Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Valbona Hadri: Hënë e Diell

| E marte, 16.06.2020, 08:05 AM |


Hënë e Diell

Shikoj nën degë lisi,

gravuar në qiellin e kaltër

hënën e zbehtë praruar me rreze dielli.

Ëmbëlsisht ndiej gjallërinë e ditës së  veshur beharore në tretjen e gëzimit  të diellit përballë hënës lozonjare.

Shkëlqimi i tij rrezartë kishe  kapluar madhërisht  përqafimin e saj në  mëngjesin e bukur, muajit të qërshive.

Pasioni i  dashurisë diell - hënor, ringjalli   ndiesinë e buzëqeshjes moti të harruar.

Valbona R. Hadri

14.06.2020