E enjte, 24.09.2020, 11:50 AM (GMT+1)

Komente

Edison Ypi: I vetmi shteg

E enjte, 18.06.2020, 03:15 PM


I vetmi shteg

Nga Edison Ypi

Mos eja sapo ke dalë nga dushi se më xhelozon për vdekje uji i ngrohtë që ta përkëdheli kurmin.

Zoti më ruajt po erdhe nga kafeneja ku vështrimet e paturpshme të banalëve do ta kenë ftohur zjarrin, dhe mua do më sjellësh vetëm hirin.

Të vish pas leximit të një libri, pra pas tundimeve të zjarrta virtuale, unë që jam real, do të dukem i ftohtë.

Të vish nga një sallë koncerti plot me emocione të larta shkaktuar nga të tjerë që kërkon t’i zbrazësh mbi mua me ngut, është bombë me sahat.

Të vish pasi ke kafshuar një mollë, duket e pafajshme por është e frikshme, e rrezikshme, e padurueshme, e papranueshme

Po erdhe tek unë pasi je kënaqur duke thithur palcën e një kocke, do bësh një gabim aq të rëndë sa nuk do ta fal kurrë.

Po ke ndërment të vish fill pasi ke bërë një selfie autosuficiente, më mirë më fut në dhe’ të gjallë.

Të vish pasi ke dalë nga deti, do ishte mrekulli, por është një kripje aq e shijshme sa po ta provoj kam frikë se çmendem.

Nëse të është shkrepur të vish pas një udhëtimi në Kosovë, duket si krisma e duhur, por kam frikë se kur të më tregosh çfarë pe atje, do më dënosh me vdekje.

Të vish kur sapo ke dalë nga Kisha, do të ketë mbetur mendja te një paragraf tmerrësisht i bukur i Biblës, dhe fjalët e mia do të duken të mjera.

Në ardhsh nga Xhamia, do jesh fiksuar te disa sure kuranore aq të bukura sa unë nuk i arrij dot.

I vetmi shteg nga duhet të vish është e rënë nga Qielli të jesh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora