E premte, 29.03.2024, 09:00 AM (GMT)

Kulturë

Kalana & Bacelli: Prof. Spiro Konda, Zeusi Shqiptar

E enjte, 18.06.2020, 08:15 AM


Prof. SPIRO  KONDA, Zeusi Shqiptar, (1862-1967)

-Gjuha shqipe, gjuhe pellazge, sa shkencore aq e pa mohueshme.

-Vepra  monumentale shkencore-gjuhesore e origjines te Gjuhes Shqipe.

-Spiro Konda -korcari me origjine nga fshati Dardhe, Devoll-Korce.

Studiues,  filolog dhe historian. Është i pari që mbrojti tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgët; Vepra e tij më e njohur ishte "Shqiptarët dhe problemi pellazgjik",  botuar me 1961. Konda u harrua nga akademia shqiptare,  e cila ishte nën influencen e Eqrem Çabej-it, Aleks Buda, e te tjere.

Spiro Konda u mor qysh në rini me problemin pellazgjik,  kur ishte student në Universitetin e Athinës,  ku u diplomua për filologji klasike. Atje u miqësua me disa autoritete shkencore të atij Universitet,  si dhe profesori i arkeologjisë me origjinë shqiptare Dhimitër Arvaniti.

Prof.Spiro Konda,  i pari shkencëtar që mbrojti tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga Pellazgët

"SHQIPJA-Nena e te gjitha gjuheve."

-“SHQIPJA është Nëna e të gjitha gjuhëve dhe Shqiptarët janë Baballarët e Kombeve.”-Zeusi. -Një nga shqiptarët më të mëdhenj që ende është në “sirtaret” e arkivave shqiptare duke u lene ne hije dhe i izoluar,  nga drejtuesit e gjuhetaret e atershem te Akademise te Shkencave diktaktorilae. Profesor Spiro Kondo korcari, vepra e tij gjeniale dhe monumentale per Gjuhen Shqipe,  është e pavdekshme,  i cila na ka lënë një trashëgimi dokumentare historike dhe gjuhësore si askush tjetër. Zeusi :

-Ai ka thënë me gojën plotë që “Shqipja është nëna e të gjitha gjuhëve dhe shqiptarët janë baballarët e kombeve.” -Per te shpejguare kete thenie qe ASHSH ja ka quajtur “nje lajthitje” ai ka shkruare rreth 1200 faqe te cilat jane doreshkrim dhe te arshivuara jo ne arshiven e Akademise se shkencave, e cila nuk e pranoi kurre si antar te saj, por ne arshiven e shtetit shqiptar. -Profesor Konda ka qene i vetmi shqiptar qe ka studiuare per gjuhet Greke (e vjeter dhe e re), latine dhe arabe ne univeristetet e Ahines, Kajros dhe Romes. Teoria e tij mbeshtetej tek historiani Angely I cili ishte nje historian i njohur dhe qe pati thene i pari ate qe Konda eshte munduare ta vertetoje shkencerisht. Per sot le te shikojme vetem emrat e 12 perendite (qe sot padrejtesisht mbahen greke pasi kane qene vetem shqiptare, pellazge-ilire ) dhe greqishtja eshte nje gjuhe teknike, pjelle e shqipes .Pra shikoni dhe lexoni si shpejgohen vetem me gjuhen shqipe: -1. Zeusi (D’heusi) vjen nga fjala shqipe dhe, toke dhe eshte zoti i tokes dhe zoti suprem,  zojsi suprem 2. Apolloni (Apollsi) vjen nga fjala shqipe polli, qe pjell gjithecka me qe prej Diellit vjen jeta, pra eshte zoti I diellit 3. Poseidoni (nese i doni) eshte fjale shqipe qe tregon per njerzit e tokes te cilet mund te jetojne edhe ne det si ne toke!Pra eshte zoti i detërave 4. Hermesi (Hera) e fshehte si era. Pra eshte zoti I fshehtesise 5. Klimnestra (Klima) eshte ruajtur edhe sot e qarte kjo fajle qe eshte bere nderkombetare dhe vjen nga shqipja. Pra eshte perendia e klimes,  motit klima nestra (neser) 6. Aresi, (Harresi) qe te harron, te heq nga lista e te gjalleve, eshte pra harresa zoti i lufterave,  marresi i jeterave ne luftera – Marsi 7. Dionisi (Me pare nuk thuhej ne shqip dituria por dionia dhe dionis per dijetare zoti i te diturit dhe argetimit,  8. Ethana,  Athena,  E thena, Thana ne gegnishten e soteme e ruan trajten e vjeter. Pra eshte perendia e te folurit,  mbrojtjes dhe e bimeve 9. Afrodita, (Afer eshte dita) Nuk ka asnje gjuhe ne bote, as greqishtja e vjeter dhe as latinishtja qe ta shpejgojne tamam kete perendi qe eshte edhe yll i cili lajmeron afrimin e dites ne mengjez. Dita afron,  perendia e dites,  e bukurise dhe dashurise 10.Hera, ne fakt, ne shqipen e vjeter per nje te forte perdorej fjala “HER”, trim, i forte, i fuqishem,  qe ka kuptimin e qendreses,  fuqise qiellore. Pra perendia e fuqise. 11.Dhemetra (Dhe qe i shtohet nje prapashtese greke metra, nene, eshte perendia e bujqesise,  e dheut,  ares se bukes 12. Artemidha (Artet mi dha) Perendia e arteve dhe e gjuetise.. -e te tjera.

(Spiro Konda-materiali marre me doreshkrim* 1200 faqe )-Luan Kalana.

*           *              *

Porf Spiro Konda-TREGIM i JETUAR, deshmi e gjalle, e padegjuar dhe e pa dokumtuar ne arkivat.

Nga takimi gjate vizites te Enver Hoxhes ne shtepin e profesorit Kondo, Korce., ne moshen 90-vjecare, * E.H.ish nxesnes i tij, ne Liceun e Korces,

(mare me shkurtime,  fragmente nga shkrimtar Agim Bacelli).

...Një ditë,  në atë vjeshtë të bukur,  lajmërohet profesori se do ti vinte për vizitë,  ish nxënësi dhe më vonë,  kolegu i tij,  Enver Hoxha. Enveri tashmë ishte bërë i madh,  bile më i madhi i tërë Shqipërisë. Profesori i qetë nuk lëvizi nga vëndi as kur «lajmëtarët» i thanë që t’ja mbushnin shtëpinë me sende të bukura dhe t’ja shtronin me sixhadera,  ti vendosnin në tavolinë pjatanca të mëdha e të bukura me fruta,  me shishe plot me pije të ndryshme,  të sillnin kolltuqe, ...etj.,  në mënyrë që Udhëheqësi i Lavdishëm të rehatohej për aq kohë sa do të qëndronte mysafir tek profesori…

...- Nëse nuk je në gjëndje të lesh duhanin,  ai do të bëhet zoti jot dhe do të tërheqë për hunde tërë jetën. Ti do të bëhesh lolo nga ai mender duhan! Kështu është për çdo lloj vesi. Pranon ti Enver të të bëjë zap një ves? Pranon ti të bëhesh lolo? Dëgjo Enver! Dua të tregoj historinë time se si e lashë duahnin,  ndoshta të vlen më shume historia se sa këshilla ime.

Unë jam nga Dardha dhe për çdo fundjave shkoj në fshat që të mos harroj origjinën dhe zakonet e fshatit tim. Dua të tregoj se si duhani më bëri mua lolo njëherë e një kohë dhe më komandoi për një çast derisa e mblodha mëndjen dhe ja tregova vëndin.

Një ditë,  isha si çdo fund jave në fshatin tim. Rrugën vajtje - ardhje e bëja më këmbë duke i rënë shkurt që andej nga Guri i Cjapit (Spidhe siç i thomi ne dardharët),  jo nga Drenova. Atë ditë kur po kthesha për në Korçë,  në mes të rrugës u ndala ta ndizja një duahn,  siç e kisha zakon të bëja gjithmonë,  pashë se kutinë e kisha lënë në fshat. Duhani më ktheu prapa. Shkova në fshat dhe e mora kutinë. Pas një lodhje e cfilitje arrita përsëri tek vëndi ku do ta ndizja atë të flamosur. E nxora kutinë e bukur farfuri të duhanit që vezullonte nën rrezet e diellit dhe e pashë me shumë kujdes. Ishte e bukur sa s’thuhej. E kisha kujtim nga babai….

...Profesorin pasi ai nuk di të ankohet dhe të kërkojë ato që i takojnë.Profesori plak u mundua ta ndalte ate dhe vazhdoi atje ku atij i rrinte mëndja. Pasi hoqi syzat dhe kruajti hundën tre herë nga lartë poshtë,  zakon i vjetër,  ngriti zërin duke e mbyllur bisedën me këto fjalë:

S.K.--Enver! Me që Turrenasit janë Pellazgë e cila tashmë është provuar dhe që e kanë konfirmuar Herodoti,  Sofokliu,  Tuqididhi,  Plutarku edhe Ellanikusi - Lesbiussi. Pa asnjë dyshim dhe pa frikë ne mund të nxjerrim fare thjeshtëFormulën e mendimit:Etruskët janë Turrenas, Turrenastit janë Pellazgë Pra, Etruskët janë Pellazgë.Vazhdojmë më tej:Pellazgjishtja është shqipja e sotme, Shqipja është gjuha që flasin shqiptarëtPra, Shqiptarët janë pasardhës të pellazgve.

M.G.-Athina e ka akuzuar Profesorin shqiptarofil dhe Tirana grekofil! !!!...

Prof Spiro Konda-Armik i te gjitheve, -i te huajve, te jashtem e te brendshem, i gjithe pushteteve dhe Qeverive shqiptare...- Profesori ka punuar një jetë të tërë në Greqi si pedagog gjimnazi dhe disa vjite në universitetin grek të Athinës e me pas në Korçë,  në shkollën femërore dhe në lice që nga viti 1894. Profesori jepte lëndët; greqishten e vjetër,  latinishten,  persishten dhe historinë e lashtë greko-latine. Në Greqi profesori u shpegonte studentëve se një gjuhë tjetër më e vjetër se latinishja dhe greqishtja,  që ende është e panjohur,  shpejgon tërë misterin e botës së lashtë dhe se ajo gjuhë është shqipja. Ai u thoshte atyre se,  « do të vijë një kohë që kjo gjuhë të zerë vëndin që meriton në historine e gjuhëve dhe popujve.» Për këtë gjë ai u shpall person non grata në Greqi.

Në atë kohë Greqia ishte çliruar nga Turqia por disa pjesë të saj akoma i zotëronte Turqia si Selanikun etj. Po ashtu në pjesën aziatike të Turqisë kishte disa fshatra që flisnin greqisht dhe qeveria greke,  duke e ditur qe ai po 'rishkruante Historine e Lashtë Helene' nën dritën e zbërthimit të gjuhës se saj me gjuhën shqipe,  e përzunë dhe e lëvizën disa herë nëpër ato fshatra dhe në Selanik,  më në fund,  duke e akuzuar për shqiptaromadh e përzun fare nga Greqia dhe Spirua erdhi dhe u vendos këtu në Korçë ku krijoi shkollen e parë shqipe për femëra dhe bile u bë drejtori i saj. Më pas kur Franca hapi Liceun Frances të Korçës,  ai u bë profesor i liceut. Por edhe në Korçë ai filloi të akuzohej si grekofil dhe të shikohej me sy të keq nga disa korçarë. Regjimi i Zogut e persekutuar akuzuar si antizogist. Kur Shqiperinë e pushtoi Italia,  ai u akuzua si zogist dhe anti italian. Me erdhjen e pushtetit popullor,  ai u akuzua si fashist,  si zogist,  si grekoman! Ja kjo,  shoku Enver,  është në thelb historia e shkurtër e profesorit të urryer nga të gjithë !-M.G.

Regjimi i Enver Hoxhës nuk do t’i jepte as pension derisa Myftar Grabocka do të shkonte tek Enver Hoxha me doreshkrimet e disa nga librave të Kondos nën sqetull e do t’i lutej që ti jepej ajo që i takonte prej kohësh!

Xhelozia e Akademikeve shqiptare

Në atë kohë,  Akademia e Shkencave dhe sidomos Aleksandër Xhuvani,  do ta quante Profesorin e nderuar,  fashist e të çmëndur!! Aleks Buda,  i madhi Eqerem Cabej,  etj. do ta përbuznin dhe largonin nga çdo takim të mundshëm me ta,  pasi ata do të diskriditoheshin para mençurisë se tij shumë të avancuar për kohën.

Konda mbetet kolosi më i madh i mendimit filozofik shqiptar jo vetëm për çështjen pellazge.

Një herë,  kur disa historianë dhe gjuhëtarë të dëgjuar,  do të shkonin të takonin Spiron,  ai ju tha me përbuzje:

- Ju nuk e njihni mirë shqipen pasi ju dini shqipen e sotme por jo atë të vjetër. Kjo ju mban të gozhduar nga historianët e huaj që ju të mos jeni të zot t’jua argumentoni atyre se është shqipja çelësi i enigmës për të zbërthyer çdo gjuhë tjetër. Një historian që s’di shqipen e vjetër nuk mund të jetë as historian dhe as gjuhëtar i mirë. Me që ju pretendoni se dini shumë,  unë dua t’ju bëj disa pyetje për të parë se sa e njihni gjuhën tonë të vjetër e cila ngjan disi me gegërishten e sotme.

Kush më thotë nga ju se si është quajtur në kohët e lashta qumshti ose klumshti apo tambli? Nuk e di asnjë? Po jua them unë,  quhej mel. Më von u bë mjel (mil) dhe këtë emër e kanë marrë shumë pupuj të tjerë siç e dime,  sllavët i thonë milko,  anglisht millk,  etj.

Kështu ai vazhdoi gjatë me ata historianë e gjuhëtarë të cilët nuk ishin në gjëndje që t’i përgjigjeshin qoftë edhe një pyetje.

Spiro Konda nuk kishte armik vetëm shtetin e shtetarët injorantë por tërë injorancën shqiptare duke përfshirë edhe gruan e tij e cila qe nga një derë e mirë por që skleroza ja kishte shkatërruar kujtesën dhe mendimet... Ajo për herë e grindëte duke i thënë,  "Ti s'di të bësh gjë tjetër veçese të shkruash,  të shkruash dhe të mos marrësh pjesë në asnjë problem familjar! Të është bërë mëndja vetëm pellazgji!"

Një ditë kur ai doli në Pazar,  kur u kthye,  e shoqja ishte tërë shënd e verë dhe i tha duke qeshur,  "Tani shpëtuam. S'ka më pellazgë dhe pellazgji!"

- Ç'far ke berë moj e uruar?!

- Në furrën e bukës dogja tërë pellazgët e tu! Rri rehat tashti se të iku tërë jeta duke u marrë me pellot (pellazgët)!

I shkreti Spiro që kishte punuar tërë jetën me një nga çështjet më të mëdha të Kombit Shqiptar,  u pikëllua kaq shumë sa qau si fëmijë. Ai kurrë nuk kishte qarë në jetën e tij,  as atehëre kur Behar Shtylla shkoi në Boston t’i merrte djalin e tij dhe ta sillte në Shqipëri pasi dhe ai qe një shkencëtar i madh në Amerikë e që kishte dashuri të madhe për Shqipërinë dhe të nesërmen kur djali i Spiros do vinte në Shqipëri,  u gjent i vdekur!! Pas ca kohësh edhe e bija në Amerikë do hidhej "me dëshirën e saj" nga dritarja e shtëpisë për të vdekur!!!

- Pse po qan o burrë?! - do ta pyeste gruaja injorante që në fakt e deshte shumë por që nuk e kuptonte dhe duronte dot pse ai mundohej aq shumë me ato shkrimet e tij pa anë e fund. Edhe gruaja e shkretë filloi të qajë.

Profesori do ta shikonte me keqardhje dhe do ti përgjigjej mes lotëve:

- Po ta dije se çfar ke bërë,  ti tani,  në sytë e mij,  do të vrisje veten,  pasi nuk dogje ca letra të pellove por dogje një të vërtetë të madhe gjuhësore dhe historike të cilën kanë shekuj që grekët e kane djegur,  ja kështu siç bëre ti sot. Na vrave të shkuarën tonë dhe për këtë ne nuk do të kemi kurrë të ardhme nëse unë nuk e ribej nga e para,  - Tha kështu dhe mori penën e bojën e ja rifilloj punës.

Me plot goje deklarojme per prof SPIRO KONDA, Zeusi Shqiptar, 1862-1967, i cili ka thene :

-"Shqipja është nëna e të gjitha gjuhëve dhe shqiptarët janë baballarët e kombeve "

-Një nga shqiptarët më të mëdhenj që ende është në “sirtaret” e arkivave shqiptare,  është Profesor Spiro Konda,  i cila na ka lënë një trashëgimi historike dhe gjuhësore si askush tjetër.

Një nga shqiptarët më të mëdhenj që ende është në “sirtaret” e arkivave shqiptare,  është Profesor Spiro Konda,  i cila na ka lënë një trashëgimi historike dhe gjuhësore si askush tjetër.

Ai ka thënë me gojën plotë që “Shqipja është nëna e të gjitha gjuhëve dhe shqiptarët janë baballarët e kombeve.”

-Per te shpejguare kete thenie qe ASHSH ja ka quajtur “nje lajthitje” ai ka shkruare rreth 1200 faqe te cilat jane doreshkrim dhe te arshivuara jo ne arshiven e Akademise se shkencave, e cila nuk e pranoi kurre si antar te saj, por ne arshiven e shtetit shqiptar.

-Profesor Konda ka qene i vetmi shqiptar qe ka studiuare per gjuhet Greke (e vjeter dhe e re), latine dhe arabe ne univeristetet e Ahines, Kajros dhe Romes.Teoria e tij mbeshtetej tek historiani Angely I cili ishte nje historian i njohur dhe qe pati thene i pari ate qe Konda eshte munduare ta vertetoje shkencerisht.

Historiani dhe filologu shqiptar, korcari Spiro Kondo, lindi ne fshatin Dardhe, Devoll-Korce ne vitin 1962 dhe u shua ne 29Janar 1967.Studjoi lashtesine e poplliit tone qe nga parahistoria.Argumetoi shkencerisht si poliglot i gjuheve te vdekura dhe moderne, prejardhjen pellazge te shqiptareve dhe te Gjuhes Shqipe. Botoi librindhe problemi pelazgjik"1961.Hulumtimet e studimet e mevonshme i permblodhi ne vellimin 'Studime parahistorike" si dhe nje studim arkivor te pabotuar prej 1200 faqe,  per prejardhjen e fjaleve shqipe nga pellazgjikja.

Si perfundim Prof Spiro Konda,  meriton jo vetem te studjohet nga Shqiptaret, historiane, gjuhetare, filiologe, albanologe, por dhe nje vlersim real,  madheshtor per vepren e tij shkencore monumentale te pamohushme e te pavdekshme per Historine e Gjuhen Kombetare Shqipe.

Mblodhi dhe shkroi

Luan Kalana, Florida SHBA

Agim Bacelli, New York, SHBA.

Qershor 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora