Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Valbona Hadri: Seç tha trimi sypatrembur

| E merkure, 17.06.2020, 09:51 AM |


Seç tha trimi sypatrembur

Në ballë të brigadës me këngë burrash

bashkë me shokë të një gjaku të një fisi

zgjatën zërin ngjitën qiellin e kushtrimit.

I urtë i qetë, burrë fisnik i sinqert,

I vendosur të jep jetë,

nxjerrë gjashtorën i jep përpjetë.

Në mbrotje të atdheut do lë eshtrat,

sepse duhet vdekur t'mos vdes dot,

toka e të parëve nuk mposhtet kurrë

gjaku im do të pikoj sy shkabe mbi flamur.

Me diplomaci e pyeten të huajt nën sy:

për kë lufton o trim o burrë dai?

Me urtësi u tha trimi: për Nënën Shqipëri.

Përse pra nuk shkon në Shqipëri? - i thanë të huajt prapë nën sy.

Burri lëvizi qemerët e vetullave dhe ua derdhi në sy: në Shqipëri jam ore zotërinjë, në atë që ju e cunguat me sopatë.

Është një komb i ndarë në dysh, çare s'kam pa e bërë njësh.

Të një zëri me një mendje,

burrat lidhën fjalët shtrënguan brezat.

Kosovë o Nënë Shqipëri,

të urojmë Preshevën me gjithë Çamëri !

17 06.2020.

Valbona R. Hadri