E hene, 03.08.2020, 10:50 AM (GMT+1)

Komente

Zenel Çeliku: Drejtësi dhe padrejtësi!

E marte, 16.06.2020, 11:51 AM


Drejtësi dhe padrejtësi!!!

Nga Zenel Çeliku

Shumë çudtishëm tingëllojnë këto dy terma (drejtësia dhe padrejtësia) sepse drejtësia është detyre ligjore, është mision historik dhe shumë e dashur për mbarë shoqërinë, kurse padrejtësia është ankth, urrejtje sepse ka prodhuar tragjedi në 30 vite demokraci. Fenomeni padrejtësi është bërë gogol për mbarë shoqërinë tonë, sepse ky fenomen kaq negativ ka dhënë padrejtësi pa doganë në kurriz të kësaj shoqërie fatkeqe si pasoj e vendimeve të tyre të korruptuara. Por kushdo mund të pyes; a ka gjyqtar e prokuror që nuk janë pjesë e kësaj padrejtësie të çmëndyr? Sigurisht që ka gjyqtar e prokuror me integritet dhe dinjitet e të pastër moralisht, ndryshe do të ishte shëmbur gjithshka e mirë që karakterizon njeriun. Drejtësia nuk mundet të bashkëudhëtojë me padrejtësinë sepse kjo e fundit, ka deformuar, ka përvetësuar dhe trasformuar shumë e shumë problem që kanë shkatruar jetët e kënjerëzve të varfër në këto vitet e postkomunizmit. Më 1990 I gjithë populli shqiptarë thëriste njëzëri, “e duam shqipërinë si gjithë Europa”. Ky sllogan ka trokitur në çdo derë të shqiptarëve sepse regjimi I kaluar e shpërfytyroi shqiptarin të ashtuquajtur-njeriu socialist. Mbasi u përmbys ai regjim gjakatar, të gjithë shpresuam se drejtësia sëpari do të veproi me ndëshkimin ligjor të udhëheqësve komunist për bëmat e tyre të mbrapshta, pastaj me kthimin e pronave tek pronarët legjitim të shpronësuar nga komunizmi, e pastaj pritej shumë e shumë drejtësi për problem pa fund. Për çudinë e gjithë shqiptarëve, gati-gati të gjithë qëndrimet dhe vendimet e drejtësisë (të gjykatave dhe prokurorive) degjeneruan keq e më keq, si në asnjë vënd tjetër ish kumunist. Padrejtësia në këtë hark kohor mbi gjysem shekulli, prodhoi “ligjin” për padretësi dhe ka mbijetuar fuqishëm, aq sa mijëra e mijëra shqiptarë janë ndëshkuar dhe shpërfyturuar nga një padrejtësi e korruptuar e pa dëgjuar ndonjëherë në rajon e më gjërë. Por një fjalë thotë se, dikur ka një fund dhe ky fund ka trokitur tek zyra e cdo gjyqtari dhe prokurori.

Tani kemi përpara një Ligj I cili quhet Veting, që ka skanuar dhe po skanon prokurorët dhe gjyqtarët për pastërtinë e fugures, për aftësinë profesionale dhe verifikimin e pasurisë. Shumë prej tyre kanë ngelur në klasë nga Vetingu, por ka edhe mjaft prej tyre që kanë kaluar me sukses këtë provim të vështirë, gjë e cila vërteton se ka edhe gjyqtar e prokuror të ndershëm, të aftë dhe plot integritet. Shumë nga ajo pjesë e drejtësisë që kanë ngelur në klasë si pasojë e Vetingut, ankohen dhe fabrikojnë akuza nga më monstruozet, aludojnë se në Veting ka ndikim ky apo ajo figurë e lartë politike duke parathënë se Vetingu është I komprementuar. Ka raste që kanë hedhur çashka dhe akuza se ndërkombëtarët po veprojnë me emocione dhe gabim në vendimet e tyre dhe se tashmë drejtësia po shkon drejt një kolapsi ku sistemi po dëmtohet rëndë. Eshtë thënë dhe ështe theksuar nga ndërkombëtarët se Vetingu ka hapur problem dhe vakansë për gjyqtar e prokuror, se ky model nuk është I përkryer, por ajo që ka shumë rëndësi, është se drejtësia po pastrohet nga ferrat me gjëmba, po pastrohet nga ata gjyqtar e prokuror të cilët lotojnë kur dëgjojnë vendimin që I nxjer ata jashtë sistemit që ata e degjeneruan vetë sistemin e drejtësisë. Ata lotojnë me lot krokodili sepse në këtë dynja të gjitha do të lahen, ashtu sikur kanë lotur qindara e mijëra qytetarë për padrejtësinë e dhenë deri më tani nga ajo pjesë e korruptuar e drejtësisë, ashtu po lotojnë edhe ata që e degjeneruan dhe e korruptuan drejtësinë deri në një masë të turpshme e të padëgjuar në ndonjë vënd tjetër.

Në ditët e fundit po dëgjojmë se ka gjyqtar e prokuror që betohen dhe deklarojnë para togave të zeza të Vetingut, se janë të pastër, se kanë qënë të ndershëm dhe kanë dhënë drejtësi, ndërkohë që padrejtësia e tyre është bërë kancer për shoqërinë tonë. Gjithëkush nga shoqëria shqiptare presin me padurim dhe janë plotësish dakord që Vetingu po shkatron dhe do të shkatrojë deri në fund këtë merimangë të zezë që ka shkatruar jetet e mijëra njerëzve dhe familjeve. Askujt të mo I vij keq për këtë pjesë të drejtësisë se korruptuar që me padrejtësitë e tyre janë pasuruar aq sa nuk merret me mënd. Eshtë për të qeshur e për të qarë kur para pak ditësh dëgjuam se para Vetingut një gjyqtare deklaroi se të afërmit e saj I kanë dhuruar mijëra Euro, ose disa gjyqtarë të tjerë deklarojnë se të afërmit e tyre I kanë dhuruar disa pasuri toke për ndërtim e shumë të tjera dhurata që vetëm një torollak mundet ti besojë. Edhe ata vetë nuk I besojnë këto proçkulla, por një gjë është shumë e qartë, ata (gjyqtar e prokuror ) që bëjnë këto deklerata, bëhen pjesa më e urryer për shoqërinë, sepse kjo shoqëri është rrjepur nga kjo padrejtësi. Le të lotojnë ata hipokrit (gjyqtar e prokuror) të pa ngopur për vjedhjet dhe grabitjet që kanë bërë deri më sot, le të betohen e përbetohen për ndershmëri, por nga mbrapa do t’i ndjekë urrejtja e popullit. Gjithashtu edhe pandershmëria do ti ndjek këmba këmbës. Ja pra, pse drejtësia dhe padrejtësia nuk mundet të bashkëudhëtojnë sepse bëjnë rraksion vdjekjeprurës midis tyre.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency 16 Qershor 2020



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora