E enjte, 18.04.2024, 03:44 AM (GMT+1)

Mendime

Klajd Kapinova: Candace Owens - George Floyd nuk është dëshmori im

E merkure, 17.06.2020, 03:25 PM


George Floyd nuk është dëshmori im. Ai mund të jetë i juaji." - Candace Owens

“Candace Owens, ka një ndikim të madh në politikë në vendin tonë. Ajo përfaqëson një grup gjithnjë e në rritje të mendimtarëve shumë të zgjuar dhe është e mrekullueshme të shikosh dhe dëgjosh dialogun që po vazhdon kaq e mirë për vendin tonë!” Donald J. Trump, President i SHBA

Nga Klajd Kapinova

Kush është vajza e zgjuar dhe kurajoze afrikano amerikane Candace Owens?

"Unë e dua mënyrën si mendon Candace Owens." - Kanye West

Vajza elegante dhe simpatike Candace Amber Owens Farmer, ka lindur më 29 prill 1989. Ajo sot është një komentatore dhe aktiviste politike konservatore amerikane e prefetuar nga shumë media serioze dhe prestigjioze.

Owens dhe disa shoqe të tjera conservative me ngjyre, janë të vetmet burime shprese, të cilat po mundohen të ndergjegjësojnë komunitetin afrikano amerikanë, që të shkëputet nga mentaliteti i skllaverisë apo “prangat” politike brenda Partisë së Majtë Demokratike Amerikane, të cilat i përdorin ato vetëm për vota.

Qysh në fillim të aktivitetit të saj publik në media, 31-vjeçarja tërheqëse Owens është e njohur për aktivizmin e saj për çështjen e Black Lives Matter (BLM) dhe Partisë Demokratike.

Duke qëndruar në fillim brenda e pranë BLM dhe PD-së, ajo ka parë nga afër se pikërisht janë këto dy organizata të mëdha kryesore shkaku esencial i prapambetjes, mosecjes dhe mosintegrimit të komunitetit të saj afrikano ameirkanë.

Më pak se 13% e popullisë apo numërit të përgjithshëm që zë në shkallë federale komuniteti afrikano amerikanë tradicionalisht për shumë dekada, ato kanë mbetur pjesë e lojës peng e politikanëve të lartë të Kongresit dhe Senatit Amerikanë, të cilët sëbashku me liderët e të drejtave të njeriut brenda komunitetit të tyre, i përdorin sa për t’i marrë votën dhe pastaj i harrojnë…

Hipokrizia brenda komunitetit afrikano amerikanë nuk ka të sosur. Kshtu edhe pse Joe Biden kandidat pothuajse zyrtar i PD për garën presidenciale të nëntorit 2020, bën çdo herë gafa dhe lëshon fyrje ndaj komunitetit me ngjyrë, “liderët” me ngjyrë, bëjnë gjithnjë syrin çorr dhe veshët shurdhër.

“Demokratët” në SHBA, nuk duan t’ia dijnë se si jetojnë afrikano amerikanët, papunësinë e tyre etj., sepse qëllimi kryesor i tyre është përdorimi i Kartës Raciale kundër të bardhëve për t’i bërë ata që si robot të rrisin numërin e votuesve në dobi të PD.

Populli amerikanë nuk është naiv, sa të mos kuptoj atë që po ndodh sot.

Socialistët dhe komunistët amerikanë në Kongres dhe Senat nuk kritikojnë “demostratat” e dhunshme që po përdorin veglat e tyre në terren Antifa dhe BLM, por vazhdojnë të përdorin kartën e racizmit, për të mbajtur të ndezur pa asnjë shkak valën e zemërimit kundër Presidentit Donald J. Trump dhe komunitetit të madh të bardhë në SHBA.

Gjatë kohës së administratës të presidentit demokrat Obama, papunësia, kriminaliteti, varfëria, etj., ishin dhe mbetën nga 2008-2016 në nivele shumë të larta.

Edhe pse e dijnë shkakun dhe pasojën e prapambetjes dhe braktisjes së tyre nga liberalët “demokratë” afrikano amerikanët asnjëherë nuk dolën në rrugë kundër Presidentit Obama, të cilin vetë e kishin votuar dhe rivotuar për dy mandate.

Analistja kritike bashkëkohore Candace Owens, ka përdorur gjithnjë mediat dhe origjinën e saj, për të ndërgjegjësuar pa reshtur komunitetin afrikano ameirkanë, që është braktisur prej kohësh nga senatorët, kongresmenët dhe liderët afrikano amerikanë ultra të majtë.

Kështu e mirëshkolluara Owens, ka shfrytëzuar pozitën e saj në qarqet konservatore republikane amerikane, për promovuar dhe ndihmuar komunitetin e saj afrikano amerikanë.

Media këtu në SHBA, që më shumë jep opinione se infomacione, asnjëherë nuk e vë në dukje këtë meritë plot vlerë të vajzës së talentuar me ngjyre.

Ajo ka punuar për grupin konservativ Turning Point USA nga viti 2017-2019 si drejtore e komunikimit të tyre.

Jeta si zë i fuqishëm për afrikano amerikanët

"E majta amerikane shkatërron gjithçka, përmes kësaj ideologjie kulturore marksiste." – Candace Owens

Vajza elegante dhe simpatike Candace Owens u rrit në Stamford, Connecticut (jo shumë larg shtetit metropolitan New York) nga gjyshërit, pasi prindërit e saj u divorcuan. Ajo thotë se gjyshi i babait të saj Robert Owens ka lindur në Karolinën e Veriut. Ajo është e diplomuar në shkollën e mesme të Stamfordit.

Jeta e saj nuk ka qenë e lehtë, por ka kaluar shumë peripeci. Kështu në vitin 2007, në shkollë të mesme Owens mori tre mesazhe zëri me kërcënim për vdekje.

Joshua Starr, mbikëqyrësi i shkollave të qytetit, dëgjoi mesazhet e postës zanore dhe tha se ato ishin “të tmerrshme”.

Nga ana e tjetër, familja e Owens paditi Bordin e Edukimit në Stamford në gjykatën federale, duke pretenduar se qyteti nuk i mbrojti të drejtat e saj, ku, ajo u dëmshpërblye në janar të vitit 2008 me një shumë prej 37.500 dollarë.

Vajza ambicioze për të përfunduar studimet e larta, shprehu interesimin duke shtuar edhe më shumë etjen për dije dhe kulturë bashkëkohore universitare.

Owens, ndoqi një diplomë universitare në gazetari në Universitetin e Rhode Island. Ajo u largua pa e përfunduar, për shkak të një problemi me kredinë e saj studentore.

Më pas, ajo punoi si praktikante për revistën Vogue në New York. Në vitin 2012, Owens mori një punë si asistente administrative për një firmë të kapitalit privat në Manhattan, NY, ku, arriti të bëhet nënkryetare e administratës.

Deri në vitin 2017, Owens ishte bërë e njohur në qarqet konservatore për komentet e saj pro Trump, dhe për kritikimin e retorikës liberale, në lidhje me racizmin strukturor, pabarazinë sistematike dhe politikën e personalitetit.

Në vitin 2017, ajo filloi të postoj video me temë politike në YouTube dhe në shtator filloi në Red Pill Black, një faqe interneti, ku, paraqiste një risi për konservatorizmin me ngjyre në Shtetet e Bashkuara.

Intelektualja e re e talentuar konservatore Candace Owens, është shfaqur si bashkëpunëtore e rregullt me opinionet e saja të veçanta në shumë faqe internet, radio dhe show televizive, e më shumë në kanalin prestigjioz Fox News etj.

Në tetor 2018, Owens dhe fushata presidenciale e Donald J. Trump filluan Lëvizjen Blexit, një fushatë e mediave sociale, për të inkurajuar afrikano amerikanët të braktisin PD dhe të regjistrohen si republikanë.

Termi Blexit do të thotë që afrikano amerikanët të dalin nga PD e Obamës, Hilarit, Pelosit, Biden, Nadler, Schummer, etj. Lëvizja e re, ndjek me sukses shembullin e Brexitin dyfjalësh i përdorur për të përshkruar tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Në fillimet e saj publike në vitin 2015 Candace Owens është shprehur se ajo nuk kishte asnjë interes në politikë. Ajo më parë ishte e identifikuar si liberale.

Në vitin 2017, ajo filloi ta përshkruaj veten si një mbështetëse konservatore e Presidentit Trump. Në tetor 2018 pranoi publikisht se asnjëherë nuk kishte votuar dhe se tani me kënaqsi ishte regjistruar republikane.

Tek Candace Owens një ndikim apo inspirim të fuqishëm kanë qenë veprat e Ann Coulter, kirurgut të famshëm dr. Ben Carson (sot pjesëtar i kabinetit në administratën e Presidentit Trump), i cili, arriti me sukses në saj të një operacioni të gjatë, ku, ndau trurin e dy binjakëve të lindur me tru të lidhur me njera tjetrën dhe Thomas Sowell etj.

Owens: Black Lives Matter ka mentalitetin e viktimës

Aktivisja për integrimin e komunitetit afrikano amerikane Candace Owens në media dhe në opinionin publik është e njohur për kritikën e saj ndaj lëvizjes Black Lives Matter dhe i ka përshkruar protestuesit e BLM si "një bandë e të vegjëlve të shtypur për vëmendje".

Ajo argumenton, se një pjesë e pa integruar në jetën amerikane e afrikano amerikanëve kanë një "mentalitetin e viktimës", ku, PD i përdor ato thjeshtë për vota, si një burim mirë plantacioni.

Për më tej Owens shton se e majta socialiste amerikane, i trajton njerëzit me ngjyrë të varur nga qeveria dhe se ato janë në garë për të votuar për demokratët.

Ajo tregon se dhuna e policisë ndaj njerëzve me mgjyrë, nuk ka të bëjë me racizmin, dhe i referohej vrasjeve policore të njerëzve me ngjyrë si një çështje e parëndësishme për afrikano amerikanët.

Owens e kundërshton abordin dhe e ka karakterizuar atë me përqindje të lartë në komunitetin e saj, si një mjet për "shfarosjen" e foshnjave me ngjyrë.

Zonja Candace, është kritike ndaj feminizmit. Owens e përshkroi lëvizjen #MeToo si një lëvizje ndërkombëtare kundër ngacmimit seksual. Kjo lëvizje në ditët tona, është e tejpolitizuar dhe përdoret në mënyrë hipokrite të njëanshme nga demokratët.

Ato përdorin dy standarte, sa që shpesh amerikanët mbesin të zhgënjyer. Kur ka raste negative të abuzimeve seksuale nga figura të larta të PD, media e majtë dhe globaliste i mbulon ato mjeshtërisht me heshtje dhe nuk do që të flitet për këto histori.

Sipas zonjës Candace: "Amerikanët me ngjyrë po përkeqësohen më shumë sot nga ekonomia sesa ne po bënin në vitet 1950 nën Jim Crow", duke shtuar, se: "Ne kemi votuar vetëm për një parti (demokratike), qysh nga ajo kohë."

Ajo me të drejtë ka nenvizuar, se përmirësimet ekonomike, gjatë tre vitëve të fundit 2017-2020, për afrikano amerikanët, kanë ardhur në rritje, vetëm në saj të politikave të sukseshme të bisnesmenit largpamës Presidentit Trump, i cili, e ka ulur papunësinë për komunitetin me ngjyrë në shifra record, në të gjithë historinë e SHBA.

Dhe për këtë anë pozitive për komunitetin me ngjyrë, liderët, senatorët, kongresmenët, politikanët qendror dhe local, VIP, njerëzit e artit dhe kulturës në Hollywood e gjetkë, asnjëherë nuk e kanë vlerësuar e falenderuar Presidentin Donald J. Trump, për uljen e papunësisë, largimin nga asistenca sociale etj.

Nga ana e tjetër ish senatori i shtetit të Ilinois dhe më pas ish Presidenti Barok Hysen Obama, i cili vjen nga komuniteti afrikano amerikanë nuk ka bërë asgjë për punësimin, uljen e kriminalitetit etj., të cilat sipas shifrave federale zyrtare kanë pasur shkallën më të lartë gjatë 8 vjetëve (2008-2016) të presidencës së tij së bashku me zv/Presidentin Joe Biden, i cili, për cudi të amerikanëve kërkon të rihyjë në Shtëpinë e Bardhë tashmë si president i SHBA.

Kështu vetëm më Chicago ish zona elektorale e senatorit dhe më vonë ish Presidentit Obama, vrasjet janë shumë shqetsuese midis njerëzve me ngjyrë, ku, vritën çdo vit afërsisht 365 vetë, duke qenë shkalla e krimit në nivelin më të lartë në të gjithë SHBA.

Për këtë temë delikate dhe prekëse të komunitetit të saj, ka folur e flet shpesh në media konservatorja me ngjyrë Candace Owens dhe asnjëherë Obama, Biden, Hilary, Pelosi, Nadler, Schiff, Schummer etj., dhe të ashtëquajturit apo vetëquajturit “liderët” e komunitetit afrikano amerikanë në Chicago dhe në gjithë SHBA.

Mbajtja me leje e armëve për vetëmbrojtje, është një e drejtë ë sanksionuar në Kushtetutën e SHBA. Këtë të privilegj themelore të njeriut e ka shfrytëzuar edhe Candace Owens, e cila tashmë është një anëtare e regjistruar e Shoqatës Kombëtare të Pushkëve (NRA).

Owens mori 100.000.000 shikime për një jave

Video në Facebook e aktivistes konservative afrikano amerikane Candace Owens me titull: “George Floyd nuk është dëshmori im. Ai mund të jetë i juaji.” (“George Floyd is Not My Martyr. He May Be Yours”), ka patur këto ditë mbi 100.000.000 klikime vetem brenda një jave.

Të trembur nga e vërteta, kompanitë e majta globaliste mediatike dhe rrjetet sociale me prirje te theksuara të majta si: Youtube, Twiter, Facebook, Google, Yahoo, AOL etj., dhe disa kompani sponsorizuese të saj, menjëherë filluan censuren dhe bllokimin e fondeve (sponsorizimin) për Fjalën e Lirë dhe të Vërtetat e Faktuara, që ajo rreshtoi hapur me kurajo dhe plot emocione para opinionit amerikanë.

Video e vetëregjistruar ka 18 minuta. Ajo është shumëzuar në progression gjeometrik në shumë edicione lajmësh, show, intervista, opinione, rrjetet sociale, website, senator, kongresistë, VIP etj., gazetat dhe revistat këtu në SHBA dhe vende të ndryshme të botës.

Kjo është video, që ka bërë xhiron e botës, për një kohë shumë të shkurtër. Candace Owens, me opinionin e saj ka lënë pa mend shumë liderë afrikano amerikanë, dukë i vënë para përgjegjësisë, për gjendjen jo të këndshme ku ndodhet sot komuniteti i saj.

Ajo ka marrë përgëzime nga miliona të rinj amerikanë, shumica e të cilëve i përkasin komnitetit me ngjyrë, të cilët kanë postuar mbështetjen e tyre në media dhe rrjetet sociale.

Candace Owens, ka mbi 2.5 milion ndjekës në Facebook, ku, mesatarisht mbi 10.000 mbeshtetës i shtohen asaj në SHBA dhe nga e gjithë bota, mbas opinionit të saj mbi historinë e vertëtë mbi të kaluarën afrikano amerikanit George Floyd, të vrarë në mënyrë tragjike nga një grup policësh.

Oficerët që po hetohen nga FBI, për vrasjen e njeriut me ngjyrë në rrugë, janë: Derek Michael Chauvin (44 vjeç) Tou Thao (34 vjeç) J. Alexander Kueng (26 vjeç) dhe Thomas Kiernan Lane (37 vjeç) Ata ishin në javën e tyre të parë si oficerë të policisë në Minneapolis, kur u vra Floyd. Chauvin është i bardhë, Korsia është i bardhë, Thao është hmong dhe Kueng është me ngjyrë.

Në videon e saj autorja Owens, thotë se: “Ajo që po them nuk është mbrojtje për Derek Chauvin, shpresoj, që Derek Chauvin të marrë drejtësinë që meriton dhe familja e tij gjithashtu për mënyrën se si ai vdiq. Por, George Floyd nuk është dëshmori im. Ai mund të jetë i juaji. "

Siç vihet re nga vëzhguesit e sinqertë, Bid Tech është kthyer në mënyrë radikale duke bllokuar dhe hequr gjithçka jashtë narrativës së Partisë Demokratike. Si korporata private, ata kanë një të drejtë ligjore ta bëjnë këtë, por si monopol të informacionit në sheshin publik, nuk e bëjnë këtë. Pra YouTube censuron këtë video të Candace Oëen, nga e cila buron më poshtë, (pasi ato kanë disa nga të tjerët), LibertyUnderFire mbron të drejtën e Candace Oëen në sheshin publik.” - shkruan Harold Pease, Ph.D. për gaztën britanike The Independent.

Opinionistia kritike Candace Owens, në videon e saj vijon: "Por, unë gjithashtu nuk do të pranoj narracionin, se kjo është më e mira që komuniteti i zi ka për të ofruar. Për çfarëdo arsye, është bërë modë dhe përbuzëse, për ne, vitet e fundit, për t'i kthyer kriminelët në një hero brenda natës. Unë, nuk do të luaj një rol në të pa marrë parasysh sa presion vijnë nga liberalët e zi dhe konservatorët e zi."

Oficeri Derek Chauvin është portretizuar nga media se “ai është djall" dhe “nuk është ngritur ose mbrohet nga amerikanët e bardhë", por George Floyd është duke u lartësuar si “një qenie njerëzore e mahnitshme", gjë që ai nuk është i tillë.

Në kohën e arrestimit, ai ishte i lartë në fentanil dhe metamfetaminë, sipas të dy raporteve të autopsisë. Transkripti i thirrjes së policisë 911, që thërriste për ndihmë "përshkroi dikë që ishte jashtë mendjes së tyre", dhe se ata kishin frikë nga sjellja e tij edhe gjatë përpjekjes së tij për të përdorur "një faturë të rreme për të blerë diçka" deri sa arriti policia.

Një klip i tij i vendosur në pranga dhe përballë murit tregonte një baggie të bardhë që binte nga trupi i tij. "Media po refuzon ta qarkullojë atë", tha Owens.

"Ju mund ta gjeni atë në Twitter nëse përdorni DuckDuckGo dhe kërkoni lart, George Floyd baggie. Klipin mund ta shikoni vetë me sytë tuaj. Ai kishte drogë ndaj tij në kohën e arrestimit të tij. "

Atëherë, çfarë tjetër nuk ka ndarë media për zotin Floyd!? Me sa duket, ai ka qenë një kriminel i dënuar për ca kohë - të paktën 5 (pesë) herë, duke filluar në vitin 1998 me "vjedhje me armë zjarri".

Për këtë, ai shërbeu 10 muaj. Dhe përsëri, tetë muaj në 2004, "për një vepër kokaine". Dhe përsëri për kokainë dhjetë muaj të tjerë në 2005. Dhjetë muaj të tjerë për kokainë në 2007, vazhdon në shkrimin e tij Harold Pease, Ph.D. për gazetën britanike The Independent.

Por ngjarja që e bindi Candace Owens më së shumti se Floyd nuk ishte një person i mirë, me siguri jo qytetari i shquar për të bërë bluza të bëra dhe shpërndarë në emrin e tij si një shtyllë e shoqërisë, që përfaqësonte komunitetin me ngjyrë, ishte kur ai dhe 5 (pesë) të tjerët u detyruan hyrje në shtëpinë e një gruaje shtatzënë me ngjyrë për ta grabitur.

George Floyd nxori një armë dhe e shtypi në bark. Ajo po bërtiste, duke lypur për jetën e saj dhe ai e futi atë brenda dhomës së saj të jetesës dhe udhëzoi një nga miqtë e tij kriminel, që ishin me të ta shikonte, dhe të sigurohej që ajo të mos dilte nga dhoma e ndenjes ... ndërsa ata sulmuan shtëpinë e saj, duke kërkuar droge dhe para. Duke mos gjetur asgjë, ata përfunduan duke marrë portofolin dhe celularin e saj.

Një fqinj, duke parë disa nga sa më sipër, thirri në targën e automjetit të drejtuar nga Floyd dhe ai vuajti një dënim pesë-vjeçar, të gjashtën e tij, duke u lëshuar në vitin 2014.

Njerëzit bëjnë gabime. Por unë tërheq linjën kur bëhet fjalë për shanset e dyta, të treta, të katërt, të pestë, të gjashta, të shtata, të tetë dhe të nëntë. Por Floyd ishte akoma duke thyer ligje që merreshin me falsifikim, duke përdorur fentanil dhe metafetaminë, kur u arrestua në 25 maj 2020.

Asnjë nga këto nuk justifikon një oficer policie, që vendos gjurin në qafën e viktimës, duke shkaktuar vdekjen e tij. Asgjë!!

Ai ishte një shembull i një krimineli të dhunshëm tërë jetën e tij. Kjo nuk do të thotë që ai meriton të vdesë në duart e policisë, por, do të thotë që unë nuk do të luaj një pjesë të kulturës së zezë të thyer që gjithmonë dëshiron të dëshmojë kriminelët.

Kush dëshiron të pretendojë se ata ishin këto qenie njerëzore të ngritura."

Owens, u shqetësua dukshëm me nxitimin e gjykimit të Amerikës. Pak njerëz ishin të gatshëm të prisnin informacione të tjera përpara se të dilnin në rrugë për t'u djegur, vrarë, rrëzuar bustet, plaçkitur dhe rebeluar njëri-tjetrin.

"Unë bëra vetëm kërkime themelore", tha ajo, duke nënkuptuar se çdokush mund të dijë të njëjtën gjë duke bërë pak detyra shtëpie.

Viktima George Floyd, është një dëshmor për një rrëfim të rremë. "Brutaliteti policor i motivuar racionalisht është një mit."

Candace Owens, citon shifrat e vitit 2018, që tregojnë se kriminelët e dhunshëm të bardhë kanë një shans 25% më të lartë për të vdekur nga policia sesa kriminelët e dhunshëm me ngjyrë.

Për më tepër, ajo tha në video se 9 njerëz me ngjyrë të paarmatosur përkundrejt 19 të bardhëve të paarmatosur u vranë në vitin 2018.

"Fatkeqësisht, komuniteti i afrikano amerikanë, kryen një sasi jo-proporcionale krimesh në krahasim me komunitetin e bardhë. Kështu burrat me ngjyrë, me 6%, të popullsisë, bëjnë 44% të të gjithë vrasjet në këtë vend sipas statistikave të vitit 2018.”

Jo vetëm që po e lejojmë këtë mit "të frymëzojë trazira”, trazira në të cilat po vdesin njerëzit me ngjyrë, në të cilat po vdesin sërisht qytetarët afrikano amerikanë.

Ajo i referohet 77-vjeçarit David Dorn, një oficer policie në pension me ngjyrë, që mbronte dyqanet e një shoqeje me ngjyrë, të vrarë hapur me pistoletë nga një “protestues” dhe sulmues “paqësorë” afrikano amerikanë.

Deri tani janë vrarë 10 oficerë policie, ku, 8 prej tyre janë afrikano amerikanë. Media, që ka vdekur në Amerikë dhe liderët e komunitetit afrikano amerikanë nuk flasin për këto vrasje kriminale të policëve me ngjyrë, por ato bërtasin dhe demostrojnë vetëm kur polici vret një përson me ngjyrë.

Një police në New York u shtyp brutalisht me makinën e një “demostruesi“ të zakonshëm “paqësor”.

Kështu gjatë ditëve dhunshme të trazirave vetëm në New York State janë plagosur rëndë mbi 300 policë, që hidhnin mbi policinë dhe makinat e tyre Molotov, gurë dhe tulla, që për çudi u gjenden ditët e protestave në disa qytete të SHBA.

Policia ka vrarë në raste të ndryshme edhe njerëz të bardhë por asnjë individ, grup apo organizatë e bardhë (që nuk ekzistojnë) nuk ka përdorur dhunë apo vandalizma të tjera, vrarë policë apo hedhur molotov mbi trupat dhe makinat e tyre, ose djegur stacionet e policisë së shtetit, dyqane dhe supërmarketet, kishat dhe rrëzuar bustet e historisë së SHBA…

Në lidhje me të zezën ndaj krimit të zi, i cili është problemi kryesor në komunitetet afrikano amerikane, asnjëherë të adresuar nga media demokratike apo politikanë e tyre Owens nenvizon: "Ne fajësojmë njerëzit e bardhë. E drejta! Ne u drejtojmë vetëm një aparat fotografik personave të bardhë kur ata bëjnë diçka, edhe pse ne e bëjmë atë me një shkallë më të lartë për veten tonë, apo jo! Dhe kjo funksionon aq mirë për mbajtjen e popullit tim të skllavëruar në Partinë Demokratike.

Nëse doni të varni posterat e kriminelëve në murin tuaj dhe të flisni rreth tyre si dëshmorët tuaj, bëjeni, bëni atë, mund ta bëni!", por "nuk do të më kapësh jashtë, duke u përpjekur të kapësh një TV duke pretenduar se është një martir me emrin George Floyd u vra".



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora