E marte, 19.03.2024, 10:39 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë së dytë në fshat, Gjykata e Lipjanit ngre padi kundër 12 qytetarëve!

E enjte, 18.06.2020, 05:23 PM


Gjykata Themelore në Lipjan ka ngritur padi kundër 12 qytetarëve të Llugaxhisë që kanë kundërshtuar ndërtimin e xhamisë së dytë në këte fshat

I ashtuquajturi këshilli i xhamisë së fshatit Llugaxhi, në përbërje nga: 1.Sami Retkoceri, 2.Shefqet Retkoceri, 3.Ahmet Reçica, 4.Fatmir Gashi dhe 5.Ejup Retkoceri, të cilët përfaqësohen nga avokati i njohur i Lipjanit Sabri Kryeziu, kundër këtyre bashkfshatarëve:

1.Selatin Retkoceri,

2.Arsim Reçica,

3.Habib Retkoceri,

4.Amir Retkoceri,

5.Emin Retkoceri,

6.Avni Retkoceri,

7.Bedri Retkoceri,

8.Nexhat Retkoceri,

9.Nazim Retkoceri,

10.Lutfi Retkoceri,

11.Sheremet Reçica dhe

12.Nebih Konjufca.

Paditësit janë vu në lajthitje, nga urrejtja dhe smira që ndjejnë për mua si kundërshtarin kryesor të ndërtimit të xhamisë, më kanë vendosur në krye të listës si kapiten i ekipit të shkelqyeshëm të djemëve më të mirë që ka Llugaxhia. Këta të rinjë që janë paditur nga kusherinjët e tyre, janë pjesa më e mirë apo ajka e qytetarëve të Llugaxhisë. Ate pasdite të 13 gushtit të 2019-tës, nuk ishin prezent vetëm 12 qytetar, aty ishin prezent së paku 40 kundërshtar të ndërtimit dhe 5 apo 6 qytetar që ishin në favor të ndërtimit. Ajo që paditësit kanë vu në krye të listës Selatin Retkocerin nuk qëndron, është trillim, mashtrim, shpifje, manipulim me emrin dhe personalitetin tim. Unë deklarohem publikisht, duke pranuar përgjegjësi morale, penale dhe materiale se ate ditë, në ate orë të pasditës kur janë bërë disa dëme minore të papërfillëshme të disa fijeve armature dhe mbulimit të bazës së themelit të xhamisë me pak zhavor që ishte në trase, asnjë dëm tjetër nuk është bërë në lokacionin dhe objektin që kishte filluar të ndërtohet pa leje ndërtimi nga komuna, ku unë nuk kam marrë pjesë dhe as që kam ditur paraprakisht për akcionin spontan të disa qytetarëve të pakënaqur me lokacionin.

Kjo padi mua personalisht nuk më shqetëson fare, jo pse unë nuk kam marrë pjesë dhe nuk kamë organizu askend për ta rrënu gurëthemelin, por nga fakti se kërkesa e paditësit për të kompenzuar dëmin prej 6,000.00€, është apsurde dhe e qpikur. Si ka mundësi të kenë kushtuar 50 fije armaturë të gurthemelit të minares dhe më së shumti 10 kubik beton 6 mi euro, pastaj avokati me grupin a kanë llogaritur se ata po punonin pa leje ndërtimi dhe kishin ndërruar pozicionin e ndërtimit apo lokacionin për ku ata kishin apliku për leje ndërtimi.

Iniciativa e qytetarëve për të protestuar paqësisht kundër këtij lokacioni, kishte degraduar në kërkesa të publikut për ta demolu gurthemelin. Kështu nga protesta paqësore, ka ndodhur një devijim i protestës ku është shkaktu një dëm i vogël material, ku kanë marrë pjesë së paku 40 qytetar, derisa padia është bërë vetëm për 12 sosh dhe ajo çka është kryesore se në krye të listës është vendos personi i gabuar që nuk ka qenë fizikisht prezent në ngjarjen historike të qytetarëve të Llugaxhisë që me peticion prej 370 qytetarëve e kanë kundërshtuar ndërtimin e xhamisë në një lokacion shumë të papërshtatshëm dhe që e pengon drejtpërdrejt mbarvajtjen e procesit mësimor dhe edukativ të nxënësve të shkollës "Hasan Prishtina".

Në fund të këtij njoftimi dëshiroj të njoftoj publikun se në kohën kur qytetarët kanë protestuar kundër lokacionit dhe kanë demoluar disa fije të armaturës, objekti i xhamisë nuk ka pasur leje pune, përveq kësaj edhe ka pasë ndalesë të punëve nga inspektorati republikan e ministrisë së ambientit dhe ai i komunës së Lipjanit, meqë gurthemeli ishte vendosur jashtë pikave të përcaktuara dhe kundër kërkesës që vet qytetarët e kishin bërë në komunë për të siguruar lejen e ndërtimit. Bazuar në vendimin e inspektoratit ai gurthemel është dashur të rrënohet nga investitori apo kryesi i punimeve meqë ka rezultuar në kundërshtim me lejen ndërtimore që ka ardhur dy javë pas ditës kur qytetarët kanë protestu.

Protesta është mbajtur me 13.08.2019, derisa leja e ndërtimit është lëshu nga komuna me 29.08.2019.

Avokati dhe eksperti financiar është dashtë ta marrin në konsideratë, qështjen se një grup jo formal i qytetarëve që e quajnë vehten këshilli i xhamisë, nuk kanë pasur të drejtë të fillojnë ndërtimin e xhamisë në kohën kur kishte vetëm një leje lokacioni, por që i njejti kundërshtohej ashpër nga pronari i shtëpisë së banimit Arsim Reçica i cili themelin e minares e kishte vetëm 10 metra nga oborri i tij ku jeton e vepron me familje.

Kundërshtimi i këtij lokacioni është i mbështetur nga shumica e qytetarëve rezident dhe jorezident të Llugaxhisë që është i mbështetur me listën me emra e mbiemra të 370 qytetarëve të këtij fshati.




(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Jahja Drançolli: Si sot, në vitin 1885, ka arritur Statuja e Lirisë në limanin e New York-ut! Gjekë Gjonaj: Humbëm Prof. Dr. Simë Dobrecin Mërgimtarët e Skivjanit për ndërtimin e sheshit kryesor të fshatit Jahja Drançolli: Formimi i Ushtrisë Amerikane dhe Dita e Flamurit Rrahman Hyseni: Vizita e diplomatit shqiptar Gent Cakaj në Medvegjë... Qendresa Nikqi: Dr. Ermira Babamusta mbajti trajnimin “Udh?heqja dhe Qeverisja Efektive” për liderët e rinj të Ballkanit Jozefina Topalli: Kjo kaste politike e korruptuar duhet shkulur! "Shpresë & Paqe" në SHBA, dënon krimin monstruoz të pedofilit Abaz Doku Myftiu Saqipi: Dorëheqja e Reisit Sulejman Rexhepi, akt i lartë moral e intelektual Myftinia Shkodër: Lavdi emrit tënd, veprës tënde, frymëzimit tënd, i bekuari Sulltan Mehmet Fatih! Albin Kurti nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese Deklaratë e Sh.B.A-ve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese Avdullah Hoti: Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë Isa Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon Ramush Haradinaj: Përshëndes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Diaspora: SHBA - Mbe?shtesni qeverine? e Albin Kurtit Fitër Bajrami: Myftiu Saqipi, priti një delegacion të lartë institucional Nexhmedin Saqipi: Marrëveshja e arritur në Tiranë u konkretizua në Beograd Dibrani - Transport: Urojmë festen e Fiter Bajramit 'Këshilli i Turpit'- Ja sa paga marrin në shtet ata që firmosën pro shembjes së TK

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora