E premte, 19.04.2024, 06:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Poezi e mbështjellë me gëzofin e dashurisë

E enjte, 18.06.2020, 08:55 AM


Pak fjalë për poezinë e Linda Dervishit

POEZI E MBËSHTJELLË ME GËZOFIN E DASHURISË

Linda Dërvishi, ende pa e botuar librin e saj të parë, dukshëm prinë para shumë poeteshave e poetëve të cilat kanë me dhjetra libra të botuar. Këtë e vërteton guximi i shprehjes dhe vargu i gatuar mirëfilli. E vërtetojnë fjalët e përzgjedhura dhe gjuha e kultivuar.

Shkruan: Remzi Limani

Kur bëhet fjalë për poezinë e arrirë, duhet patur kujdes të mos lihen anash vlerat e vërteta poetike, të krehurat dhe të tjerrurat, fjalë këto, të dala nga pasioni dhe talenti për të shkruar. Këtu pra, duhet ndalur për të vlerësuar figuracionin estetik dhe ndërtimin e poezisë, çfare na servir poetja respektive, Linda Dervishi. Që në fillim të fjalës, pa modesti, duhet të themi se zonja, Dërvishi, ende pa e botuar librin e saj të parë, dukshëm prinë para shumë poeteshave e poetëve të cilat kanë me dhjetra libra të botuar. Këtë e vërteton guximi i shprehjes dhe vargu i gatuar mirëfilli. E vërtetojnë fjalët e përzgjedhura dhe gjuha e kultivuar. Pra, poetja Linda, nuk e ka problem kulturën e të shkruarit. Ajo e njeh gjuhën dhe artin e të shkruarit, gjuhë e cila shumë të tjerëve u mungon. Tani, Linda Dërvishi, radhitet ndër poeteshat e sukseshme, të pranuara dhe të veçuara për nga stili dhe çasja e të shkruarit komunikativ me lexuesin, i cili para vetës ka një poezi moderne, e cila na përket gjithë neve, sepse të gjithë ne veprojmë dhe i ndiejmë gjërat ashtu siç i ndien Linda, por, shumë prej nesh ngurrojmë ta themi atë që na rrëmben, pasojë kjo, që shumë krijues nuk kanë mundur të dalin nga katrori primitiv dhe provincialiteti i fshehur brenda tyre... Mbi këtë bazë të të kuptuarit dhe shprehjes poetike, poetja në fjalë, pa fije dyshimi na del triumfuese, duke e shpalosur lapidarin e

një poezie të kultivuar ashtu siç e ndien dhe, mes poezive të shumta na thotë:

Të kam kërkuar/ si zoti në tokë/Të kam kërkuar/me t’pa drejt e në sy/me ta thy dhimbjen e heshtur/që në zemër të asht ba gropë.../Por s’ke dashtë me m’fol/

Je derdh vargjesh/sikur me dalë nga një shteg/tu kërku dashuritë/e kohës së vrarë/tu mbajt honet e shpirtit në frymë,

pa' u ndalë... /E për gjinjtë e mi të bardhë/kokën ke mbështet/je mbush me jetë/më ke buzëqesh, .../duke më parë...

si për të fundit dritë/në sy.../. Pra, kur i lexojmë poezitë e Linda Dërvishit, vërjejmë gjuhën e saj lirë, e cila mes standardes e përdorë edhe gegnishten si formë poetike, për t'u çliruar nga pesha joadekuate e ndonjë fjale, e cila nuk i bie tamam poeteshës për të thënë atë që do... Unë e kam përcjellë krijimtarinë e saj. Zonja, Linda merr pak pëlqime, sepse edhe këtu dominon botëkuptimi primitiv i lexuesit, i cili, pa dëshirën e tij ngurron të vë gishtin mbi poezinë erotike me përmasa të një lirike e mbështjellë me gëzofin e dashurisë universale, të cilën e përjetojmë dhe e ndiejmë të gjithë njejtë dhe nuk e di, përse ngurrojmë ta pëlqejmë të bukurën e zhveshur - kur të zhveshur e preferojmë...?!?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora