E enjte, 06.08.2020, 06:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: E bukura në dimensionin artistik

E merkure, 17.06.2020, 10:08 AM


Pak fjalë për veprimtarinë krijese të artistit tonë, Afrim Shatku

E BUKURA NË DIMENSIONIN ARTISTIK

Çdo gjë që shohim dhe prekim, deri në shfrytëzimin e tyre, janë vepra arti, të menduara nga njeriu për njeriun dhe botën e tij të pasqyruar në shumë dimensione të shfaqjeve vizuale dhe statike; të gjitha këto formulime dhe kreacione arti janë të dala nga mendja krijuese për t'i shijuar dhe shfrytëzuar imazhet dhe zgjidhjet ideore artistike në shërbim të hapësirës së njeriut dhe identitetit të tij.

Shkruan: Remzi Limani

Kur flasim për artet në përgjithësi, patjetër se në kuadratin krujues hyn edhe arkitektura, profesion ky, me të cilin mirret artisti ynë shumëdimensional Afrim Shatku. Pra, që nga këtu, arkitekti në fjalë fillon të shqyrtojë e studiojë çështjen hapësinore, vëllimin, formën, dritën, hijen dhe elementet apstrakte për të arritur një përfundim artistik. Të gjitha këto elemente janë bazë themeltare, të cilat poashtu shfrytëzohen edhe në artet figurative, të cilat z. Afrim i ka për shpirti dhe asnjë ditë nuk i lë anash e mos t'i prezantojë para publikut krijimet e tij të shumta. Në të parën e punës së tij prej arkitekti, ai është autorë, kryearkitekt dhe ko - autor i shumë projekteve, duke filluar prej hapësirave kolektive të baninit, ato të tempujve fetarë deri tek shtëpitë private, duke e gërshetuar modernen me tradicionalen nën një kulm të përbashkët. Së këndejmi, kësaj radhe do të flasim për ilustracionet e Shatkut, të cilat kanë një tredimensionalitet si "pasojë" e punës së tij prej arkitekti të dëshmuar. Në këtë kontekst, ilustracionet e tij, nxjerrin një frymë veçane në kuptimin artistik, ku brenda një hapësire shohim kreacone dhe forma të ndryshme figurative gjirhësesi të pranuara dhe joshëse për t'u parë dhe për t'u shfytëzuar për ilustracieone në brendi librash por edhe si kopertina të sukseshme. Në kryevend apo kryefjalë në veprat e krijuesit tonë respektiv, zë vend portreti dhe figura e femrës, si Nënë, Heroinë, Muzë dhe si pamje joshëse reale dhe përrallore në kuptimin imagjinar, e pse jo edhe në kontekstin real, sepse femra është dhurata më e çmuar që e fali Zoti mbi tokë për ta sfiduar botën mashkullore. Mirëpo, femra tek artisti, Shatku, është paraqitur në shumë dimensione siç është edhe dimensioni kulturor. Pra, nga bukuria e nje vashe nudo ku thyhet drita dhe hija mbi trupin e saj, artisti atë e paraqet edhe të veshur me kostumet kombëtare, për ta nxjerr në pah dhe për ta kuptuar etninë e saj në dimensionin e trashëgimisë kulturore dhe artistike.

Mëtej, në ilustracionet e Afrim Shatkut, patjetër vargëzohen pamjet e heronjëve tanë kombëtarë si artefakte dhe pararojë e një të kaluare të gdhendur në fletat e historisë jo vetëm kombëtare. Në shfletimet e mëtejme, veprave të artistit tonë, shohim edhe portretin, natyrën e qetë dhe kreacione të tjera të cilat tok së bashku flasin me një gjuhë figurative, tashmë bërë leternjoftim identifikues, me të cilin lehtësisht legjitimohet artisti ynë Afrim Shatku.

Prishtinë, 16. 06. 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora