E enjte, 28.03.2024, 10:57 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Roli i ShBA-së në dialog i rëndësishëm...

E enjte, 18.06.2020, 09:44 AM


Roli i ShBA-së në dialog i rëndësishëm - të rikujtojmë rolin e presidentit Wilson dhe 14 pikave të programit të tij

Nga Gjon Keka

Roli i ShBA është i rëndësishëm në procesin e dialogut,  madje pa rolin e tyre dialogu nuk do të mund të prodhojë zgjidhje dhe as nuk do të kishte garanci. Pse ka dyshime sot?,  kjo është e kuptueshme, por jo edhe për t’u marrë parasysh dyshimet e atyre që nuk e njohin diplomacinë e administratës amerikane dhe rolin e tyre në përcaktimin e fatit të këtij rajoni.

ShBA me angazhimin e saj në këtë fushë të dialogut madje duke i prirë atij në ndërmjetësim tregon se serioziteti i saj është për ta bërë rajonin tonë më shumë të fokusuar kah e ardhmja e fqinjësisë së mirë,  e zhvillimit ekonomik,  e integrimit se sa e përkundjes së problemeve të njëjta e të vazhdueshme në këtë mjedis tragjik të Europës.

Poashtu për ta kuptuar edhe më mirë se pse roli I ShBA-së është i rëndësishëm në këtë proces e fazë për Kosovën dhe rajonin, duhet t’I rikthehemi historisë ; rasti i presidentit Woodrow Wilson më 14 pikat e tij ishte jo vetëm përcaktues, por edhe shpëtues për fatin e Shqipërisë në atë kohë,  sepse me pikat e tij udhëheqëse Shqipëria shpëtoi nga një copëtim i vazhdueshëm.Dhe tani kjo është tepër e qartë se pa ShBA në këtë proces do të ishte vështirë të mendohet se do të ketë sukses dialogu,  pasi u pa që nga 2011 e këndej se si u zvarritën gjërat dhe ja tani jemi në vitin 2020 dhe Kosova në vend se ta mbyllte dialogun më herët tani do të duhet t’i rikthehet.Por tani me një energji të madhe nga vetë administrata e ShBA-së dhe kjo mendoj se është pozitive, pasi angazhimi amerikan gjithnjë përgjatë historisë diplomatike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare ka prodhuar rezultate pozitive dhe zgjidhje.

Shpresoj se dialogu që do të nis me ndërmjetësimin amerikan të prodhoj rezultate konkrete, ajo që do të ishte sfidë e radhës është se sa do ta perceptoj një marrëveshje eventuale bashkimi europian, pasi pas fjetjes së saj ajo tani është rizgjuar por, mendoj se Bashkimi Europian duhet ta ketë një gjë paarasysh se nëse një marrëveshje vendoset në atë tavolin ajo është e detyruar ta pranoj, pasi nuk mund ta shemb vullnetin e palëve nëse ato bien dakord.Megjithëkëtë një marrëveshje e tillë eventuale do të duhet të marrë edhe pëlqimin e gjithë institucioneve të politikës së Bashkimit Europian.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora