vijat e kuqe Serbisë për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Kjo nuk duhet të ndodhë, qoftë dhe me çdo çmim. Kosova ka dhënë gjithçka, por nuk duhet, dhe nuk do ta japë shpirtin.

?Nuk do heqë Thaçin nga kryesimi i delegacionit të Kosovës në Vashington.

?Nëse nuk do të kërkojë njohje të ndërsjelltë nga Serbia.

?Nëse nuk do kërkoj reciprocitet në marrdhëniet me Serbinë.

?Nëse delegacioni kosovar nuk kërkon nga Serbia, që ajo të njohë krimet e luftës së fundit në Kosovës dhe bëjë dëmshpërblimet e tyre.

?Nëse nuk kërkon si pikë të parë, që Serbia të pranojë PAVARESINE e Kosovës. Pastaj bisedimet...

?Nëse Vetvendosja e PDK-ja nuk i bashkohen delegacionit të Qeverisë Hoti. Jo më përçarje. Ka kohë zoti Kurti për ta rrëzuar, me të drejtë qeverinë Hoti.

?Nëse Kuvendi i Kosovës nuk bën rezolutë për bisedimet me Serbinë, dhe nuk cakton Hotin si kryenegociator.

?Nëse bën marrveshje vetëm ekonomike siç ka deklaruar Grenell. Nuk është ky problemi. Përgatituni, dhe me argumenta mbroni dinjitetin tuaj si shtet dhe si popull i margjinarizuar. Merreni qetë zotërinj se Vuçiçi dhe "pasardhësit" e tij, ndoshta nuk kanë për t'ju njohur kurrë. Kjo ka shumë shanse të ndodhë.

?Nëse lëshon, dhe një pëllëmbë territor të saj, Serbisë.

?Nëse nënshkruan një marrveshje të shpejtë, me arsyetimin se e duan të mëdhejtë etj. Mos e bëni këtë! Duroni! Le të bien, dhe nja 10 apo më shumë qeveri. Asgjë. Ngrihet dhe bëhet më e fortë, Kosova!

Delegacioni i Kosovës kësaj radhe duhet të jetë i bashkuar, të lërë armiqësitë me njëri tjetrin, të mbrojnë kauzën e madhe, shtetin e Kosovës. Kosovën në kufijtë ekzistues me të gjtha resurset që ka. Koha fatmirësisht është  në anën e shqiptarëve. Në rast të kundët, ato, kësaj radhe, në asnjë mënyrë, nuk duhet të nënshkruajnë me firmën e tyre, dështimin përball Serbisë.

Ibrahim Kabili

Tiranë më 19.06.2020