E hene, 03.08.2020, 11:00 AM (GMT+1)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Parathënie - “Mulla Asllan Murati personalitet i shquar kombëtar dhe fetar''

E marte, 16.06.2020, 10:22 AM


Parathënie nga monografia : “Mulla Asllan Murati personalitet i shquar kombëtar dhe fetar

Nga Hilmi Saraçi

Nipi im, Asllan Murati, kur ishim fëmijë, vinte te dajat me motrën tonë ,Hajrinë. Gjatë kësaj kohe të qëndrimit luanim dhe këndonim në fushat dhe livadhet e Bivolakut (Burimit) duke ruajtur bagëtinë.Ndihmonim bashkë edhe në punë tjera të familjes. Zakonisht në këtë kohë bijat rrinin te vëllezërit me javë dhe me muaj. Kjo ishte traditë e kahershme që bijat të vinë dhe të qëndronin më gjatë të prindërit dhe  te vëllezërit e tyre. Nga të gjithë nipërit që kishte familja jonë, Saraçi, me Asllanin si moshatar  imi kishim një afëri dhe një shoqëri të mirë, prandaj edhe shpeshëherë kishim qëndrime dhe shkëmbime mendimesh të ndryshme , për ardhmërinë tonë më të mirë.Në këtë periudhë kohore kushtet për të jetuar mirë mungonin, ishin të vështira nën pushtuesin serb.Prandaj, edhe si të rinj mendonim për lirinë dhe pavarësinë tonë kombëtare. Shpeshherë bënim disa shaka gjatë lojërave si nipi me dajën, pa ndonjë inat që do të reflektonte në punën tonë të përbashkët …

Pas mbarimit të shkollës fillore unë u regjistrova në Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa me propozimin e prindërve të tij , Asllani  filloi mësimet të hoxha i fshatit në Zhabar, Mulla Rexhepi e pastaj edhe të hoxha i Barës, Mulla Mustafa. Një ditë i thash nipit tim Asllanit: Pse nuk po regjistrohet në Shkollën Normale si unë ose në një shkollë tjetër të mesme? Si hoxhë- i thash nuk do të keshë përspektivë të mirë, pasi në këtë periudhë kohore  hoxhollarët nuk ishin të stimuluar sa duhet dhe të përgatitur sa duhet, vështirë e bënin dallimin fetar dhe kombëtar-identifikonin fetarën me kombëtarën. Në këtë fushë mungonin shpjegimet e mirëfillta fetare, shkëncore dhe kombëtare.Megjithse kjo nuk ishte te të gjithë hoxhallarët, prandaj disa here i thash të regjistrohet si unë në Shkollën Normale për mësues, por ai nuk më dëgjoi. Kështu e kishin përgatitur prindërit,  prandaj nuk arrita që të ndikoj dhe t’i ndërroj mendjen. Unë vazhdova në Shkollën  Normale në Prishtinë, ndërsa ai  të hoxha i fshatit që dallonte nga hoxhallarët tjerë për njohuri fetare dhe kombëtare.Unë kreva Shkollën Normale pastaj edhe Fakultetin Filozofik -Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe . Punova disa vite në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri . Pastaj ushtrova edhe punë të tjera si në gazetari dhe në krijimtari letrare dhe shkencore. Mulla Asllani dikur e kishte kuptuar se duhet kryer shkollën e mesme,por edhe fakultetin si daja, prandaj regjistrohet me korrospondencë në Shkollën “Alaujdin” në Prishtinë, të cilën e kreu me sukses. Më vonë u regjistrua në Shkollën e Lartë Pedagogjike -  Dega e Gjeografisë dhe Historisë,në Gjakovë,  pastaj në  Fakultetin Filologjik –Dega e Orientalistikës në Prishtinë ku e kreu me sukses dhe mori titullin profesor i gjuhëve orientale. Kështu falë vullnetit dhe të punës së përkushuar arriti të bëhet jo vetëm si fetar i dalluar por edhe si historian, njohës i gjuhëve orientale dhe përkthyes nga arabishtja në shqipe. Ndërkohë filluam të debatojmë për shumë tema fetare dhe shkencore.Mulla Asllani tani kishte fituar njohuri fetare dhe shkencore, prandaj si  në shaka me thoshte se ai ka dy krah, njërin krah fetarën ,ndërsa krahun tjetër shkencën, prandaj: “ Ti, dajë je vetëm me një krah ,me atë krahun e shkencës” e me një krah vështirë është të “fluturojë” njeriu”... Këtu ai kishte të drejtë, sepse unë nuk isha njohës i mirë i krahut fetar, ani pse kisha dhe kam një respekt dhe besim fetar...

Në xhami dhe kudo nëpër institucionet tjera  jofetare krijoi autoritet dhe besim të dalluar. Ai (Mulla Asllani) gjithmonë krahas shpiegimit fetar shpjegonte edhe për historinë shqiptare, për rëndësinë që ka angazhimi ndaj kombit dhe atdheut. Si historian kishte njohuri shkencore të shpiegonte qartë shumë tema nga historia jonë,preardhjen e kombit shqiptar dhe rëndësinë që ka angazhimi për ta ruajtur kulturën dhe traditën tonë kombëtare, prandaj shpejt u dallua  si  personalitet i  shquar kombëtar dhe fetar. Mulla Asllani herët filloi të punojë me zell dhe dashuri për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në këtë fushë krahas me të tjerët, sidomos me prof. Latif Berishën  u angazhua në veprimtari shoqërore dhe politike kundër pushtuesit serbo çetnik. Nëpër objektet fetare (xhamitë) si kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë hapi dyert për aktivitete kulturore, arsimore, politike dhe kombëtare, sidomos për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb.Ndihmoi që arsimtarët dhë nxënësit e larguar nga shkolla të ushtrojnë veprimtarinë e tyre edukative dhe arsimore nëpër objektet fetare.  Organizoi dhe mori pjese në disa demonstrata dhe protesta kundër pushtuesit serb.Ishte në ballë të demonstratave. Pjesëmarja e tij ndikoi në masovizimin e qytetarëve për të protestuar dhe kundërshtuar pushtuesin.Gjatë luftës 1998-1999 ndihmoi UÇK-në dhe tregoi një angazhim të veçantë në luftën për liri dhe pavarësi të vendit. Para luftës ishte njëri ndër organizatorët dhe prijsit për pajtimin e gjaqëve. Në këtë fushë, përveç në komunën e Mitrovicës , aç ishte i angazhuar bashkë  me Anton Çettën, Zekeria Canën , Mark Krasniqin, Don Lush Gjergjin e të tjerë në Verrat e Llukës dhe në Bubovec të Malishevës, ishte një personalitet me rëndësi për pajtimin e qindra familjeve të gjaksuara dhe ngatërresa.Ai në rajonin e Mitrovicës bashkë me prof. Latif Berishën,prof. Ahmet Malokun, prof. Fazli Hajrizin, dr. Adem Ademin e të tjerë kontribuan që shumë familje të hasmuara t’u falen  shumë gjaqe dhe ngatrresa…

Ai nëpër trueza shkencore dhe fetare ishte  i pranishëm.Disa tema që trajtoi ishin të qëlluara dhe me vlerë të veçantë shkencore dhe fetare... Mirëpo  ajo që Mulla Asllanin e dallonë nga të tjerët si personalitet ,është angazhimi i tij për heroin tonë  të shquar kombëtar, Isa Boletinin.Bashkë me prof. Latif Berishën,prof. Muhamet Shukriun ,prof. dr.Pajazit Nushin e të tjerë ndihmoi në zbulimin e eshtrave të Isa Boletinit me bashkluftëtarë të tjerë në Pobrezhje (Podgoricë), sjelljen dhe ruajtjen e tyre në Kosovë. Mulla Asllani i ka  ruajtur me vite të tëra në një vend, në një objekt ndihmës në oborrin e tij. Ai gjatë kësaj periudhe nuk hezitoi as nuk u frikësua, por u angazhua  me dashuri dhe krenari të punojë me përkushtim për heroin kombëtar Isa Boletinin , të kujdeset dhe të ruaj eshtrat e tij në një fshehtësi të madhe nga pushtuesi kriminel serb…

Pas luftës nuk u ndal, por punoi me zell dhe me dashuri për çështjen e shtetndërtimit të Kosovës, duke marrë pjesë në shumë takime dhe debate. Kontaktoi dhe shtroi shumë çështje me rëndësi të veçantë me ndërkombëtarët, sidomos kishte takime të shpeshta me komandantin e KFOR-it ,Gjeneral Kermabo, për zgjedhëjen e  problemeve në veri të vendit, kur kriminelët serbë të  përkrahur nga Beogradi keqtrajtuan, përzunë nga shtëpitë e tyre dhe vranë shqiptarët.Uzurpuan dhe rrënuan shumë shtëpi dhe Xhaminë e Ibrit e cila ende përkundër kërkesave që të rindërtohet, kriminelët serb nuk lejojnë rindërtimin e saj. Angazhimi i Mulla Asllanit për të luftuar të  gjitha këto vepra kriminale kishin një peshë e vlerë të madhe dhe rëndësi të veçntë duke i tejkaluar kufijt fetarë, ai arrinë të mbrojë kufijt e  piramidës kombëtare. Sepse ai ishte i vetëdijshëm se “pa atdhe nuk ka as fe. Pa vatan nuk ka  din e iman”( Haxhi Zeka).”Gardhi i fesë është kombi”,  i cili e mbronë fenë, kurse feja i fuqizon dhe e forcon kombin. Fe e atdhe, komb e fe, siq thoshte Mulla Asllan Murati janë si dy krahët e insanit- njëri tjetrit i ndihmojnë…

Ai gjatë kësaj periudhe vizitoi disa shtete si Turqinë , Sirinë, Arabinë Saudite, Marokun e të tjera vende të lindjes, duke lubuar me një angazhim të veçantë për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran…Prandaj  që nga fëmijëria Mulla Asllan Murati u dallua nga moshatarët e tij me orientim  kombëtar dhe fetar , ngase ai rrjedh nga një familje me tradita kombëtare dhe fetare. Kishte një energji të papërshkrueshme positive, e cila ishte vendimtare në jetën dhe në veprimtarinë e tij. Këtë më së miri e verteton puna e tij që bëri si atdhetar dhe si fetar (hoxhë) me ide përparimtare dhe intëgruese në shoqërinë ku jetoi dhe veproi. Aftësia e lindur e Mulla Asllanit që t’u përgjigjet rrjedhave kombëtare të kohës, virtytet e trashëguara nga të afërmit, si ishte Mulla Osman Ujkani dhe dajallarët e tij, si ishte Hamit Saraçi, shoqërimi me elitën intelektualë dhe me atdhetar të njohur, si ishin (janë) prof. Mehmet Gjevori, prof. dr.Pajazit Nushi, prof.dr. Sabit Uka,prof.dr. Mehmet Halimi, prof.dr. Jusuf Osmani,prof. dr. Shefki Sejdiu, dr. Ramadan Këlmendi, prof.dr. Adem Zejnullahu, dr.Mehmet Rukiqi e të tjerë dhe një varg faktorësh të tjerë ndikuan që Mulla Asllan Murati me qëndrimin dhe ngritjen kombëtare ,fetare, shkencore dhe humane të rrezatonte në çdo vend  ku jetoi dhe veproi. Ai duke lexuar literaturë të karakterit  kombëtar dhe fetar si dhe duke trashëguar nga familja dhe rrethi ku jetoi thellë në shpirtin e tij u ngulit dhe u brumos  veprimtaria prej atdhetari të flakët. Mençuria e tij e bëri që ai vijimisht të merret me veprimtarinë  kombëtare dhe fetare dhe të tregojë rezultate të dalluara e të çmueshme në këtë fushë veprimi.

Duke u bazuar në të gjitha këto të arritura dhe suksese , një ditë i propozova: Mulla Asllan është mirë që për të gjitha këto  të shkruaj një libër monografik  për veprimtarinë tënde të bujshme e të pasur kombëtare dhe fetare. Ai nuk u pajtua dhe me tha: “Nuk kam merita për të shkruar një libër monografik për mua. Pastaj nuk është e pelqyeshme të shkruhet për njerëzit që janë ende gjallë” . Kur të vdes lë të shkruajnë nese e meritoj”… Kështu nga modestia Mulla Asllani nuk donte të pranojë të shkruhet monografia për personalitetin e tij kombëtar dhe fetar…Kaloi një kohë e gjatë derisa e binda se nuk është mirë të kundërshtojë.Më në fund i thash shkurt dhe  në formë të prerë: E meritoni JU të shkruhet një monografi për punën dhe vepren tënde që keni treguar gjatë jetës… Ai memzi  u pajtua , por me mjaft rezerva, nga modestia…

Ky libër monografik për Mulla Asllan Muratin i cili vazhdon veprimtarinë e vet patriotike, fetare dhe humaniste ka për qellim që opinionin e gjerë ta informojë për vështirësitë që pati si atdhetar  dhe fetar në të kaluarën dhe për sukseset që ka arritur. Në këtë libër monografik është paraqitur vetëm një segment i shkurtër i veprimtarisë së tij  kombëtare dhe fetare. Jam i vetdijshëm se ka mbëtur shumëçka për t’u thënë  për këtë përsonalitet të njohur  kombëtar dhe fetar, sepse lexues të ndëruar nuk ka qenë lehtë të përgatitet dhe të shkruhet një monografi si kjo që keni sot  në dorë për Mulla Asllan Muratin, pa ndonjë lëshim dhe pa ndonjë gabim. Prandaj falënderoj lexuesit për mirëkuptim nëse hasin në ndonjë gabim dhe lëshim të llojeve të ndryshme…

Falenderoj redaktorin, prof. dr.Jusuf Osmanin,recensentin, prof.dr. Adem Zejnullahun për ndihmen dhe kujdesin e dhënë të kjo monografi. Falenderoj edhe akademikun Mehmet Halimin për redaktimin gjuhësor të monografisë në fjalë, i cili u përpoç me përkushtim të veçantë të dalë me më pak lëshime dhe gabime për të shkruar këtë monografi. Gjithashtu falenderoj të gjithë ata që me kanë ndihmuar dhe përkrah moralisht dhe materjalisht për ta shkruar dhe botuar këtë libër monografik për prof. Mulla Asllan Muratin...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora