E premte, 19.04.2024, 10:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Agalemët e demokracisë

E merkure, 17.06.2020, 10:06 AM


ZGALEMËT E DEMOKRACISË

(Ata që kanë tiran në pushtet

duhet të rrëzohen nga froni tyre!)

Volter

Nuk janë Coronat dhe as bijat e saj

që kërcënojnë njeriun e njerëzimit

janë pushtetarët, shpikësit e vrasjeve masive

korrupsioni i magnatëve të errtë

dhe luftërat për fitime e

varre të reja

Zgalemë të demokracisë, zgjohuni

me ju njerëzimi do të flasë njerëzisht

këmbanat e së keqes po bien me trishtim

Zgalemë të revolucionit botëror

ngrihuni kundër varfërisë dhe krimit të urdhëruar

të radhitur në skeda akoma pa lindur

S´duam të vritet njeriu nga

padrejtësia tokësore

të përjashtohet nga fati lumnisë

nga dashuria për dashurinë

Duam jetë, jo përbetim coronash që mbështjell kauzën

e ligë të demonëve të kamjes plot gjak

Zgjohu njerëzim, zgjohu vullnet i hekurt i popujve

liria s´mund të jetë kurrë

më e bukur

se lufta për Orën e saj

Fol Trojë e zgalemëve të demokracisë,

fol gjuhë e ujit dhe e ajrit,

një shtëpi është planeti ynë!

që gjelbër i buzqesh lirisë!

Atdhe Geci - Dortmund, 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora