E enjte, 28.03.2024, 01:36 PM (GMT)

Mendime

Shaban Peraj: Njeriu ka nevojë të shohë rezultate

E enjte, 06.11.2008, 05:36 PM


Njeriu ka nevojë të shohë rezultate

 

Njerëzit janë kaq subjektivë, sa që në fund të fundit nuk interesohen për gjë tjetër, vecse për vetvetën.

 

Shkruan: Shaban Peraj

 

Nga ajo që lexohet sot lidhur me aktivitetet e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi nuk mund të kuptohet se cila nga këta ka një avantazh ndaj tjetrës. Ti lëmë mënjanë  se cila nga këta ishte dhe është më vizionare se tjetra, kjo ka pak rëndësi, qoftë kur u votua për pavarësinë e Malit të Zi, qoftë kur u soll në parlamentin malazez rezoluta për njohjen e Kosovës, qoftë deklaratat e liderëve të subjekteve politike shqiptare lidhur me pranimin e Kosovës shtet të pavarur e demokratik nga ana e Malit të Zi.

Në këto raste le të marrim në konsiderate shkrimet që bëhen nga politikanë- gazetarë, jo edhe aq kundër të tjerëve sa lavdërimet, rrahagjokset e atyre që shkrajnë për vete me cka duan të tregojnë se këtu fillon cdo gjë, me besdinë e përsëritjes të asaj cfarë ndodhi në këto vite të demokracisë nga ku e vetmja risi është se këtu nuk ka asgjë të re. Nuk ka asgjë të re për faktin se frazat e përdorura  dëgjohen për të satën herë të njëjta, sulmet poashtu të njëjtë nga ku nuk mund të shihet ndonjë bosht se ku mund të mbështeten argumentet se njëri krah është  profet kurse të tjerët janë dështakë, pa vizion  e profil politik. Për këtë tashmë të gjithë ata që përcjellin sadopak ngjarjet politike në Mal të Zi është e qartë se nuk ka ndonjë strategji politike që do t’i bashkonte këta liderë nga ku vetëm me thashethënie  mundohen të qëndrojnë në piramidën politike, pa transparence, pa shtjellim idesh që para se të shfrytëzojnë maksimumin e mundshëm politik duan të heqin qafe, në kuptimin politik, përfaqësuesit e partive të tjera shqiptare duke prezantuar vetën si largpamës e profet. Kur Dekarti thoshte,”mendoj, pra jam”, përmblidhte në dy- tri fjalë qëllimin dhe synimin e jetës, urtësinë dhe shkakun e ekzistencës. Vetëm se asnjeri prej nesh nuk mund ta shprehë të njëjtën ide me të njëjtën formë mendimi. Dhe po ti pyesish këta liderët tanë për idetë e hedhura lidhur me pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, do të shprehin mendime të njëjta, gjë që i dallon forma e të shprehurit dhe kjo nuk është gjë tjetër por identitet vetëm i vetvetës. Asgjë nuk është reale dhe e paprekshme, nga fjalët e tyre mund të konstatohet se këta duhet zëvendësuar me kuadro të reja për të larguar ata që pë dekada kanë vetëm fjalë se do të jetë më mire në arsim, kulturë, shëndetësi etj, dicka që transmetohet që nga periudha komuniste, dicka e dëgjuar edhe më parë me cka mbyllet mundësia për tu takuar së bashku kudo qoftë e për të biseduar qartë se a ka ndonjë strategji afatgjate kundër këtyre problemeve që janë grumbulluar aq shumë sa që do t’na mallkojnë gjeneratat e ardhshme. Ky komunitet i këtueshëm  nuk e meriton të dëgjojë e lexojë fraza nga më të ndryshmet se ishim “ne” e jo “ata” që dhamë ide për këtë e atë problem, se ne kemi të drejtë tu premtojmë shqiptarëve në Mal të Zi se kanë për të përfituar shumë në bazë të projekteve tona, nga ku vetëm fjala politike ka peshën e saj për lënien e trojeve shqiptare në këtë situatë.  Sipas tyre shqiptarët në Mal të Zi nuk duhet të luftojnë me ndonjë “armik”, por vetëm me ndonjërin nga liderët e subjekteve politike shqiptare për të bërë një politikë “përcaj e sundo”, dhe kjo jo për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, por për të përfituar sa më shumë përkrahës që të sigurohet edhe ndonjë mandate tjetër. Kjo është një prej sindromeve të politikanëve-gazetarë të sotëm që nuk duan, apo nuk dinë se i talentuari nuk punon për eliminimin e të talentuarëve, por lufton që të zërë vend e të radhitet krah tyre. Nëse jo kështu, atëherë përgjigja e të keqës me të keqe tregon për mangësi serioze të karakterit te njeriu, kurse përgjigja ndaj së keqës me të mire flet për burrëri dhe dinjitet.

Natyrisht se pozitës dhe opozitës malazeze kështu i duhet faktori shqiptar, me zënka nga më të ndryshmet, me grindje të pandërprerë mes politikanëve, por ajo për të cilën shtrohet pyetja është: pse duhet pranuar ky status i shqiptarëve në Mal të Zi nga këta liderë që nuk shohin se asgjë nuk është bërë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve, dhe nëse vetëm dicka është bërë ajo është farsë para opinionit, rezultatet shihen.  Kur kjo të bëhet faktike për ta, ndoshta vetëm atëherë do të lindin forca të reja ku për cdo veprim do të hyjnë së bashku për të përcaktuar gjithcka që është në dobi të komunitetit të këtueshëm. Kështu me veprimet e tyre qofshin pro apo kundër mbajnë në këmbë shtetin malazez dhe përmirësojnë ardhmërinë e tyre. Sa here që merret ndonjë hap politik e që reflektohet përmes gjuhës së urrejtjes të njërit krah ndaj tjetrit i atakojmë politikanët tanë sepse nuk dine të flasin e të merren vesh, nga ku si hileqar të mbrojtjes së sistemit përpiqen të ruajnë vetvetën. Në këtë atmosfere politike që po I rritet me shpejtësi nxehtësia s’ka se si të lihet jashtë vemendjes fakti ku politikanët neglizhojnë etikën e komunikimit, pavarësisht se nga burojnë idetë e tyre, pranimi i një realiteti është si një e vërtetë absolute.    



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora