Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Gjekë Gjonaj: Humbëm Prof. Dr. Simë Dobrecin

| E merkure, 17.06.2020, 10:44 AM |


Humbem dermatologun e famshem, doktorin e shkencave te mjekesise dhe Nderin e Kombit Prof. Dr. Sime Dobrecin

Nga Gjekë Gjonaj

Mbreme ne fshatin Bratice te Ulqinit pushoi se rrahuri zemra e prof. dr. Sime Gjon Dobrecit. Na la ne moshen 85 vjecare dhe ne e  humben ate. Dermatologun tone te  famshem dhe  te dashur. Personalitetin e ralle nder shqiptaret ne Malin e Zi, Nderin e Kombit. Njeriun me dinjitet dhe integritet shembullor. Intelektualin e ndershem, krijuesin, humanistin dhe veprimtarin e palodhur dhe te pamposhtur.

Profesor Dobreci ne mjekesi ka shpetuar njerezit, ne shkence ka shpetuar  kulturen shestanase. I shqetesuar per gjendjen e mjere te shqiprareve ne Shestan e perreth ai me gjithe fuqine e tij intelektuale apeloi tek bashkevendesit e tij te pranojne se jane shqiptar, e te flasin gjuhen shqipe.

Ai ishte mjek i njohur ne Ulqin, Tivar dhe ne Prishtine, diktor i shkencave te mjekesise , profesor universiteti,autor tekstesh universirare dhe studimesh shkencore profesionale.

Ky shqiprar i mirefilkte dhe altruist i madh gjithmone ishte  ne sherbim te njerezve pa dallim, fisnik dhe zemerbardhe.

Prof.dr.Sime Dobreci ishte doktori i pare i dermatoligjise  kosovare.Ne emrin e tij eshte e lidhur  ngushte puna dhe veprimtaria e kesaj dege.

Ne periudha me rendesi per ceshtjen kombetare, vecmas gjate dekadave te fundit te shekullit te kaluar,shquhej per guximn intelektual  ne mbrojtje te te drejtave te popullit  shqiptar.

Ky hamanist dhe atdhetar i ainqerte do ta sfidoje edhe vdekjen  me vepren e tij te pavdekshme.