E premte, 26.04.2024, 12:03 AM (GMT+1)

Faleminderit

Pierre-Pandeli Simsia: Ramazan Këllezi, Personalitet i Artit dhe Kulturës

E marte, 16.06.2020, 01:51 PM


TË NJOHIM ARTISTËT TANË

Ramazan Këllezi, Personalitet i Artit dhe Kulturës Shqiptare

Nga Pierre-Pandeli Simsia

Artisti Ramazan Këllezi, ose Zani, siç njihet në rrethin miqësor, është lindur dhe rritur në Tiranë, në një nga familjet autoktone dhe të pasur tregtare tiranase.

Shkollën fillore e perfundoi në shkollën e mirënjohur të muzikës: "Kongresi i Përmetit, në Tiranë.

Në atë shkollë, për katër vite studioi për instrumentin, violinë.

Në klasën e 5-të të shkollës 8-të vjeçare ndoqi rregullisht kursin e valles pranë Pallatit të Pionierëve në Tiranë.

Për pesë vite spikati  talentin dhe dashurinë për vallen popullore. Gjatë atyre viteve, artisti i ri në moshë por shumë i talentuar, interpretoi rolet solistike të realizuara me shumë nivel; i vlerësuar nga profesori i tij Abedin Metuli.

Për aktivitetin e tij në ato vite dhe figura të tjera që krijoi gjatë karierës sëtij artistike, në vitin 2017, me rastin e 70-të vjetorit të krijimit të Pallatit të Pionierëve në Tiranë, u vlerësua me: "Trofeun e Mirënjohjes".

Shkollën e mesme, artisti Ramazan Zyberi e mbaroi pranë Liceut Artistik në degën e teorisë së muzikës me rezultate të shkëlqyera.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, vazhdoi studimet e larta pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë, të cilat i përfundoi në vitin 1987 me rezultate të larta.

Ka qenë student i pedagogut Dr. Skënder Selimi, ikonë e koreografisë dhe pedagogjisë së këtij zhanri.

Diplomohet në katedren e Regji-Koreografisë  me titullin: "Koreograf". Pas mbarimit të studimeve të larta, emërohet pedagog në katedrën e Koreografisë dhe Kantos pranë Akademisë së Arteve.

Më pas, në vitin 1989, emërohet mësues në Shkollën Kombëtare të Baletit dhe, një vit më pas, emërohet drejtor i asaj shkolle, detyrë, të cilën e përmbushi me dinjitet dhe profesonializëm deri në vitin 1998.

Gjatë asaj peridhe ka realizuar disa krijime koreografike në gjini të ndryshme si, koreografinë në spektaklin " E shtuna gazmore e një qyteti", koreografinë e filmit shqiptar “Bolero”, koreografinë në spektaklin televiziv "Rreth fatit për 12 javë" si edhe shumë miniaturë koregrafike për Televizionin Shqiptar.

Për herë të parë bashkëpunon me Cirkun e Tiranës dhe realizon me shumë sukses kërcimin "Lambada" me nxëneset e shkollës.

Gjatë viteve në detyrën e drejtorit të shkollës së baletit, krijon dhe drejton për disa vite ansamblin e parë popullor në historinë e shkollës së baletit, të quajtur “Ansambli të rinjtë e Tiranës” me të cilin kanë përfaqësuar Shipërinë në dhjetëra festivale ndërkombetare në: Itali, Francë, Austri, Bullgari, Hungari, Maltë, Turqi, Greqi, Rumani, Poloni, Angli etj. Për nivel të lartë interpretimi, jënë vlerësuar me çmime dhe kupa nderi në ato festivale prestigjoze.

Më pas, Ramazan Këllezi emërohet drejtori i Pallatit të Kulturës "Studenti" në qytetin studenti.

Në vitin 2000 emigron ne Kanada.

Pas katër viteve rikthehet ne atdhe ku kandidon për kryetar të mini bashkisë Nr.9 në Tiranë (PD),

Në vitin 2007 emërohet Konsull pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë, Itali.

Në vitin 2010 rikthehet në Kanada dhe që nga vitit 2011 krijon grupin e valleve "Shqiponjat e Vogla" si edhe bëhet pjesë aktive e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze ne Toronto ku për shtatë vite përmbush me sukses detyrën e zëdhënësit të shoqatës dhe, që nga viti 2016 deri në vitin 2019 ka mbajtur postin e presidentit të asaj shoqate.

Prej shumë vitesh punon në një nga kompanitë më të mëdha të menaxhimit në GTA Del Property Management.

Për seriozitetin, përgjegjshmerinë dhe nivelin profesional, këtë vit, u vlerësua me çmimin “Property Manager of the Year”.

Si koreograf dhe drejtues i grupit "Shqiponjat e Vogla" ka përgatitur tre breza valltarësh dhe ka marë pjesë në festivale  mbarëshqiptare    New York, Detroit, Florida dhe  në Toronto ku për nivelin dhe interpretimin e tij, ky grup është vlerësuar dhe mirëpritur në të gjitha ato aktivitete.

Ramazan Këllezi  është i martuar dhe ka 5 fëmijë.

GRUPI I VALLEVE "SHQIPONJAT E VOGLA" NË KANADA

Ramazan Këllezi i bashkohet Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze në Shtatorin e vitit 2011 si kandidat per zgjedhjet në bordin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë krijoi grupin e valleve “Shqipopnjat e Vogla” të cilat performojnë në festën e pavarësisë.

Më pas, në zgjedhjet e vitit 2012, anëtarësohet në bordin me detyrën e zëdhënësit të saj për dy vite.

Rizgjidhet në vitin 2014 dhe ngarkohet me detyrën e nën/presidentit të kësaj shoqate, detyrë, të cilën e mbajti deri në vitin 2015.

Në vitin 2016 ngarkohet me detyrën e presidentit të shoqatës, detyrë që e mbajti deri në vitin 2019.

Gjatë gjithë këtyre viteve, përkrah angazhimit vullnetarisht me shoqatën, organizime dhe pjesëmarrje në gjithë aktivitetet, vazhdoi pa ndërprerje punën e tij me grupin e valleve “Shqiponjat e Vogla”

Angazhimi me grupin e valleve ishte vullnetare, pa asnjë pagesë, vetëm në interesat e ruajtjes dhe mbajtjes gjallë të kultures  sonë dhe valleve shqiptare. Grupi i valleve i atashuar tashmë shoqatës i dha një shtrirje më të madhe njohjes ëe saj, pasi pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme të këtij grupi të suksesshëm, e bëri prezent shoqatën në shumë aktivitetet multikulturore por edhe të organizuar nga përfaqesues të Qeverisë së Ontarios.

Shqiponjat e Vogla, të krijuara në vitin 2011, u rritën në vite dhe reportori ë interpretimit të valleve popullore shqiptare e tejkaloi pritshmërinë.

Me dëshirën dhe pasionin e madh që tregonin valletarët, bënë të mundur të interpretojnë me shumë nivel vallet e krahinave të ndryshme si: atë të Tiranës, Korçare, Tropojës, Rugovës, Vallen e Osman Takes, valle me motive të Jugut, vallen e bukur të Dibrës, e plot të tjera.

Nga viti në vit, numri  anëtarëve të grupit rritet dhe deri tani ato numëron rreth 40 fëmijë të grupmoshave të ndryshme, të cilët praktikohen çdo të shtunë.

Në përbërjen e tij janë grupi i të rinjve (vajza-djem), grupi i moshave 13-16 vjeçare si dhe grupi i fëmijëve 9-12 vjeç.

Në gjithë këto vite, mund të numërohen rreth 50 koncerte në Toronto, London, Mississauga, Scarborough; por, jo vetëm, ky grup është ftuar dhe vlerësuar edhe ne aktivitetet jashtë Kanadasë, si, pjesëmarrja në Festivalin e New York-ut për tre  vite rradhazi, pjesëmarrja në festivalin shqiptaro-amerikan çdo vit në  Detroit si edhe në festivalin e pranverës në Clearwater, Tampa, Florida.

Ajo që e ka bërë këtë grup të njohur edhe në Europë ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë, sigurisht edhe në Shqiperi, është pjesëmarrja për të tretin vit rradhazi në Air Canada Center, ku në prani të 20.000 spektatorëve kanë interpretuar vallen e bukur shqiptare ku në njërin prej atyre viteve, "Mbretëresha" e vallëzimit shqiptar, Liliana Çingu interpretoi me atë grup.

Puna dhe suksesi i grupit të valleve dhe i koreografit Ramazan Këllezi si drejtues i grupit, tregon dashurinë dhe dëshirën e madhe që kanë për vendin dhe kombin tonë.

Maestro Këllezi mundohet të transmetojë me shumë patriotizëm vallen shqiptare tek brezat e vegjël shqiptarë edhe pse një pjesë e mirë e fëmijëve jane lindur në Kanada, ata flasin gjuh[n e bukur shqipe, vallëzojne shqip dhe veshin me shumë krenari kostumet tona të mrekullueshme kombëtare

Vleresimet e anëtarëve të shoqatës, por edhe të qeveritarëve të Ontarios si:  Ministrja e Emigracionit, Znj. Laura Albaneze, Minister, Brad Duguit,  MPP Yvan Baker dhe, kur folën në Parlamentin e Ontarios për të shpallur muajin Nëntor, Muajin e Trashëgminisë së Shqiptarëve në Ontario, i cili u miratua në datën 5 Dhjetor 2016, u mbeshtetën fuqishëm në aktivitetin e “Shqipoponjave të Vogla” dhe rolin e madh që ato luajnë në vendin multikulturor në të cilin jetojmë.

Në këtë periudhë maestro Këllezi ishte president i asaj shoqate dhe puna e përkushtimi për të realizuar këtë ishin maksimale dhe një pjesë e këtij suksesi i atribuoht atij. Për aktivitetin e palodhur dhe nivelin e interpretimit të valleve tona bordi i shoqatës e ka vlerësur grupin me “Pllakën e Mirënjohjes”.

Po ashtu, shoqata e Londonit dy vite më parë, maestro Këllezit i është akorduar titulli: "Anëtar Nderi i Shoqatës".

Vlerësimi më i madh për gjithë këto vite pune të palodhur, zotit Ramazan Këllezi, në Samitin e Dytë të Diasporës, organizuar nga Qeveria Shqiptare në shkurt të vitit 2019 u vleresua me titullin e lartë “Ambasador i Kombit”

Maestro Këllezi vazhdon me pasion dhe dëshirë punën për të mbajtur të gjallë tek brezi i ri dashurinë për Shqipërinë, për kulturën dhe zakonet tona.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora