E marte, 04.08.2020, 10:17 AM (GMT+1)

Komente » Ukaj

Ndue Ukaj: Shtëpia e Bardhë është e bardhë si bora

E merkure, 17.06.2020, 05:24 PM


Shtëpia e Bardhë është e bardhë si bora

Nga Ndue Ukaj

Dhe shqiptarët e mençur këtë gjë e kanë ditur gjithmonë, ndaj janë gëzuar sa herë janë ftuar aty, sepse prej aty kanë cicërruar zërat e lirisë dhe të demokracisë. E prej asaj Shtëpie ka ardhë pranvera për shqiptarët, mbas dimrave të gjatë e plot acar.

Para më shumë se dy dekadave, krejt shpresat i mbanim te ajo Shtëpi e madhe e lirisë, që për ne përfaqëson vlera sublime.

Kështu, Shtëpia e Bardhë, për shqiptarët vërtet është e bardhë si bora.

Ajo s' mund të jetë e verdhë as e zezë.

Aty s' ka thika e as harta të këqija.

Ndaj, mos u marrosni dhe mos dilni në anën e kundërt të historisë.

Nuk ka marrëveshje të keqe për Kosovën që mund të vjen nga Amerika.

Mosmarrëveshje e marrëveshje të këqija prodhojmë e sajohmë ne, për interesa të brendshme politike dhe për shkak të budallallëkut që mbizotëron mes nesh.

Asnjë marrëveshje nuk mund të jetë më e keqe sesa përpjekja për ta penguar një të tillë.

Ndaj, mos dëgjoni kukurijse dhe mos u kushtoni vëmendje të pamerituar mediokrëve të politikës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora