E enjte, 28.03.2024, 08:15 PM (GMT)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Ninulla e Erimioni Mërkuri

E merkure, 17.06.2020, 01:21 PM



NINULLA E ERIMIONI MËRKURIT

Përsiatje

Nga Timo Mërkuri

Të gjithë kemi përjetuar magjinë e ninullave, ato këngë të shkurtëra qënëna i këndon fëmijës  me synim vënien e tij në gjumë. Duke u rikthyer në foshnjëri kujtojmë  tekstet e tyre që më shumë se këngë ngjasonin me një bashkëbisedim intim mes nënës dhe fëmijës, tekste të krijuar instiktivisht   në përshtatje me moshën e fëmijës dhe gjëndjen e tij psikologjike. Tekste me fjalë të thjeshta dhe melodime tonalitet të ulët dhe tëëmbël qëi krijon fëmijës një atmosferëpaqeje, sigurie e gjumëndjellëse.

Parë në këndvështrimin muzikor themi se ninullat janë këngë monofonike që“këngëzohen”  nga nëna mbi djepin e foshnjës në formën e një monologu muzikor, ku me një fjalor të thjeshtë, të ndjeshëm dhe të kuptueshëm për foshnjën, me një melodi tëëmbël shpirti,dedikuar vetëm atij, bashkëbisedon nëna me foshnjën, duke i shprehur dëshirat dhe ëndërat e saj për të ardhmen.

Ninullat këndohen nga nëna. Madje fëmija qysh në ditët e para e njeh nënën pikërisht nga vibracioni i zërit të saj gjatë të kënduarit të ninullës si dhe nga dridhjet e dorës që ajo i vendos mbi trup në djep, dridhje që i përcillen fëmijës gjatë tundjes së djepit dhe këngëzimit.  Ritmi i tundjes së djepit, tonaliteti dhe vibracionet muzikore të këngëzimit të ninullës  krijojnë te fëmija perceptimin e pranisë së nënës, perceeptim që e ka fituar qysh në bark të saj, duke i garantuar sigurinë absolute për vetë atë. Kështu shpjegohet fakti që fëmija fiton qetësinë vetëm kur ninullën ja këndon nëna e tij.Ninullimi nga gjyshja shoqërohet me vonesa kohore në fjetjen e fëmijës ndërsa vëllai dhe motra, qofshin dhe në moshë të ritur nuk janë në gjëndje t’i këndojnëfëmijës ninulla me atë efek si nëna, pasi ajo (ninulla)është e lidhur ngushtë me mëmësinë, me të qënit nënë e foshnjës.

Si e tillë, ninulla është një gjini shumë e vjetër e artit gojor popullor, e lindur në momentin e kalimit të njerëzimit nga bota instiktive drejt botës humane njerëzore. E parë në këtë prizëm mund të themi se ninulla është zëri i parë njerëzor i artikuluar në mënyrë të kultivuar dhe me synimin human. Ninullat, me tekstin e tyre kanë  gjithashtu vlerën e një dokumenti historik për zhvillimin e shoqërisë njerëzore duke na treguar doket zakonore, jetën sociale dhe historinë e një populli. Si të tilla ato ecën nëpër shekuj dhe epoka dhe mbritën deri në kohën tonë me shumë pak ndryshime në konceptin e tekstit dhe të vijës melodike. Madje e vetmja muzikë shoqëruese ka qënë dhe është tingulli i djepit që tundet, tingull që gjithsesi është shumë i ëmbël dhe i njohur  për veshin e fëmijës

Ninullat kanë ndryshim teksti dhe  vije melodike sipas gjinisë së foshnjës.  Kështu tekstet dhe vija melodike e foshnjës femër është gjithnjë shumë e butë dhe e ëmbël ndërkohë që  teksti dhe vija melodike e foshnjës mashkull fillon e ndryshon drejt  “burrërimit”  nga një periudhë në tjetrën, ku pretendohet pregatitja e foshnjës për tu bërë burrë.

Në tekstet e ninullave përdoren kryesisht fjalë që krijojnë një atmosferë gjumi dhe qetësimi për fëmijën dhe që rimojnëëmbël mes tyre si psh lumi ujëshumi, gjumi pendpëllumi (hiqet bashkëtingëllorja “b), përdoren  fjalë apo tinguj onomatopeikë (nina- nana, nin-nin-nin, o-o llaj-llaj) etj. Krahasimet e metaforat që përdorenshqiptohen ëmbëlsisht duke vënë në dukje butësinë dhe bukurinë e foshnjës duke i krahasuar me fenomene dhe sende të çmuara si .." djali porsi ylli ", “vajzë o moj hënë”, "ore djalë, more flori” etj etj.

Është e natyrëshme që me ritjen e foshnjës zgjerohet edhe gjeografia e fjalëve që përdor nëna në tekstin e ninullës, duke u zgjeruar  më von me paraqitjen e problematikës së jetës. Kështu, krahas ninullave të para vijnë ninullat që paraqesin objekte të thjeshta për të mbritur te ninulla ku nëna i dëshiron fëmijës që të bëhet puntor i madh madje edhe“trim luftëtar” si Skënderbeu.

Ninullat janë këngë dhe egzistojnë te të gjithë popujt e botës duke patur histori lindjeje dhe zhvillimi gati të njëjtë. Në rastin tonë mund të themi se si këngë të artit tonë gojor popullor, ninullat janë të vetmet këngë që nuk kanë origjinë nga vajtimi, ndonëse shumë herë vija melodike e tyre ka nota vajtimore që i ofron situata konkrete familjare ose gjëndja emocionale e nënës nëmomentin e këngës.

Një ninullë e tillë është dhe ninulla që këndon Erimioni Mërkuri (Muço) me tekst popullor, përshtatur nga Piro Mërkuri, i cili përpunoi dhe vijën melodike.

Rritu si rritet lastari,

Si zbukurohete bari,

Maleve kur vjen behari,

Djalin- o, të vogëlo,

Të vetmin e nënës - o.

Pa dëgjo dhe nënën pak,

Babi të ka ikur larg,

Iku si trungu mbi valë,

Kushedi se ku ka dalë..

Vaj vaj djalin -o.

Ti je ilaç që e mban gjallë,

O kurbet që paç belanë,

Djalin-o, të vetëm -o

O kurbet që paç belanë,

Prit e prit e ska të ardhë,

Djalin- o, te vogël-o.

Të vetmin e nënës - o,

Vaj,vaj djalin - o.

Theksuam më sipër se ninullat janë këngë djepi dhe kanë si funksion vënien e foshnjës në gjumë, prandaj quhen edhe këngë gjumi. Por në rastin e mësipërm ninulla e interpretuar nga Erimioni Mërkuri (Muço) duke dalur jashtë hapësirës gjeografike të ninullës ka hyrë në botën e artit, si një vepër artistike-muzikore, ndonbëse ka një veshje “foshnjore-ninullore”. Qysh në hyrje të prezanton një fjalor tëëmbël ninullor për veshin e foshnjës, duke na treguar indirekt se është një foshnjë në familje barinjsh në vise malore si Piluri me vargjet…Maleve kur vjen behari… për të na future shumë shpejt në problematikën e kohës sonë…Babi të ka ikur larg,/Iku si trungu mbi valë,/Kushedi se ku ka dalë...

Le t’i analizojmë pak këto vargje të përshtatur nga Piro Mërkuri. Zakonisht në këngët popullore pilurjote kur duam të tregojmë një situatërrënieje, gremisjeje, qoftë ekonomike apo psikologjike përdoret shprehja …si guri në rrokullimë…duke e simbolizuar rrënien e njeriut, shtëpisë, gjëndjes ekonomike etj ashtu siç rrokulliset një gur në shpatet e malit dhe që do ndalë  vetëm kur të bjerë në ndonjë hon, greminë apo det. Pra do të jetë fundi i çdo shprese për një mundësi përmirësimi.

Mirëpo guri në rrokullimë rrëzohet me zhurmë të fortë përplasjesh sa që dëgjohet dhe dallohet për së largu. Rastësisht edhe fjalët “gur”, “rrokullimë” janë tepër tingëlluese në ninullë për veshin e një foshnje dhe në vend të efektit qetësues, japin efektin e kundërt. Prandaj edhe Piro Mërkuri pamjen e “gurit në rrokullimë” e ka zvëndësuar me një tjetër pamje, në thelb më tronditëse por me një tingull më tëëmbël, pikërisht  me vargun…Iku si trungu mbi vale…Realisht te fjala “trungu” bashkëtingëllorja “t” dhe “g”japing një “gërvishje” fonetike te ninulla, por ky efekt eleminohet menjëherë me fjalën shoqëruese ”valë” dhe melodizimin që i bën këngëtarja gjatë interpretimit. Madje edhe vargu tronditës…Kushedi se ku ka dalë…nuk e ka atë efekt negative në veshin e foshnjës sepse folja “dalë” alternohet me emrin”valë” te vargu i mësipërm. Ky varg na trondit ne që e analizojmë artistikisht si varg kënge, por si varg ninulle te foshnja nuk ka efekt negativ. Pas kësaj, teksti thua se del nga “shinat” e ninullës dhe hyn në shtigjet e vajtimit me vargjet…Vaj vaj djalin -o…duke marë në këtë mënyrë formatin e këngës.

Kjo ninull është vepër artistike e kohëve të sotme, “tundur” në shtratin e një ninulle të zakonëshme. Parë në situatë emigracioni kur dhe ku është krijuar, sigurisht që vija melodike e saj do anonte nga dhimbja. Ninullat melodikisht u krijojnë foshnjave ambientet ku jetojnë dhe në këtë rast kjo ninullë artistike këtë mision e përmbush. Pyetjes se si ndikon kjo melodi te fëmija i përgjigjemi shumë thjeshtë, ashtu siç kanë ndikuar ninullat e dhimbëshme të nënave tona te ne, duke na bërë më të ndjeshëm ndaj dhimbjes njerëzore, prej nga u bëmë më pas edhe këngëtarë më të mirë. Vargu…O kurbet që gjeç belanë… i përsëritur dy herë shërben si direk ku mbahen vargjet – vela…Ti je ilaç që e mban gjallë…dhe tjetri…Prit e prit e ska të ardhë… duke i dhënë një ecuri normale këngës, si anijes në det të qetë..

Ajo që duam të theksojmëështë fakti se janë të rralla ninullat e shndruara në këngë artistike. Ndoshta populli ynë e ka parë të arsyeshme që ti lejë ato në botën foshnjore, ashtu siç lëmë mbrëmjeve lodrat në dhomën e fëmijëve pas një dite të rrëmujëshme. Janë të bukura lodrat e fëmijëve edhe ashtu të pa sistemuara në dhomë. Dihet që gjatë natës ato do “lozin” në ëndrat e fëmijës, ndërkohë që të nesërmen paradite nëna do ti sistemojë bukur nëpër rafte në dhomë për tu shpërndarë mbasditeve nëpër lodra.

Kështu Erimioni Mërkuri bashkë me Piron menduan ta “sistemojnë” këtë ninullë, duke e “ngritur nga djepi” dhe duke e nxjerrë në skenën e këngës popullore me atë “veshjen” foshnjore dhe me atë ëmbëlsi ninullore. Dëgjojeni sa bukur ninullon…Erimioni Mërkuri, kjo vajzë pilurjote lindur në fshatin e këngës e rritur me këngë. Dhe mqse ra fjala mëlëjoni tju prezantoj me këtë këngëtare të fshatit tim të origjinës…Lindur në Pilur ku mori dhe aarsimin 8 vjeçar ku dhe u aktivizua në grupin folklorik të të riturve qysh në moshën 13 vjeçare.Mbaroi shkollen artistike  të muzikës “Jordan Misja” në Tiranë dhe nisi punën si mësuese në Pilur dhe Himarë, ndërkohë që rritej niveli dhe roli i saj si këngëtare në Grupin e Pilurit duke marë pjesë nëtre Festivale Kombëtare Folklorike  në Gjirokastër (dy herë) dhe  në Berat. Gjeografia e pjesmarjes nëpër Festivale zgjerohet me Festivalin Ndërkombëtar të Ganës (Franë) dhe të Hollandës. Në repertorin e saj numëron mbi 300 këngë lirike, epike, elegji, monofoni, logatje dhe së fundi edhe ninullë. Mjafton të kujtoni këngën “Këngët e atdheut tim” ose këngën elegji “More Naim Shqipëria’ për të kujtuar këngëtaren  që pasuroi iso-polifoninë shqiptare me zërin e saj  “me shtatë ngjyra” duke e ngritur në nivele të reja artistike. Si shumica e artistëve shqiptarë dhe ajo ka mbi 25 vjet që është emigrante familjarisht në Selanik të Greqisë.

Ngritja kësaj ninulle në nivelin e një kënge artistike të tipit monofonike është një pasurim i  veçantë i këngës sonë popullore dhe njëkohësisht një aritje e spikatur e kësaj këngëtareje.

Sarandë, më  16.06.2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora