E enjte, 28.03.2024, 05:26 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ‘’Shqipnia a ba si thes i kalbun’’

E enjte, 18.06.2020, 09:40 AM


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI,

“SHQIPNIA  A  BA  SI  THES  I KALBUN”

PARRIZI  SHQIPTAR – BUTRINTI

Mendonje këte bukuri në “një thes të kalbun..!”

Porsa të duket se i ke lidhë gryken thesit... Të shprazet per fundit...

Kur harron se shka u ba me Vermoshin, plasë sherri në Butrint...

Hee, pra... Kush paguen ma shumë ?.. Thesi asht i hapun, po i shpumë!..

Edhe “bisedimet” per Kosoven, po fillojnë... Po, na kujtohet Deti Jon?..

Nuk po permendet as Korça e as Gjinokastra... Kanë ra në “paqë”...

Vijnë e shtrihen vorret e grekve deri n’ Elbasan... Shumica bosh...

Gati askujt nuk i bjen nder mend Haxhi Qamili... As pasuesve të tij...

Vehet në maje të kodrave të Tiranës... Monumenti i “herojve turq”..!

Po shemben shtëpijat e Atdhetarve Shqiptarë... U janë kalbë trenat...

Në fushat e Toptanve po zbukurohen “Muzeumet” e tradhtarve...

Thonë disa se, “po i ndertojnë me paret e thasve të tyne t’ pashpuem..!”

E sa paret duhen pague me thye Shtyllat e Apolonisë, o Zot, ku je?...

Po, po, sa Djali i rij u vra n’ ata piramida, që po donë me i luejtë vendit!..

Besa, ka edhe që thonë: “Kanë derdhë gjak, me ia mërrijtë kësaj ditë !”...

E kush ?! – Thaçi, Rama.., kunder “pacenushmenisë territoriale”...

Mo’o Zot ma keq!.. Thonin dikur pleqtë... Shikoheshin si matufa...

Po, e keqja nuk paska fund as nder thastë e kalbun...

Besa, nuk ka ku shkon ma keq e perfaqe të zezë, kur sundon hajduti dhe, “tradhtari”, po i thomi, se me ta u mësueme.., as nuk po mbahen mend!

Se si, mu kujtue as unë nuk e kuptoj, një thanje e një shirokses së vjeter:

“Heee.., këta i pasha n’ tel, të thamë n’ varg, si saragat..!”

Zot bane zgjanderr!

Melbourne, Qershor 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora