E premte, 18.09.2020, 09:50 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Nga paganë në të krishterë e pastaj një pjesë në myslimanë

E enjte, 18.06.2020, 06:20 PM


Nga paganë në të krishterë e pastaj një pjesë në myslimanë

Nga Gani Mehmetaj

Shqiptarët para se të islamizoheshin ishin të krishterë-katolikë e ortodoksë. Janë 200-300 vjet qe kur nisi islamizimi i dhunshëm i shqiptarëve, ndërsa ka përfunduar me 1912, kur ikën turqit. Mbi 1500-1700 vjet shqiptarët (ilirët-arbërorët) ishin të krishterë, kryesisht të ritit katolik, apo katolik antikë.

Periudhën 200-300 vjeçare të islamizimit të shqiptarëve nuk mund ta shpërfillim, ashtu si nuk mund ta shpërfillim as periudhën 1500-1700 vjet kur të gjithë ishim të krishterë.

Krishterimi nisi në shekullin e I-rë pas Krishtit, e përhapën të varfrit që donin t’i kundërviheshin Perandorisë Romake, ndërsa nga Iliria krishterimi kaloi në Perandorinë romake që ishte e gjithë Evropa e sotme. Pjesë e Evropës ishte edhe Iliria jonë. Iliria para se të kristianizohej ishte pagane.

Nuk e kuptoj pse një pjesë e shqiptarëve të stresuar reagojnë me nervoz kur u thua se ishin të krishterë dhe kapërcejnë shekuj për të dal të paganët. Hasan Hyseni më parë e kishte emrin Zef Marku, kurse Zef Marku Bardhyl Longari.

Historia nuk bëhet sipas dëshirës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora